Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tashmë prej shtatë vitesh banorët e fshatit Hajmel dhe zonave përreth inskenojnë ritualin e “Betlehemit të gjallë”, ku qindra aktorë vullnetarë sjellin në jetë skena biblike të antikitetit, teksa mijëra vizitorë vijnë për të kundruar skenat në qiell të hapur përgjatë katër orëve.
HAJMEL- Nën qiellin e vrenjtur të një pasditeje Dhjetori, në fshatin Hajmel që shtrihet mes Lezhës e Shkodrës, dëgjohen së largu zërat e qindra banorëve që po përgatiten të nisin inskenimin e ritualit “Betlehemi i gjallë”, fare pak ditë përpara Krishtlindjeve.
Teksa mijëra vizitorë presin radhën të hapen dyert e shfaqjes, aktorë amatorë të veshur me rroba tradicionale nga koha e para lindjes së Krishtit kanë zënë vendet në shtëpizat prej druri dhe kashte të përgatitura prej muajsh enkas nga ata për këtë inskenim.

Tradita e “Betlehemit të gjallë” në veri të Shqipërisë e ka zanafillën në vitin 2018, kur prej shtatë vitesh në prag të Krishtlindjeve banorë të fshatrave Hajmel, Nënshat, dhe Dheu i Lehtë përfshihen në mënyrë vullnetare në organizimin e këtij rituali që risjell skena biblike të antikitetit.


“Kjo nuk është vetëm diçka religjioze. Kjo shkon përtej besimit, është një kombinim i aktrimit, teatrales, besimit dhe artit”, i tha BIRN Mark Hilaj, aktor profesionist dhe njëkohësisht një prej organizatorëve të ritualit që prej fillesave të tij.

Banorët aktrojnë role të ndryshme në qiell të hapur, duke filluar që prej rrahjes së hekurit, mjekimit të plagëve për të sëmurët, bluarjes së miellit dhe përgatitjes së bukës, kujdesit për fëmijët, lindjes së Jezusit, e shumë të tjera.


Fretërit Kapuçinë në Shqipëri kujdesen për çdo detaj të mbarëvajtjes së ritualit që prej fillimit në orën 16:00 deri në mbyllje të tij në orën 20:00.
“Çdo vit ne ndërrojmë disi skenat, në mënyrë që gjithmonë të ketë diçka ndryshe për vizitorët”, i tha BIRN fra Gjon Shtjefni, një prej fretërve Kapuçinë që merret me organizimin e ritualit.


Inskenimi Betlehemi i Gjallë do të mbahet edhe në dy data të tjera për vizitorët, më 26 Dhjetor dhe 2 Janar./ BIRN


PRIZREN- Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave, të dy...
arrestimi TIRANË- Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës. Sipas bluve, të riut iu ...
Foto ilustruese KOSOVA- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) të hënën ka pranuar rezultatet e analizave laboratorike për mos...
TIRANË- Televizioni “Ora News” ngriti alarmin për “zhdukjen” e 1.809.054 (një milion e tetëqind mijë) litra p...
Parashqevi Simaku SHBA- Një video e publikuar nga mediat amerikane solli që shqiptarët kudo nëpër botë të shqetësoh...
Foto ilustruese SHQIPËRI- Festat e fundvitit kthejnë emigrantët në atdhe. Bëhet me dije se ditën e sotme ka fluks të...
Bora KORÇË- Moti i keq në vend dhe reshjet e dëborës gjatë mbrëmjes së djeshme kanë sjellë problem...
Fqinji SARANDA- Një nga banorët e fshatit Metoq ka rrëfyer për mediat si e ka njohur çiftin Tahiraj në banesën e ...
protesta TIRANË- Policia e Tiranës ka shoqëruar 7 qytetarë të cilët morën pjesë në protestën e opoztë...
Foto ilustruese SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me krimin e rëndë në familjë në Sarand&eu...