LIVE UPDATES
Aktualitet

Konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta/ Manja në Vlorë: Fokusi, përdorimi i mjeteve dixhitale për një drejtësi më efikase

Sipas tij, kjo konferencë zhvillohet në një moment të veçantë për vendin pasi në vitin 2027 do të mikpresë Kongresin Botëror të Drejtësisë.

9 Qershor 2025, 10:59 Nga M.B
Konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta/ Manja në
Foto nga konferenca

VLORA- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka marrë pjesë sot në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të mbajtur në Vlorë. Në fjalën tij, Manja përmendi reformën në drejtësi, teksa tha se që nga nisja e saj, qëllimi ka qenë që përmes saj, të rikthehet besimi te publiku për sistemin.

Sipas tij, kjo konferencë zhvillohet në një moment të veçantë për vendin pasi në vitin 2027 do të mikpresë Kongresin Botëror të Drejtësisë. Gjithashtu Manja tha se Shqipëria ka ndërmarrë një investim të madh në dixhitalizimin e sistemit gjyqësor përmes ngritjes së Sistemit të Integruar të Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS). 

Ministri tha se qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë ka siguruar planifikimin e duhur buxhetor afatmesëm (për shumën totale 1,059,950 mijë lekë (10,75 milion Euro)) dhe janë siguruar fondet e duhura në buxhetin e vitit 2025 për të siguruar implementimin dhe financimin e plotë të këtij Sistemi për gjyqësorin shqiptar.

Sipas tij, ky investim, së bashku me mbështetjen mbi 7.5 milion Euro nga Bashkimi Evropian dhe mbi 1.8 milion Euro nga Suedia, sigurojnë që brenda pak vitesh i tërë sistemi i drejtësisë të shërbehet nga sisteme moderne dhe të jetësojë e-Drejtësinë (Drejtësinë Digjitale), me impakt të drejtpërdrejt për publikun shqiptar.

Fjala e plotë e ministrit Manja: 

Është një nder i veçantë për mua, si Ministër i Drejtësisë të përshëndes në emër të Këshillit të Ministrave këtë Konferencë të rëndësishme ndërkombëtare që zhvillohet në qytetin e bukur të Vlorës, djep i pavarësisë shqiptare dhe tashmë një qendër e rëndësishme e reflektimit mbi drejtësinë.

Falënderoj Gjykatën e Lartë të Shqipërisë dhe Institutin CEELI për organizimin e kësaj ngjarjeje që mbledh së bashku mendje të ndritura të sistemit gjyqësor ndërkombëtar. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të ndarë përvoja, për të reflektuar mbi sfidat e përbashkëta dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes juridiksioneve.

Të nderuar të pranishëm,

Temat që do trajtohen në këtë konferencë janë më aktualet dhe më thelbësoret për funksionimin e një shteti të së drejtës, efikas dhe të besueshëm.

Së pari, besimi i publikut në gjyqësor është themeli i çdo sistemi demokratik. Reforma jonë në drejtësi, e nisur mbi 10 vjet më parë në 2014, ka pasur si objektiv pikërisht rikthimin e këtij besimi, përmes një pastrimi të sistemit dhe rritjes së transparencës, integritetit dhe profesionalizmit në gjykata dhe prokurori. Kjo qe pikënisja e procesit të ‘vettingut’, ku u krye rivlerësimi kalimtar i mbi 800 gjyqtarë e prokurorë dhe që përfundoi suksesshëm në nëntor të vitit të kaluar.

Së dyti, diskutimet mbi marrëdhënien mes juridiksionit vendas dhe atij ndërkombëtar është kyç, sidomos për vende si Shqipëria, që synojnë integrimin evropian dhe mbështeten në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të gjykatave evropiane dhe më gjerë. Ministria e Drejtësisë si institucioni kyç në marrëdhëniet juridiksionale në fushën civile dhe penale, bashkëndan besimin se ndërveprimi mes juridiksioneve duhet të jetë harmonik, në shërbim të qytetarit dhe të drejtësisë universale.

Së treti, fokusi në përdorimin e mjeteve dixhitale për një drejtësi më efikase është në përputhje të plotë me përparësitë tona strategjike, duke zënë një vend kyç në Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030, të udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë me pjesëmarrjen aktive të të gjitha institucioneve dhe aktorëve në fushën e drejtësisë dhe të miratuar në Dhjetor 2024. 

Dua të theksoj me krenari se Shqipëria ka ndërmarrë një ndër investimet më të mëdha në dixhitalizimin e sistemit gjyqësor përmes ngritjes së Sistemit të Integruar të Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS). Qeveria Shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë ka siguruar planifikimin e duhur buxhetor afatmesëm (për shumën totale 1,059,950 mijë lekë (10,75 milion Euro)) dhe janë siguruar fondet e duhura në Buxhetin e vitit 2025 për të siguruar implementimin dhe financimin e plotë të këtij Sistemi për gjyqësorin shqiptar. Ky investim, së bashku me mbështetjen mbi 7.5 milion Euro nga Bashkimi Evropian dhe mbi 1.8 milion Euro nga Suedia, sigurojnë që brenda pak vitesh i tërë sistemi i drejtësisë të shërbehet nga sisteme moderne dhe të jetësojë e-Drejtësinë (Drejtësinë Digjitale), me impakt të drejtpërdrejt për publikun shqiptar.

Të nderuar miq,

Kjo konferencë zhvillohet në një moment të veçantë për Shqipërinë, e cila në vitin 2027 do të jetë mikpritëse e Kongresit Botëror të Drejtësisë, ngjarjes më të rëndësishme në rang global për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës, që mbledh së bashku krerët e gjykatave kushtetuese, gjykatave të larta dhe profesionistë të drejtësisë nga e gjithë bota për diskutime të thelluara mbi temat më të rëndësishme dhe themeltare. Ky është një vlerësim për progresin tonë dhe një përgjegjësi për të ecur përpara me përkushtim.

Ju ftoj që këto ditë në Vlorë të shërbejnë si një platformë për diskutime të thella dhe konkrete, për të ndarë praktika të mira, dhe për të ndërtuar sinergji që i shërbejnë drejtësisë, qytetarëve dhe demokracisë.

ulsi manja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj