25 Mars 2024, 21:28
Nga r.ll
shtesa e objektit
TIRANË- Prej 7 vitesh një vendim i marrë nga IMT Tiranë për prishjen e një shtese objekti i ndërtuar në mënyrë të paligjshme, nuk zbatohet.
Dalip Kadriu avokat, ankohet në emisionin Fiks Fare, se kati i katërt i një banese është vendosur të prishet në 2017 nga IMT Tiranë. Kundravajtësi është dënuar dhe me gjobë për ndërtim të paligjshëm, por që ky vendim ende edhe sot e kësaj ditë nuk është ekzekutuar.
Ai thotë ka shkuar disa herë në IMT Tiranë, në IKMT dhe nuk ka gjetur zgjidhje. Ai i vë në dispozicion Fiksit edhe korespodencën që ka patur me këto institucione. IMT Tiranë kthen përgjigje se nuk ka mjete, ndërsa IKMT-ja ia lë si detyrë IMT-ës ta prishi. Fiksi iu drejtua IMT-së se pse ky vendim i marrë prej tyre nuk ishte ekzekutuar ende pas 7 vitesh.
Në përgjigjen zyrtare të kthyer për emisionin investigative IMT-ja thotë se i ka bërë të gjitha procedurat ligjore për prishjen e këtij objekti. Sipas tyre kanë shkuar dy herë pranë objektit, por kundravajtësit nuk kanë hapur derën dhe për pasojë nuk kanë kryer prishjen.
Ky institucion i referohet ligjit për kundravajtjet administrative duke thënë që kanë kaluar afatet për ekzekutimin e vendimit, pasi sipas tyre objekti duhej prishur brenda 2-viteve. Kështu vendimi duhej ekzekutuar deri në vitin 2019
Por këtë institucion e tradhtojnë shkresat.
Fiksi solli një shkresë të tetorit 2023 ku IMT Tiranë i kërkonte IKMT-ës që t’i jepte mjete dhe të prishnin objektit.
Kështu Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit njëherë thotë që mbaruan afatet në 2019, njëherë kërkon mjete për prishje në 2023. Qytetari endet dyerve të institucioneve prej 7 vitesh dhe vendimi për prishje nuk ekzekutohet./TCH
imt tirane
Aktualitet
25 Mars 2024, 20:41
r.ll
foto ilustruese
TURQI- Kompania e fluturimit "Air Albania" ka lënë në Stamboll pasagjerët e saj duke iu anuluar udhëtimin pa u dh&...
Aktualitet
25 Mars 2024, 20:29
E. D
Belinda Balluku
KUÇOVË- Dyfishohen kapacitetet transmetuese të nënstacionit elektrik të Kuçovës, duke përmir&eu...
Aktualitet
25 Mars 2024, 20:18
r.ll
jorgo goro
TIRANË- Janë zbardhur detaje nga dosja e SPAK që solli arrestimin e Jorgo Goros, kryebashkiakut në detyrë të Himar...
Aktualitet
25 Mars 2024, 19:53
r.ll
pamje nga aeroporti i prages
PRAGË- Rreth 200 shqiptarë kanë mbetur në aeroportin e Pragës, ndërsa supozohet se duhet të...
Aktualitet
25 Mars 2024, 19:19
S.N
Foto Ilustrim
SHKODËR- Pjesa më e madhe e zonave të banuara në Shqipëri vazhdojnë të ruajnë dëshmi të r&e...
Aktualitet
25 Mars 2024, 19:08
S.N
Foto Ilustrim
ELBASAN- Një aksident mes një automjeti dhe një biçiklete ka ndodhur në rrugën “Zogu i Parë”...
Aktualitet
25 Mars 2024, 18:55
S.N
Foto nga takimi
TIRANË- Diplomatë europianë dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare diskutuan sot në Tiranë mbi...
Aktualitet
25 Mars 2024, 18:36
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Nga 27 marsi, do të devijohet trafiku në rrugën që lidh Unazën Lindore me rrethrrotullimin e TEG-ut. ...
Aktualitet
25 Mars 2024, 18:23
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Është vetëdorëzuar në polici Ormir Gucia, i cili goditi me sende të forta në kokë efe...
Aktualitet
25 Mars 2024, 17:39
r.ll
pamje nga vendngjarja
SHKODËR- Është identifikuar autori i cili goditi me sende të forta në kokë efektivin e policisë n&...