Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
12 të pandehurit akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, për procedurat e dhënies së koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për 8 nga të pandehurit për aferën e Inceneratorit të Tiranës. Gjykimi i shkurtuar u pranua për Lefter Kokën, Erjon Muratajn, Bledar Karolin, Taulant Tushen, Namik Simixhiun, Valbona Ballgjinin, Sidita Koplikun dhe Jetmir Llapajn.
Ndërkohë 4 të pandehurit e tjerë, Silena Tola, Etleva Kondi, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi do të gjykohen me procedurën e zakonshme. Gjyqtarja Elsa Ulliri vendosi që çështja e tyre të ndahet nga pjesa tjetër. 12 të pandehurit akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, për procedurat e dhënies së koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.
Projekti koncesionar për inceneratorin e Tiranës u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë më shumë se 100 milionë euro – ndonëse punët mbetën përgjysmë dhe inceneratori nuk u ndërtua asnjëherë. Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme caktoi 15 masa sigurie për zyrtarë dhe biznesmenë të përfshirë në këtë aferë, mes të cilëve edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish- deputeti socialist, Alqi Bllako dhe drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, të cilët u arrestuan dhe ndodhen në qeli.
Në gusht të vitit 2023, SPAK urdhëroi sekuestrimin e kompanisë së inceneratorit të Tiranës duke argumentuar se hetimet paraprake kishin nxjerrë pronarë fundorë të zinxhirit të maskuar në Holandë, biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash për dy incineratorët e tjerë, Elbasanin dhe Fierin.
Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, projekti koncesionar i trajtimit të mbetjeve në Tiranë mori jetë pasi kryebashkiaku Veliaj i dërgoi qeverisë në janar të vitit 2016 një studim fizibiliteti të IFC-së për zgjerimin e landfillit të Sharrës bashkë me propozimin për mundësinë e përfshirjes së sektorit privat në fushën e menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane në kryeqytet. Projekti u udhëhoq më pas nga Ministria e Mjedisit, ku u përfshinë edhe dy biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto përmes një oferte të pakërkuar.
Ergys Vogli DURRËS- Një person është vënë në prangat e policisë së Durrësit ditën e sotme p&e...
pajtime fetahu TIRANË- Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu e akuzuar për lidhjen me bandën kriminale të Suel Çelës k...
Ramazan Mataj TIRANË- Motra e Armela Hasajt ka treguar versionin e saj të ngjarjes së rëndë, ku vëllezërit e saj vran&eu...
tom dodaj KOSOVË- Gjykata e Prishtinës ka shpallur fajtor dhe dënuar me 5 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë, Tomë Dodajn i cil...
foto ilustruese TIRANË- Prindërit e autorëve të vrasjes së Ramazan Matajt kanë folur lidhur me përfshirjen e vajzës...
Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion kundër Call Centerave në Tiranë. Mësohe...
tome dodaj KOSOVË- Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, k...
Operacioni Revanshi TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për operacionin Revanshi ku u goditën 7 grupe kriminale n&eu...
foto ilustruese TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në kryeqytet. Sipas informacion...
mehdi malkaj TIRANË- Protesta e përjavshme po zhvillohet edhe sot para bashkisë së Tiranës. Opozita dhe Aleanca për Mbrojtje...