LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbahet sot në Prishtinë protesta për ish-krerët e UÇK-së, veteranët e luftës protestojnë kundër padrejtësive nga Gjykata Speciale

Një ditë më parë në një konferencë për mediat, Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së, ju ka bërë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës, në mbrojtje të luftës çlirimtare.

7 Gusht 2025, 09:06 Nga r.ll
Mbahet sot në Prishtinë protesta për ish-krerët e
foto ilustruese

PRISHTINË-  Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të zhvillojnë pasditen e sotme në Prishtinë një protestë në kundërshtim të padrejtësive nga Gjykata Speciale dhe raportimeve se dosje e dokumente të Serbisë po përdoren në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Një ditë më parë në një konferencë për mediat, Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së, ju ka bërë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës, në mbrojtje të luftës çlirimtare.

“I ftoj qytetarët që bashkëndjejnë me ne të marrin pjesë në këtë protestë në ora 17:00 në sheshin ‘Skëndërbeu’ për të dërguar një mesazh edhe te bashkësia ndërkombëtare se bashkëluftëtarët tanë nuk janë vetëm, dhe ne do jemi gati t’iu dalim në mbështetje sa herë të jetë nevoja”, është shprehur Gazmend Syla nga OVL e UÇK-së.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në rrjete sociale deklaroi se Prishtina do t’i bashkohet protestës së OVL-UÇK-së për drejtësi për mbrojtjen e vlerave të luftës.

Nga ana tjetër, presidentja Vjosa Osmani në një konferencë për media e cilësoi jashtëzakonisht shqetësuese faktin që Gjykata Speciale ka pranuar "provave të prodhuara nga shteti i Serbisë", duke theksuar se ato jaë historikisht të falsifikuara dhe për qëllim kanë rishkrimin e historisë së luftës së UÇK-së. Ajo iu bëri thirrje institucioneve, qytetarëve dhe mbarë popullit shqiptar që të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Protesta është theksuar se do të jetë një tubim paqësor, me moton “Kundër padrejtësisë”, për të dëshmuar solidaritetin me liderët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë. Protesta ka gjetur mbështetje të madhe nga të gjitha faktorët relevant shqiptarë, përfshirë partitë politike, deputetët, organizatat joqeveritare dhe qytetarë të shumtë.

Gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së

Hashim Thaçi po gjykohet për krime të dyshuara të luftës pasi u arrestua me urdhër nga Gjykata Speciale para katër viteve. Në rastin e parë, ai akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, bashkë me ish-zyrtarë të tjerë të lartë të Kosovës, si Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Vitin e kaluar, ndaj Thaçit u ngrit një aktakuzë e re për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në rastin e parë gjyqësor. Përveç Thaçit, në aktakuzën e dytë janë përfshirë edhe emrat e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakajt, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilajt, dhe Fadil Fazliut. Thaçi është deklaruar i pafajshëm në dy rastet gjyqësore. 

Ndërkohë ditën e djeshme  Gjykata Speciale në Hagë vendosi që t'i zgjatet paraburgimi ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre të akuzuarve të tjerë: Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut. Katër vendimet e ndara janë marrë nga gjyqtarja e procedurës paraprake Marjorie Masselot më 5 gusht 2025. Gjyqtarja Masselot është shprehur se për Thaçin ende ekziston rreziku i pengimit të procedurave me mbylljen e çështjes së Prokurorisë në rastin për krime lufte.

Gjyqtarja ka konstatuar gjithashtu se ekziston rreziku që ai të arratiset si dhe të kryej krime të tjera.  Raportohet se mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga Sophie Menegon dhe Luka Mishetiç nuk ka parashtruar asnjë përgjigje ndaj kërkesës së Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit.

veteranet e uçk-së proteste ne prishtine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj