9 Qershor 2025, 14:09
Nga M.B
Foto ilustruese
VLORA- Dy anglezë janë arrestua në Vlorë, pasi dyshohet se shisnin drogë në club-e. Policia bën me dije se ka sekuestruar 103 doza MDMA dhe Ketaminë, si dhe 120 kokrra Ekstazi, të përgatitura për shitje. Gjithashtu atyre u është sekuestruar dhe një shumë prej 6 185 eurosh dhe 720 paundësh si dhe 4 aparate celularë. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, falë administrimit të menjëhershëm të informacioneve nga inteligjenca policore dhe në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat turistike, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Cocktail”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit e huaj, lindur dhe banues në Londër, J. B., 34 vjeç, dhe J. C., 33 vjeç, të cilët qëndronin të akomoduar në fshatin Dhërmi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e tyre dhe në automjetin tip “Mitsubishi”, në përdorim të tyre, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 52 doza me lëndë narkotike të llojit MDMA, 51 doza me lëndë narkotike të llojit Ketaminë, 120 kokrra Ekstazi, një shumë prej 6 185 eurosh dhe 720 paundësh si dhe 4 aparate celularë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i shisnin dozat e lëndëve narkotike në ambientet e argëtimit përgjatë vijës bregdetare, të frekuentuara nga pushues dhe turistë të huaj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
vlora
Aktualitet
9 Qershor 2025, 14:06
E. D
foto ilustruese
BERAT- Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Qafën e Kalasë në...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 13:56
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Aplikimet për kandidaturat për postin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë t&eu...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 13:46
M.B
Brunilda Laboviti
TIRANA- Presidentja e re e zgjedhur e Urdhrit të Psikologut Brunilda Laboviti foli para mediave lidhur me përplasjen n&eum...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 13:36
M.B
Eda Grimci
TIRANA- Përfaqësuesja e saj, e presidentes së zgjedhur të Urdhrit të Psikologut, Brunilda Labovitit, Eda Grimci, ...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 11:09
M.B
Foto nga postimi
TIRANA- Studiuesi dhe eksperti i trashëgimisë kulturore, Auron Tare ka bërë një reagim në rrjetet sociale n&...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 11:10
E. D
Fatos Cenaj
ITALI- Një 59-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në kokë në orët e para të ...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 11:09
M.B
Sokol Sadushi
VLORA- Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi a marrë pjesë sot në Konferencën e Kryeta...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 10:59
M.B
Foto nga konferenca
VLORA- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka marrë pjesë sot në Konferencën e Kryetarëve të...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 10:29
M.B
Andrew Bode, Edmond Papa dhe Alban Velo
TIRANA- Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke dënuar me 55 vite bu...
Aktualitet
9 Qershor 2025, 09:30
M.B
Foto ilustruese
HIMARA- Në Bashkinë e Himarës, 5 punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe dre...