Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kur Policia e ndoqi, Leka u largua me shpejtësi në një zonë shërbimi "të zënë" të mbushur me këmbësorë, derisa Mercedesi u ndal papritur kur u përplas me një bordurë.
BRITANI E MADHE- 20 muaj burg dhe 2 vite ndalim për t’i dhënë makinës ishte dënimi që dha gjykata e York për një shqiptar në Britaninë e Madhe. Sipas mediave britanike, Aldo Leka, 31 vjeç u dënua për akuzën e dhënies së automjetit në mënyrë të rrezikshme, posedim të parave kriminale dhe dhënies së automjetit pa siguracion apo patentë. Ai u kap me gati 30,000 £ në një Mercedes, kur hyri me shpejtësi në një stacion shërbimi me më shumë se dyfishin e shpejtësisë së lejuar, ndërsa u përpoq të ikte nga Policia.
Kur Policia e ndoqi, Leka u largua me shpejtësi në një zonë shërbimi "të zënë" të mbushur me këmbësorë, derisa Mercedesi u ndal papritur kur u përplas me një bordurë.
Më pas, Leka doli nga makina, u hodh mbi një gardh dhe vrapoi, por Policia e kapi dhe ai u prangos. Ai u mbajt në paraburgim, por ishte "evaziv" me oficerët, kur u pyet se për kë punonte. Ai u tha oficerëve se paratë i ishin dërguar nga një anëtar i familjes në Shqipëri.
Ai pretendoi se paratë ishin para që po kursente për të investuar në një lavazh makinash. Por Leko tha se nuk kishte asnjë sigurime apo patentë për të drejtuar Mercedesin, por rezultoi se ai ishte korrier i një bande kriminale të “sofistikuar”.
Leko kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020 pa dokumente drejtimi.
Avokati mbrojtës Benjamin Bell tha se Lekos, i cili u ndihmua nga një përkthyes shqiptar në gjykatë, tani i vinte keq për veprimet e tij dhe nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm në dosjen e tij.
“Në gjykimin tim është e qartë që ju paraqisni rrezik për publikun nëse jeni i gatshëm t’i jepni makinës me shpejtësi mbi 53 km/h në një rrugë kryesore të mbipopulluar me këmbësorë duke i vënë ata në rrezik. Erdhët në Britani në 2020 pa patentë dhe është e qartë që nuk mund të përballonit një makinë të tillë. Ishit të vendosur për t’i ikur policisë, duke i dhënë makinës me 53 km/h në një kohë që shpejtësia e lejuar në atë zonë është 20 km/h,”- tha gjykatësi i çështjes duke iu drejtuar shqiptarit.
Ai po ashtu shtoi se ishte skeptik për mënyrën sesi i kishte përfituar paratë.
“Të pretendosh që këto para ishin për lavazh është pa sens. Nuk do të kishit qenë kaq i vendosur për t’i iku policisë nëse do të ishin para të ligjshme.”
Në fund, Leka u dënua me 20 muaj burg, nga të cilat gjysmën do ta vuajë pas hekurave përpara se të lirohet me leje burgu. Ai është dënuar edhe me dy vjet ndalim të drejtimit të automjetit. Po ashtu, iu sekuestruan edhe paratë e sekuestruara nga Policia.
Foto ilustruese Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në Qendrën Shëndetësore Kamëz në ...
Foto ilustruese GREQI- Plagoset një shqiptar në Greqi. Sipas Protothema, në spital ndodhet në gjendje kritike për jetën nj&eu...
Qytetaret CËRRIK- Lëkundjet e tërmetit kanë shkundur ditën e sotme Shqipërinë, e jo vetëm një herë p...
Pallat TIRANË- Qeveria pritet të fillojë procesin e auditimit teknik të pallateve me më shumë se 50 vite vjetërsi. N&eum...
Viktimat TIRANË- Në emisionin "Uniko" u trajtua historia e masakrës së Velipojës të 27 Qershorit 2021, kur 4 persona mbet&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Një tjetër tërmet është shënuar në Shqipëri, pas lëkundjeve në Elbasan. K&eu...
Foto ilustruese FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Pranvera Isufaj, një nga personat që ...
Agron Xhafa TIRANË- Shoferi i autobusit të unazës i cili një ditë më parë shkaktoi aksidentin masiv në kryeqytet, k...
Emili Mutua dhe Joy Ayoko TIRANË- Emili Mutua, shoqja e dhomës së 22-vjeçares nga Kenia, Joy Ayoko ka zbuluar detaje lidhur me biseda...
Foto ilustruese Udhëzimi i fundit i Ministrisë së Arsimit që hap dyert e punësimit në shkolla edhe për të diplomuar...