8 Qershor 2025, 21:33
Nga N.F
Foto
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e një 16-vjeçari shqiptar në Vicenza të Italisë. I mituri shqiptar u godit me thikë në gjoks të shtunën. Ai fatkeqësisht ndodhet i shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë.
Corriere raporton se sipas një hetimi paraprak nga policia, i mituri u godit me thikë nga një i ri tjetër, ndoshta një nga bashkëmoshatarët e tij, për arsye që ende nuk janë sqaruar. Një nga hipotezat mbi të cilat po punojnë hetuesit është ajo e një tentative grabitjeje që përfundoi me gjakderdhje, por nuk përjashtohen edhe motive të tjera.
Për ngjarjen nuk ka ende një version të saktë. Deklarata e të plagosurit mund të jetë e dobishme kur ai të jetë në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve. Alarmi u dha nga disa kalimtarë pasi zona ku ndodhi incidenti është e populluar dhe e ngarkuar edhe sepse ka një parking të madh. Pas thirrjeve në vendngjarje, mbërriti një ambulancë, mjekët e së cilës i dhanë të riut ndihmën e parë në vend dhe më pas e transportuan atë në spitalin e qytetit.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet se i riu mbërriti me një skuter në vendin ku ndodhi ngjarja. Nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë pasur një takim me personin që e sulmoi. Pas goditjes me thikë, 16-vjeçari, megjithëse i gjakosur, arriti të ecte disa qindra metra, duke kërkuar ndihmë në një lokal. Kërkimet në park dhe zonat përreth, rinisën këtë mëngjes, pasi ende nuk është gjendur as thika e përdorur në sulm.
plagosja e 16-vjeçarit shqiptar në itali
Aktualitet
8 Qershor 2025, 21:19
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT ka nisur një operacion në jug të vendit. ...
Aktualitet
8 Qershor 2025, 21:11
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
SHKODËR- Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër. Mësohet se zjarri ka rë...
Aktualitet
8 Qershor 2025, 20:15
N.F
Kryqëzimi i Shëngjinit
LEZHË- E hëna sjell rikthimin e pushuesve në angazhimet e tyre të përditshme duke i larguar nga r...
Aktualitet
8 Qershor 2025, 19:20
N.F
Foto
KOSOVË- Infermierja shqiptare Linda Fetahu-Krivanjeva është ndaluar për tre orë nga policia kufitare serbe teksa po kthehej m...
Aktualitet
8 Qershor 2025, 18:05
N.F
Viktima
KOSOVË- Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën “Arbën Xhaferi” në...
Aktualitet
8 Qershor 2025, 17:26
N.F
foto
TIRANË- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK ka zbuluar një skemë mashtruese që synonte vj...
Aktualitet
8 Qershor 2025, 15:26
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Fetije Atashi-Hetemi, që lëviz me ndihmën e karrocës, përkrah kërkesën e bërë nga...
Aktualitet
8 Qershor 2025, 14:45
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 16-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë pas një sulmi me thikë të ndodhur mb...
Aktualitet
8 Qershor 2025, 14:06
E. D
TIRANË- Policia e Tiranës ditën e djeshme ka konstatuar në murin rrethues të Universitetit Politeknik një sasi lënd&e...
Aktualitet
8 Qershor 2025, 13:30
E. D
foto ilustruese
SERBI- Gazeta serbe "Pink" shkruan se tifozët shqiptarë treguan sjellje të dhunshme për ndeshjen Shqipër...