LIVE UPDATES
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

Metani ishte pjesë e panelit të institucioneve ku u diskutua mbi “Sfidat dhe zgjidhjet për autoritetet vendase për të përmbushur standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve.”

9 Qershor 2025, 15:16 Nga DOSJA
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa
pamje nga tryeza

TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Përmirësimi i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Gazetarëve. Ndarja e praktikave më të mira dhe përballimi i sfidave të vazhdueshme”, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian në kuadër të projektit mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Shqipëri.

Zoti Metani ishte pjesë e panelit të institucioneve ku u diskutua mbi “Sfidat dhe zgjidhjet për autoritetet vendase për të përmbushur standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve.”

Në fjalën e tij, zoti Metani vlerësoi mënyrën e organizimit të takimit, duke bërë bashkë mediat dhe institucionet, me emërues të përbashkët komunikimin dhe interesin publik. “Patjetër, që edhe mund të mos bihet dakord për gjithçka, por është shumë e rëndësishme të komunikohet, duke adresuar shqetësimet në institucione, por edhe përmes takimeve e tryezave, që ndihmojnë edhe informimin reciprok mbi problematika të caktuara. Dhe duke mbajtur në konsideratë parimet kushtetuese mbi të cilat organizohet e gjithë jeta jonë profesionale dhe jo vetëm, besoj se gjendja e zgjidhjeve bëhet më e shpejtë dhe në mënyrë më efikase”, tha zoti Metani.

Në fjalën e tij z. Metani referoi statistika të ndërveprimit të mediave me ILD në 5 vitet e funksionimit të institucionit, si iniciuese të verifikimeve kryesisht, si ankuese dhe si informuese e opinionit publik. “Në 5 vite funksionim, ka pasur edhe indicie të sakta të marra nga mediat, mbi të cilat Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka filluar kryesisht 12 hetime disiplinore. Këto 12 hetime kanë filluar për 13 subjekte: 6 gjyqtarë, 6 prokurorë dhe 1 anëtar Këshilli. 11 magjistratë janë dërguar nga ILD për procedim disiplinor në KLGJ e KLP dhe për 2 magjistratë të tjerë, hetimi disiplinor është mbyllur. Nga 11 magjistratët e dërguar për procedim disiplinor, në 7 raste ILD ka kërkuar masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”. Këshillat kanë pranuar kërkesën e ILD në 5 raste, pra magjistratët janë shkarkuar. Për një rast kanë vendosur “pezullim nga detyra për një periudhë prej 6 muajsh”, ndërsa rasti tjetër është i pezulluar, pasi pritet vendimmarrja e KPA. Në 4 raste, ILD ka kërkuar masën disiplinore “Vërejtje publike” në Këshilla. 1 rast është pranuar dhe 3 të tjera janë rrëzuar.

Në 5 vitet e funksionimit të ILD-së, mediat vetë kanë referuar 17 ankesa për shkelje disiplinore. Për to, ILD ka marrë 11 vendime përfundimi konkretisht: 2 janë arkivuar pas shqyrtimit fillestar, 7 pas verifikimit, 2 pasi është kryer hetim disiplinor. 6 ankesa të tjera janë në proces shqyrtimi.

Duke patur në konsideratë faktin se krijimi i kushteve për të marrë informacionin e kërkuar është një tjetër element, që garanton punën e gazetarëve dhe duke iu referuar statistikave tona, media ka ndërvepruar direkt me ILD-në përmes kërkesave për informacion në 46 raste. Vetëm në 6 prej tyre, informacioni ka qenë i kufizuar sipas ligjit dhe kjo është shpjeguar qartësisht. Konstatoj me kënaqësi që në raport me ILD-në, mediat respektojnë parimin ligjor të konfidencialitetit të veprimeve hetimore, që fillojnë me shqyrtimin fillestar apo veprimet paraprake hetimore për sjellje/shkelje të dyshuara nga gjyqtarët, pasi ky konfidencialitet i shërben mbrojtjes së integritetit të procesit dhe reputacionit të magjistratit, nëse akuzat rezultojnë të pabazuara.” u shpreh Inspektori i Lartë i Drejtësisë Metani.

FJALA E PLOTË E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË Z. ARTUR METANI

Të nderuar të pranishëm,

Duke ju falënderuar së pari për ftesën në këtë aktivitet, dua ta nis fjalën me një vlerësim të madh për tryeza diskutimi me tema të tilla. Jo thjesht sepse liria e shprehjes, e shtypit dhe e medias mbetet në themel të një shoqërie të lirë, por sepse gjendja e vlerave shoqërore sot, kudo dhe në Shqipëri, ka nevojë për diskutim të vazhdueshëm dhe për reflektim të sinqertë të gjithkujt prej nesh, duke e parë si një kontribut për konsolidimin demokratik të shoqërisë në vitet që vijnë dhe jo si një debat të ditës. E në këtë kuptim, takimin mes gazetarëve dhe institucioneve e shoh si një mundësi të mirë për të ndarë, se çfarë mund të bëjmë më shumë dhe më mirë për rritjen e sigurisë për gazetarët.

Patjetër, që edhe mund të mos bihet dakord për gjithçka, por është shumë e rëndësishme të komunikohet, duke adresuar shqetësimet në institucione, por edhe përmes takimeve e tryezave, që ndihmojnë edhe informimin reciprok mbi problematika të caktuara. Dhe duke mbajtur në konsideratë parimet kushtetuese mbi të cilat organizohet e gjithë jeta jonë profesionale dhe jo vetëm, besoj se gjendja e zgjidhjeve bëhet më e shpejtë dhe në mënyrë më efikase.

Ndoqa me shumë interes prezantimet e panelit të parë mbi situatën e gazetarëve, lidhur me kushtet në të cilat ushtrojnë detyrën dhe dua të përgëzoj secilin nga folësit për panoramën që na dha. Është informacion parësor, por edhe me ndjeshmëri personale, të cilin nuk e gjen dot në debatin e përditshëm publik dhe si i tillë ka vlerë të veçantë.

Personalisht mendoj se angazhimi për një mjedis të sigurt pune për gazetarët nuk duhet parë thjesht në nivelin e respektimit të konventave ndërkombëtare apo edhe të një treguesi që duhet plotësuar në rrugëtimin tonë evropian. Por, nëse nuk e çmojmë realisht lirinë e gazetarëve për të qenë të tillë, si një mburojë për një shoqëri të shëndetshme, dhe jo sepse ne denjojmë të zbatojmë detyrat tona në raport me gazetarët, atëherë i krijojmë vetes një barrë akoma më të rëndë për të ardhmen.

Natyrisht, ndër të parat institucione publike që luajnë një rol themelor në mbrojtjen e gazetarëve dhe promovimin e lirisë së medias janë institucionet e drejtësisë, që kanë një rol të posaçëm. Reagimi me vendosmëri kundër krimeve të kryera ndaj gazetarëve, që nisin nga stigmatizimi, sulmet, kërcënimet, apo më keq, vrasjet, që fatmirësisht nuk është rasti i Shqipërisë, është një detyrë sa institucionale aq edhe njerëzore. Pra, institucionet duhet të ushtrojnë detyrën e tyre, por nga ana tjetër, duhet edhe të kenë ndjeshmërinë e lartë për vlerat shumë specifike të shoqërisë, që përfaqësojnë mediat. Secili nga ne e ka të qartë se çdo kategori dhe vlerë shoqërore është e barabartë para ligjit, por secili nga ne, në të përditshmen e vet, mund ta ketë në vëmendje të posaçme një kategori si media dhe jo për të qenë miq me gazetarët, por për të qenë miq me lirinë e shprehjes, me vëmendje për gazetarët, si për specifikën e punës, ashtu edhe për ç’ka përfaqëson në shoqëri, zërin e publikut. Është një praktikë që ne e ndjekim në zyrën e ILD-së, pra vëmendje të shtuar kur kemi marrëdhënie me gazetarët dhe në kuadër të kësaj tryeze të rrumbullakët, pata mundësi të shoh statistikat e ndërveprimit të medias me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, të cilat do ua sjell në tre dimensione: si informuese publike, ankuese apo edhe e angazhuar direkt, përmes kërkesave për informacion drejtuar institucionit tonë.

Siç e thashë, në ILD përpiqemi ta trajtojmë median si kategori në vëmendje të posaçme. Nuk është e thjeshtë, sepse institucioni ka mungesa në burime njerëzore, sa i takon inspektimit disiplinor, por në këto 5 vite veprimtari jemi përpjekur të bëjmë më të mirën, duke respektuar të drejtën e publikut për t’u informuar mbi mënyrën sesi administrohet drejtësia në vend, kërkesë që vjen përmes medias, pasi natyrshëm, edhe informimi i medias nga institucionet bën pjesë te siguria e gazetarëve për të ushtruar lirisht misionin e tyre.

Në 5 vite ka pasur vetëm një rast nga një gazetare, që iu drejtua Inspektorit të Lartë të Drejtësisë me ankesë për pengim në ushtrimin e detyrës, për shkak të mbylljes së dyerve për median gjatë një seance gjyqësore (ishte periudha e Covid-it). Rasti u verifikua nga inspektorët e ILD-së dhe u arkivua, sepse nuk kishte fakte të mjaftueshme për të justifikuar fillimin e procedimit disiplinor. Por, inspektorët e ILD-së evidentuan në vendim, se edhe pse në këtë rast nuk ka vend për përgjegjësi disiplinore, në kuptim të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Inspektori i Lartë i Drejtësisë e gjen me vend të theksojë rëndësinë që ka transparenca me median, pasi nëpërmjet garancive dhe mundësive që u japim dhe krijojmë gazetarëve për të kryer detyrën e tyre, ne garantojmë jo thjesht gazetarët, por misionin e tyre, të drejtën e shoqërisë për të pasur mundësinë për të gjykuar qeverisjen, në çdo dimension të saj, përfshi pushtetin gjyqësor. Shoqëria është dhe duhet të jetë ajo që vlerëson nëse puna e sistemit të drejtësisë apo një raportim mediatik i caktuar është korrekt dhe jo institucionet, duke kufizuar informacionin. Kjo, pasi krijimi i respektit për punën e sistemit të drejtësisë është një përpjekje që shkon përtej sistemit. Ai është edhe kontribut i faktorëve të tjerë në shoqëri, veçanërisht atyre mediatikë, si ndërlidhës të rëndësishëm me opinionin publik, pra me shoqërinë.

Nga ana tjetër, e konsideroj të rëndësishme adresimin tek institucioni dhe njohjen e kompetencave të tij. Tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë mund të ankoheni për veprime ose mosveprime, të cilat përbëjnë mospërmbushje të detyrës, apo sjellje joprofesionale ose joetike gjatë ushtrimit të funksionit apo jashtë tij, të cilat diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve në Republikën e Shqipërisë. Këtë e parashikon ligji dhe si institucion e kemi lehtësuar në vijimësi procesin e ankimimit. Mjafton të hyhet te faqja e internetit ild.al dhe ekziston opsioni i ankesës online, që mund të bëhet edhe përmes celularit, për fare pak minuta.

Nga ana tjetër, mediat vizive, ato të shkruara por edhe mediat e reja, kanë qenë përmes informacioneve të dhëna publikisht, iniciuese të verifikimeve, që kanë çuar në hetime e madje edhe procedime disiplinore ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, prej vitit 2020 kur ka nisur nga puna Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Natyrisht, ka pasur raste kur denoncimet nuk kanë përbërë shkelje sipas ligjit. Të tilla kanë rezultuar 9 raste, kur ILD ka nisur verifikimin me iniciativë të informacioneve të bëra publike në median e shkruar dhe atë vizive. ILD ka verifikuar 14 magjistratë, 6 gjyqtarë dhe 8 prokurorë, duke marrë 9 vendime arkivimi. Siç e bëjmë të qartë në komunikimet tona publike, veprimet apo mosveprimet e magjistratit, të cilat mund të përbëjnë shkelje disiplinore, sipas kërkesave të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nuk janë vetëm ato që parashtrohen në bazë të një informacioni publik, por janë ato që analizohen nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, apo vlerësohen në bazë të një procesi verifikimi apo hetimi disiplinor. Në bazë të një informacioni publik mund të paraqiten një tërësi faktesh, të cilat pretendohet se kanë ndodhur dhe që përbëjnë shkelje disiplinore, por Inspektori i Lartë i Drejtësisë mund të bëjë një cilësim të saktë apo të ndryshëm të fakteve dhe veprimeve, që lidhen me shkeljen disiplinore, pa u lidhur me përcaktimin që mund të pretendohet në këtë informacion publik.

Por në 5 vite funksionim, ka pasur edhe indicie të sakta të marra nga mediat, bazuar në të cilat Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka filluar kryesisht 12 hetime disiplinore. Këto 12 hetime kanë filluar për 13 subjekte: 6 gjyqtarë, 6 prokurorë dhe 1 anëtar Këshilli. 11 magjistratë janë dërguar nga ILD për procedim disiplinor në KLGJ e KLP dhe për 2 magjistratë të tjerë, hetimi disiplinor është mbyllur. Nga 11 magjistratët e dërguar për procedim disiplinor, në 7 raste ILD ka kërkuar masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”. Këshillat kanë pranuar kërkesën e ILD në 5 raste, pra magjistratët janë shkarkuar. Për një rast kanë vendosur “pezullim nga detyra për një periudhë prej 6 muajsh”, ndërsa rasti tjetër është i pezulluar, pasi pritet vendimmarrja e KPA. Në 4 raste, ILD ka kërkuar masën disiplinore “Vërejtje publike” në Këshilla. 1 rast është pranuar dhe 3 të tjera janë rrëzuar.

Në 5 vitet e funksionimit të ILD-së, mediat vetë kanë referuar 17 ankesa për shkelje disiplinore. Për to, ILD ka marrë 11 vendime përfundimi konkretisht: 2 janë arkivuar pas shqyrtimit fillestar, 7 pas verifikimit, 2 pasi është kryer hetim disiplinor. 6 ankesa të tjera janë në proces shqyrtimi.

Duke patur në konsideratë faktin se krijimi i kushteve për të marrë informacionin e kërkuar është një tjetër element, që garanton punën e gazetarëve dhe duke iu referuar statistikave tona, media ka ndërvepruar direkt me ILD-në përmes kërkesave për informacion në 46 raste. Vetëm në 6 prej tyre, informacioni ka qenë i kufizuar sipas ligjit dhe kjo është shpjeguar qartësisht. Konstatoj me kënaqësi që në raport me ILD-në, mediat respektojnë parimin ligjor të konfidencialitetit të veprimeve hetimore, që fillojnë me shqyrtimin fillestar apo veprimet paraprake hetimore për sjellje/shkelje të dyshuara nga gjyqtarët, pasi ky konfidencialitet i shërben mbrojtjes së integritetit të procesit dhe reputacionit të magjistratit, nëse akuzat rezultojnë të pabazuara. Në 5 vite, ILD i ka dhënë përparësi absolute transparencës ndaj publikut, si mjeti që ndihmon në forcimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë, por duke ruajtur balancën e nevojshme mes interesit publik për administrimin e drejtësisë dhe respektimit të pavarësisë së magjistratëve. Pasi, të dy këto pushtete gjejnë mbrojtje në Kushtetutë, asnjë me epërsi ndaj tjetrit, por me profile të qarta dhe të ndara në një shoqëri demokratike. Këtu sërish e nënvizoj si jetik, siç e thashë më sipër, komunikimin mes mediave e institucioneve. Një angazhim i fortë i të gjithë aktorëve publikë, përmes një dialogu sistematik, jo vetëm për të monitoruar çfarë ndodh e reaguar shpejt, por edhe për t’u informuar e informuar publikun për kontributin, që duhet të japim të gjithë për një mjedis të sigurt për mediat.

artur metani ild


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje