LIVE UPDATES
Aktualitet

Imzot Angelo Massafra, mesazh në vigjilje të Krishtlindjes: T’i rivendosim ekuilibrat e prishur duke bërë gjithmonë të mirën dhe atë që është e drejtë

Imzot Angelo Massafra shprehet se të gjithë ne duhet të ecim vetëm drejt rrugës së mirë dhe mos ta lëmë të keqen të na mposht. Ai lutet që shpresa të mos mungojë kurrë në zemrat e të gjithë njerëzve. 

24 Dhjetor 2024, 14:33 Nga M.B
Imzot Angelo Massafra, mesazh në vigjilje të Krishtlindjes: T’i
Imzot Angelo Massafra

TIRANA- Imzot Angelo Massafra ka uruar në këtë vigjilje Krishtlindjeje uroi të gjithë besimtarët e krishterë për festën. Mesazhi i tij kishte në fokus paqen dhe lumturinë. Imzot Angelo Massafra shprehet se të gjithë ne duhet të ecim vetëm drejt rrugës së mirë dhe mos ta lëmë të keqen të na mposht. Ai lutet që shpresa të mos mungojë kurrë në zemrat e të gjithë njerëzve. 

"Prandaj, mesazhi im i urimeve për këtë Krishtlindje 2024, i fundit i shërbimit tim si Bari i kësaj Arqipeshkvie të Shkodër-Pult, dëshiron të jetë ky:

Të mësojmë nga Hyji metodologjinë e mishërimit, duke e zbatuar atë në jetën tonë kishtare dhe shoqërore, duke u bërë bashkëpunëtorë aktivë të Hyjit për shpëtimin e botës sonë. Të mësojmë që të relativizojmë gjithçka në Hyjin, duke bërë gjithçka për Të, ashtu si Jezusi erdhi në këtë botë për të bërë vullnesën e Atit (krh. Gjn 18,11).

T’i rivendosim ekuilibrat e prishur për shkak të mëkatit duke bërë gjithmonë të mirën dhe atë që është e drejtë, duke vënë në praktikë urdhërimet e Hyjit, që rregullojnë marrëdhëniet tona me Të, me të afërmin tonë dhe me të gjitha krijesat. Dhe, në fund, uroj që shpresa të mos mungojë kurrë në zemrat e secilit prej jush: ajo ushqeftë dëshirën për një botë më të mirë dhe qoftë stimuli i nevojshëm, me qëllim që secili ta bëjë të mirën dhe të angazhohet aktivisht në sferën kishtare dhe civile", tha Imzot Angelo Massafra.

Mesazhi i plotë:

Shumë të dashur,

jemi duke kremtuar solemnitetin e madh që i bashkon të krishterët anembanë botës në adhurimin e thellë të misterit të parë themelor të fesë sonë: Mishërimi i Fjalës së Hyjit, i cili, me dëshirën e tij, zgjodhi që të bëhej anëtar i familjes njerëzore. Në fakt, “Hyji që të krijoi pa ndihmën tënde, nuk mund të të shpëtojë pa këtë ndihmë”: kështu shprehej Shën Agustini (Sermoni CLXIX, 13), duke na bërë të kuptojmë se cila është metodologjia e Hyjit për shpëtimin e njerëzimit.

E pra, Hyji e përdori fillimisht këtë metodologji për veten e tij duke marrë natyrën njerëzore në mënyrë që të ofrojë më pas jetën e tij për shpëtimin e botës. Por këtë metodologji ai na e propozon edhe neve, duke na ftuar që të bashkëpunojmë me Të në veprën e shpëtimit.

Si Kishë në Shqipëri, më 16 nëntor të këtij viti, morëm një hir të madh me Lumnimin e Martirëve tanë Luigj Paliqi dhe Gjon Gazulli: dy shembuj të mrekullueshëm të bashkëpunimit aktiv me Hyjin për shpëtimin e botës. Sakrifica e jetës së tyre, në fakt, nuk ishte qëllim në vetvete, por kontribuoi në rivendosjen e drejtësisë dhe të paqes në popullin e tyre: në këtë mënyrë ata u bënë instrumente në duart e Hyjit për shpëtimin e vëllezërve dhe të motrave të tyre që ndodheshin në vështirësi të mëdha.

Me këtë Krishtlindje të Zotit përurohet edhe Viti i Jubileut, i cili dëshiron të jetë një kohë e rivendosjes së ekuilibrave mes Hyjit dhe njerëzimit, mes njerëzve dhe krijimit, mes njeriut dhe njeriut.

Jubileu 2025, me temë “Shtegtarë shprese”, na kujton para së gjithash gjendjen tonë në këtë tokë që është pikërisht ajo e “shtegtarit”, domethënë ajo e “kalimtarit”, duke relativizuar gjithçka në Hyjin; dhe më pas duke na nxitur që ta jetojmë kohën e shtegtimit tonë në këtë tokë me shpresë, domethënë duke ushqyer brenda vetes dëshirën për të mirën, e cila nuk duhet të mposhtet nga shkurajimi që e keqja vazhdon të mbjellë për shkak të luftërave, trazirave natyrore apo ligësisë njerëzore.

Prandaj, mesazhi im i urimeve për këtë Krishtlindje 2024, i fundit i shërbimit tim si Bari i kësaj Arqipeshkvie të Shkodër-Pult, dëshiron të jetë ky:

Të mësojmë nga Hyji metodologjinë e mishërimit, duke e zbatuar atë në jetën tonë kishtare dhe shoqërore, duke u bërë bashkëpunëtorë aktivë të Hyjit për shpëtimin e botës sonë.

Të mësojmë që të relativizojmë gjithçka në Hyjin, duke bërë gjithçka për Të, ashtu si Jezusi erdhi në këtë botë për të bërë vullnesën e Atit (krh. Gjn 18,11).

T’i rivendosim ekuilibrat e prishur për shkak të mëkatit duke bërë gjithmonë të mirën dhe atë që është e drejtë, duke vënë në praktikë urdhërimet e Hyjit, që rregullojnë marrëdhëniet tona me Të, me të afërmin tonë dhe me të gjitha krijesat.

Dhe, në fund, uroj që shpresa të mos mungojë kurrë në zemrat e secilit prej jush: ajo ushqeftë dëshirën për një botë më të mirë dhe qoftë stimuli i nevojshëm, me qëllim që secili ta bëjë të mirën dhe të angazhohet aktivisht në sferën kishtare dhe civile.

 Shumë të dashur, mbërriftë te ju ky urim mirësie dhe shprese që Zoti Jezus dëshiron për të gjithë:

Të gjitha familjeve të kësaj toke të dashur shqiptare dhe në veçanti atyre të kësaj Arqipeshkvie, ju uroj që të kenë marrëdhënie të shëndosha sipas modelit të Familjes së Shenjtë.

Të rinjve ju uroj që t’i hapen jetës, që të mos shkurajohen në ndërtimin e të ardhmes së tyre duke ndjekur rrugën e të mirës.

Atyre që ende jetojnë në vështirësi sociale dhe ekonomike, ju uroj që të gjejnë mbështetjen e institucioneve përkatëse.

Të sëmurëve, në shtëpi ose në struktura të kujdesit shëndetësor, ju uroj që të ndihen se trajtohen si njerëz dhe jo si numra.

Personave të moshuar dhe të vetmuar që ndjejnë humbjen e shkaktuar nga mërgimi në masë, ju uroj që të gjejnë ngushëllim në mbështetjen e bashkësisë.

Mërgimtarëve që jetojnë larg tokës dhe shtëpisë së tyre, ju uroj që të mos e humbasin dashurinë për atdheun e tyre dhe shpresën për një kthim të mundshëm të lehtësuar nga kushte më të mira të jetesës.

Të burgosurve ju uroj që të shpresojnë edhe një herë në një jetë të ndershme dhe në një shans të dytë.

 Urimet më të mira për gjithë të krishterë, katolikë, ortodoksë dhe vullnetmirë.

Gëzuar Krishtlindjen dhe një 2025 plot shpresë dhe gëzim.

Angelo Massafra O.F.M.

krishtlindjet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj