LIVE UPDATES
Aktualitet

ILD kryen 21 inspektime tematike dhe institucionale në gjykata dhe prokurori, "nën lupë" edhe SPAK dhe Gjykata e Posaçme

Në njoftimin e mëposhtëm të ILD-së, thuhet se inspektimet kanë verifikuar aspekte të punës së gjykatave, administratës gjyqësore, zyrave të prokurorive dhe administratës së prokurorisë, bazuar në planin vjetor të inspektimeve, por edhe në kërkesën e motivuar me shkrim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të Ministrit të Drejtësisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm.

7 Gusht 2025, 11:01 Nga r.ll
ILD kryen 21 inspektime tematike dhe institucionale në gjykata dhe
foto ilustruese

TIRANË- Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, që nga nisja e funksionimit të saj ka kryer 21 inspektime, 12 prej të cilave kanë përfunduar dhe raportet përkatëse janë të publikuar në faqen zyrtare të internetit me 118 rekomandime në total.

Në njoftimin e mëposhtëm të ILD-së, thuhet se inspektimet kanë verifikuar aspekte të punës së gjykatave, administratës gjyqësore, zyrave të prokurorive dhe administratës së prokurorisë, bazuar në planin vjetor të inspektimeve, por edhe në kërkesën e motivuar me shkrim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të Ministrit të Drejtësisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm.

Më tej thuhet se një inspektim, ku ka pasur edhe ankesa të qytetarëve, që i janë drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka qenë ai për ndarjen e çështjeve me short, si dhe kontrolli i raporteve të sistemit elektronik në gjykata. Ky inspektim është kryer në Gjykatën e Lartë dhe në dy shkallët e gjyqësorit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pa përjashtuar edhe disa gjykata të tjera.

Ndërkohë dy inspektime të tjera të kryera nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë kanë pasur për objekt praktikat për shkaqet e zëvendësimit të prokurorëve dhe caktimin e çështjeve në prokurori, inspektime që janë kryer në Elbasan, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë. Për caktimin e çështjeve në prokurori, inspektimi përfshiu SPAK, si dhe disa gjykata të vendit. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”, i ndryshuar, në nenin 194 të tij përcakton objektin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Sipas këtij ligji, Inspektori i Lartë i Drejtësisë është autoriteti shtetëror përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe për inspektimin institucional të gjykatave dhe të zyrave të prokurorisë. Për verifikimin e ankesave ose hetimin e shkeljeve disiplinore ndaj subjekteve, të parashikuara në pikën 1, të këtij neni,

Inspektori vihet në lëvizje bazuar në ankimin me shkrim të çdo personi fizik, juridik ose organi publik të interesuar, ankimin me shkrim të Ministrit të Drejtësisë, ankimin me shkrim të Prokurorit të Përgjithshëm, ankimin me shkrim të secilit anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor ose të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ankimin me shkrim nga kryetari i gjykatës ku punon gjyqtari që dyshohet se ka kryer shkelje disiplinore dhe ankimin me shkrim nga drejtuesi i zyrës së prokurorisë ku punon prokurori që dyshohet se ka kryer shkelje disiplinore.

Krahas trajtimit të ankesave, inspektimet tematike dhe institucionale janë mekanizmi që bën fotografimin e situatës mbi një tematikë të caktuar e një periudhë të caktuar nëpër gjykata e zyrat e prokurorive. Gjetjet e raporteve të inspektimeve përmbajnë rekomandime për miratim e nxjerrje aktesh për ndërmarrjen e veprimeve administrative për gjykatat, zyrat e prokurorive pranë tyre si dhe për vetë Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Gjithashtu, gjetjet e raporteve të inspektimeve shërbejnë si indicie për të hetuar shkeljet e dyshuara, sipas kushteve dhe procedurave të parashikuara në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Gjatë vitit 2024, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka finalizuar 6 inspektime tematike me 54 rekomandime të lëna, konkretisht 9 rekomandime lidhen me marrjen e masave për miratim/nxjerrje aktesh, 29 rekomandime për ndërmarrjen e veprimeve administrative dhe 15 rekomandime për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Ndërsa që nga nisja e funksionimit të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë janë gjithsej 21 inspektime, 12 prej të cilave kanë përfunduar dhe raportet përkatëse që janë të publikuar në faqen zyrtare të internetit me 118 rekomandime në total.
Inspektimet kanë verifikuar aspekte të punës së gjykatave, administratës gjyqësore, zyrave të prokurorive dhe administratës së prokurorisë, bazuar në planin vjetor të inspektimeve, por edhe në kërkesën e motivuar me shkrim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të Ministrit të Drejtësisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm.

Inspektimet e përfunduara kanë pasur për objekt trajtimin e ankesave me objekt “lirimin me kusht”, nga disa gjykata dhe prokurori pranë tyre në 15 gjykata të shkallës së parë në vend dhe 5 ish-gjykata të Apelit, përpara hartës së re gjyqësore, si dhe prokuroritë pranë tyre. Nuk kanë munguar edhe inspektimet mbi respektimin e kushteve dhe kritereve për caktimin e masave të sigurimit personal për veprën penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, i kryer në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Shkodër dhe Vlorë, mbi marrjen e masave administrative dhe procedurale në kuadër të zbatimit të udhëzimit të përgjithshëm nr. 12, datë 20.07.2020, të Prokurorit të Përgjithshëm mbi rregullimin e marrëdhënieve mes prokurorëve dhe drejtuesve të prokurorisë, i kryer në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë në Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër, Tiranë, Vlorë dhe të Apelit Durrës, Gjirokastër, Korçë, Shkodër.

Një tjetër inspektim, ku ka pasur edhe ankesa të qytetarëve, që i janë drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka qenë ai për ndarjen e çështjeve me short, si dhe kontrolli i raporteve të sistemit elektronik në gjykata. Ky inspektim është kryer në Gjykatën e Lartë dhe në dy shkallët e gjyqësorit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pa përjashtuar edhe disa gjykata të tjera. Dy inspektime të tjera të kryera nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë kanë pasur për objekt praktikat për shkaqet e zëvendësimit të prokurorëve dhe caktimin e çështjeve në prokurori, inspektime që janë kryer në Elbasan, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë. Për caktimin e çështjeve në prokurori, inspektimi përfshiu SPAK, si dhe disa gjykata të vendit. Inspektimet e tjera për të cilat ka raporte përfundimtare kanë qenë mbi procedurën e shpalljes dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Dhomës Civile dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ndarjen e çështjeve me short, si dhe kontrolli i raporteve të sistemit elektronik në gjykata, mbi praktikën dhe shkaqet e zëvendësimit të prokurorëve dhe dokumentimi nga gjyqtarët i informimit të palëve rreth mundësisë për zgjidhjen e çështjes me ndërmjetësim, të cilat janë kryer në disa gjykata dhe prokurori të vendit përfshirë edhe SPAK dhe Gjykatën e Posaçme.

Tema të caktuara inspektimesh, si ndarja e çështjeve me short, praktika e caktimit të çështjeve, shkaqeve dhe zëvendësimi i prokurorëve, kohëzgjatja e çështjeve gjyqësore, procedura e shpalljes dhe arsyetimit të vendimeve etj., rimerren edhe në vitet pasardhëse, për të bërë një skanim sa më të mirë të këtyre fenomeneve në sistem.

ild inspektime tematike te ild

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj