LIVE UPDATES
Aktualitet

Kamioni i përplasi për vdekje gruan, bashkëshorti: Pashë tmerr të madh! Atë e kisha gjithçka

Në momentin që kanë dalë, Myrveti kaloi i pari rrugën pasi do shkonte tek furra e bukës dhe më pas u përpoq të kalojë edhe gruaja e tij.

13 Shtator 2022, 21:15 Nga I.A
Kamioni i përplasi për vdekje gruan, bashkëshorti: Pashë
Myrvet Hakorja

VORË- Në datën 20 Shtator 2021 në segmentin rrugor që të çon nga kthesa e Kamzës drejt Vorës ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen. Myrvet Hakorja tregoi për “Stop” se ka qenë duke bërë pazaret së bashku me gruan e tij Drita Hakorja. Në momentin që kanë dalë, Myrveti kaloi i pari rrugën pasi do shkonte tek furra e bukës dhe më pas u përpoq të kalojë edhe gruaja e tij. Vendi ku do kalonin ishte te mbikalimi, i vetmi vend për këmbësorët. Kur do kalonte Myrveti ka ndaluar një kamion. Po më pas kamioni është nisur dhe Drita është aksidentuar.

“Më 20 Shtator ishim në QTU bëmë pazare të vogla siç bëjnë pensionistët. Dhe erdhëm poshtë! Kur vijmë tek kjo firma më thotë kur të kalojmë mbikalimin ik ti merre bukën se e marr në Katund të Ri te furra se e marr të ngrohtë se i marr unë këto të tjerat. Ajo u ndal të rregullojë kuletën tek çanta, unë erdha. Erdha deri tek ky vendi këtu për të kaluar matanë dhe po prisja. Ishte trafik i lartë. Në moment vjen një maune dhe më bën shenjë për të kaluar. U ndal. Kalova andej! Kur kaloj matanë kthej kokën të shoh gruan. Kur kthehem shoferi e kishte kokën nga unë. Gruaja sapo kaloi makinën dhe erdhi përafërsisht me centimetra në pozicionin që isha unë. Unë thashë se do ta mbajë. Po tërhiqej do shmangej. Atëherë kam bërtit me të madhe. E përplasi. Iku ajo poshtë. Sa kishte paralelet e sistemit të drejtimit dhe siç ishte me çantën në sup ashtu ishte shtrirë, me kokën nga mbikalimi”.

Shoferi ka dalë nga kamioni dhe duke menduar të ndihmonte gruan, bëri gabimin e dytë sipas Myrvetit, pasi duhet ta ngrinte kamionin në krik dhe jo të ikte me indietro.

“Atëherë bëri gabimin e dytë kur hipi në makinë dhe i futi indietro në vend që të merrte një krik se nuk ka makinë pa krik që të lëviznim. Atëherë pashë tmerrin e madh se isha gërmuar dhe po e shihja atje. Bërtiti me të madhe. Kjo më ka ngel në kokë mua dhe më xhiron filmi. Në orën dy të natës të më dalë gjumi mua më rri mendja tek kjo”.

Gruaja dha shpirt në makinë, rrugës për në spital.

“Gjatë rrugës dy-tri herë i thërrita “o Drita më shiko”. Isha ul tek koka sepse asaj i vareshin këmbët. Ajo i hapte sytë nja dy herë. Për të tretën herë nuk bëri më, dha shpirt”.

Myrveti tregoi se ndoqën procedurat ligjore. Kamioni drejtohej nga një shtetas maqedonas. Ekspertiza nxorri viktimën fajtore.

“Pasi e varrosëm gjetëm një avokat dhe shkoi çështja në prokurori. Dëshminë time dhe të shoferit e kishin ata. Shoferi ishte i një firme maqedonase. Ekspertiza, kjo është më e çuditshme, sepse nxorrën fajtore viktimën. Gjithmonë i merr me vete ai që vdes. Kam dyshimet e mia që këtu luhet ndonjë lojë e madhe. Unë nuk e kuptoj. Ata kanë përdorur argumentin që shoferi ka dhënë rrugëkalimi për mua, ndërsa gruaja ishte me vonesë dhe nuk e ka parë atë sepse ka fushëpamje. Ama në deklaratën e shoferit thuhet që unë shoh mbi një gjysmë metri në një kohë që gruaja ishte rreth 4-5 metra larg”.

Prokuroria kërkoi pushimin e çështjes, por gjykata vendosi për rihetim dhe kryerjen e riekspertizës eksperimentale. Prokuroria e kundërshtoi në apel.

“Prokurorja kërkoi pushimin. Ne e hodhëm në gjykatë dhe gjykata dha vendimin që të rihetohet çështja dhe të bëhet ekspertizë eksperimentale. Prokuroria e ka çuar në Apel dhe nuk është dakord me gjyqtaren. Mua më thahen krahët. Kam ngelur vetëm me faqet e murit, atë e kisha gjithçka. Kam besimin se vetëm “Stopi” ma zgjidh këtë problem mua, të shkojë e drejta në vend sepse mua më duket se abuzohet me kockat e të vdekurve këtu”.

Hetimet i drejtoi prokurorja Elsa Miha, ndërsa për ekspertizën auto-teknike u caktua eksperti Arjan Janku. Sipas tij konkluzioni është, që viktima nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit, pasi në atë zonë shoferi nuk kishte shikueshmëri.

“Përshquarja e këmbësores në raport me trajektoren e përshkruar prej saj ka qenë në brendësi të zonës së vdekur, pra plotësisht e paidentifikueshme”, thuhet në raportin e Jankut.

Më tej theksohet se, “Pra, me shpejtësinë prej 10 km/orë, aksidenti ishte i paevitueshëm pasi jemi në kushtet e befasisë së ndërprerjes së rrugës nga këmbësorja”.

Ndërsa në konkluzion thuhet: Shkaku determinant teknik i ardhjes së aksidentit është mos respektimi i normave të sjelljes së qarkullimit nga ana e këmbësores dhe pikërisht shkelja e kërkesave të nenit 188, pika 2, 5 të Kodit Rrugor të kryera nga kjo përdoruese rruge e përfshirë në incident.

Familjarët nuk kanë qenë dakord me ekspertizën e parë dhe kanë kërkuar riekspertim. Prokurorja ka caktuar këtë radhë dy ekspertë Arben Luzin dhe Mark Gjonpalajn.

Edhe sipas tyre ngjarja ka ndodhur në zonën e shikueshmërisë së vdekur. Pra drejtuesi i mjetit kamion nuk i dallon personat që mund të lëvizin në këtë zonë. Pra konkluzioni: Viktima fajtore!

Marrë nga tvklan.al

myrvet hakorja drita hakorja


Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Shtator 2022, 21:15 k.m.

Aksident në Himarë, plagoset 65-vjeçari

Pamje nga aksidenti HIMARË- Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në ...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë