LIVE UPDATES
Aktualitet

Kultivuan kanabis me vlerë gati 2 milionë paund, vihen në pranga tre shqiptarë në Skoci (EMRAT)

Elton Skënderi, 30 vjeç, Gjovalin Toma, 31 vjeç, dhe Eduard Daja, 39 vjeç, pranuan se ishin të përfshirë në prodhimin e drogës së klasit B.

6 Gusht 2025, 19:08 Nga r.ll

SKOCI- Tre shqiptarë janë vënë në pranga në Skoci, pasi policia vendase zbuloi një fermë kanabisi me vlerë gati 2 milionë paund në një dyqan të braktisur në Irvine. Elton Skënderi, 30 vjeç, Gjovalin Toma, 31 vjeç, dhe Eduard Daja, 39 vjeç, pranuan se ishin të përfshirë në prodhimin e drogës së klasit B. Mijëra bimë u sekuestruan bastisjes në ish-dyqanin Brighthouse në qytet në shtator të vitit të kaluar.

Gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme të tre shqiptarët u paralajmëruan se do të përballen me dënime të gjata me burgim muajin e ardhshëm. Ndërkohë, fabrika e kultivimit të kanabisit ishte ngritur në Brighthouse-in e vjetër, një njësi e mbyllur në Qendrën Tregtare Forum, e cila ishte e braktisur në qytetin e Irvine.

Policia mbërriti në vendngjarje pasi u njoftua për vendndodhjen nga Scottish Power, i cili kishte shprehur shqetësime në lidhje me "përdorimin e energjisë" në ambientet e ndërtesës.

"Hyrja u bë me forcë dhe u zbuluan mijëra bimë kanabisi në dy kate", shpjegoi prokurori Steëart Ronnie. Ishte e njëjta strukturë e sofistikuar në njësitë fqinje, të cilat policia bastisi gjithashtu. Kishte një derë të fortifikuar për të ndaluar autoritetet të hynin brenda, së bashku me kamera sigurie të montuara jashtë. Kishte edhe atë që përshkruhej si "hapësirë jetese", e cila përfshinte një dhomë gjumi, një zonë gatimi, një ngrohës elektrik, si dhe tavolina dhe karrige, shkruajnë mediat vendase.

Gjatë bastisjes u sekuestruan gjithsej 3,058 bimë kanabisi. Prokurori Ronnie tha se droga kishte një vlerë midis 611,600 dhe 1,834,800 paund. Për të zbuluar se kush ishte i përfshirë, oficerët folën me një dëshmitar i cili kishte parë rregullisht disa persona të huaj që shfaqeshin në qendrën tregtare në orët e para të mëngjesit shumicën e ditëve të javës. Dëshmitari është shprehur se një furgon i bardhë mbërrinte aty dhe burrat shiheshin me qese të zeza për mbeturinat në duar.

Skënderi dhe Toma u ndaluan nga policia natën e bastisjes pasi u kapën teksa përpiqeshin t’i iknin policisë, ndërsa Daja u kap të nesërmen pasi u pa duke dalë nga dalje emergjence në qendrën tregtare. Ai pretendoi se kishte qenë duke fjetur në ndërtesë.

Provat e gjurmëve të gishtërinjve dhe ato mjeko-ligjore u përdorën më vonë për të lidhur më tej Skenderin dhe Dajën me vendin e krimit. Kjo përfshinte ADN-në e të dyve të gjetur në makinat e prerjes së flokëve të zbuluara atje. 

Bëhet me dije po ashtu se Daja ishte dënuar me tetë muaj burg për një vepër të ngjashme në maj 2023 në Gjykatën e Kurorës së Leeds. Ai gjithashtu kishte marrë një urdhër dëbimi dhe u kthye në Tiranë në Shqipëri në korrik 2023 sipas Skemës së Kthimeve të Lehtësuara. Por, ai u rikthye sërish në vend dhe gjithashtu iu rikthye krimit.

Në seancën e sot 39-vjeçari pranoi dhe akuzën për shkelje të urdhrit të dëbimit. Toma kishte edhe një dënim të mëparshëm për kultivim kanabisi dhe ishte dënuar me 14 muaj burg në Leeds në vitin 2022. Ai u urdhërua gjithashtu të kthehej në Shqipëri, por më pas kërkoi azil dhe çështja mbetet ende aktive. Treshja u lanë në paraburgim ndërsa dënimi u shty për shkak të raporteve.

shqiptare ne skoci

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje