LIVE UPDATES
Aktualitet

Incidenti në Gramsh/ Kush ishte “Harabeli i kuq” kontakti i spiunëve rusë dhe ukrainas në Tiranë! Çfarë u gjet në aparatet e tyre

Kjo pikë strategjike e fshatit Çekin është vetëm 100 metra larg ish-repartit ushtarak të fshatit Çekin aty ku qëndruan dy rusët dhe ukrainasi Fedir Alpatov. Pas shpinës time ndodhet depo e ujit e fshatit Çekin, në të majtën time ndodhet uzina mekanike e fshatit Çekin, ndërsa përballë meje ndodhet diga e hidrocentralit të Banjës.

29 Shtator 2022, 17:27 Nga e.k
Incidenti në Gramsh/ Kush ishte “Harabeli i kuq” kontakti i
Dy personat e arrestuar nga Policia

GRAMSH- 18 gusht 2022, Cekin, Gramsh. Një makinë luksoze tip “Chevrolet” me tre shtetas të huaj mbërrin në fshatin Çekin të Gramshit. Banorët habiten nga prania e këtij mjeti luksoz në fshatin e tyre dhe nga kurioziteti nisin ta fotografojnë dhe të sillen në mënyrë miqësore me tre të huajt që dukeshin si vizitorë.

Deri këtu, duket një fabul e bukur dhe argëtuese për disa turistë që po vizitonin një vend të panjohur për ta, por pasditja e 20 gushtit tregoi se e vërteta rezultoi se ishte krejt ndryshe.
Çfarë ndodhi më 20 gusht në fshatin Çekin të Gramshit dhe cila është dinamika e vërtetë e ngjarjes?

Pas investigimit News24 zbuloi vendin ku qëndruan dy rusët dhe ukrainasi gjatë ditëve që ishin në Gramsh, deri në momentin që ndodhi incidenti në uzinë. Ky është ish-reparti ushtarak i fshatit Çekin ose siç njihet nga banorët kundërajrori. Në këtë ish-repart ushtarak qëndruan gjatë ditëve që ishin në Gramsh dy rusët dhe ukrainasi. Kushtet nuk janë shumë të përshtatshme, por dy rusët dhe ukrainasi kishin marrë të gjitha masat për të qëndruar në një ambient të tillë. Por, përse ata zgjodhën të qëndronin në këtë ambient të fshehur dhe nuk u strehuan në ndonjë hotel të zonës?

“Atje flinin ata. Kanë hyrë në çdo repart”
Kjo pikë strategjike e fshatit Çekin është vetëm 100 metra larg ish-repartit ushtarak të fshatit Çekin aty ku qëndruan dy rusët dhe ukrainasi Fedir Alpatov. Pas shpinës time ndodhet depo e ujit e fshatit Çekin, në të majtën time ndodhet uzina mekanike e fshatit Çekin, ndërsa përballë meje ndodhet diga e hidrocentralit të Banjës.

Po nga kjo pikë strategjike duken qartë edhe antenat e qytetit të Gramshit për transmetimin e frekuencave të valëve. Vendqëndrimi i rusëve në këtë pikë strategjike tregon se misioni i tyre ishte mirëorganizuar.

“Në fakt nga të gjitha gjetjet shikohet që në aparatet e tyre celularë janë gjetur pamje, lëvizja e tyre, qëndrimi në disa vende të cilat mund të shërbejnë si mbledhje tipike e të dhënave në kuptimin gjeografik, i cili mund të përgatisë goditje të ndryshme të cilat mund të shkaktojnë destabilizim të shoqërisë”, tha eksperti i sigurisë publike Fabian Zhilla.
Pas ngjarjes shtetasve rusë dhe ukrainasit iu sekuestruan sendet që ata kishin me vete.

Grupi hetimor sekuestroi:
1 automjet Chevrolet me targa AX 6200 IP, dy drone, aparate fotografike, laptopë, usb memorie, celularë, pajisje te dyshimta elektronike, para, 3 lingota ari, pajisje vëzhgimi për natën, hardisk i jashtëm; 1 (një) copë fishek model 56, kalibër 7,62 mm dhe 1 (një) predhë fisheku armë zjarri kalibër 12.7 mm, dokumente identifikimi dhe udhëtimi, pajisje kampingu të ndryshme, 1 bombol e përdorur në formë spray neuroparalizuese, 6 telefona celularë dhe karta sim, ku disa prej kartave ishin shqiptare.

Në këto karta sim janë gjetur edhe komunikime me numra shqiptarë. Burime konfidenciale thanë për News24 se para se të mbërrinin në Gramsh, dy rusët dhe ukrainasi kanë pasur kontakte edhe me persona të tjerë në Tiranë, me të cilët janë takuar veçmas. Kush është “Krasnij Vorobej” “harabeli i kuq” që përmendet në kontaktet e tyre në Shqipëri. Ky informacion është në dosjen hetimore dhe mbahet top sekret.

Në aparatet e tyre janë gjetur të fotografuara objekte të sigurisë së veçantë të ruajtura nga ligji si dhe objekte të infrastrukturës kritike. Përveç Uzinës Ushtarake të Gramshit, kanë fotografuar edhe Hidrocentralin e Moglicës, digën e këtij HEC-i si dhe rezervuarin e Bovillës. Në rrjetin telegram, në një grup ku ishin 4 persona dërgoheshin të gjitha fotot që kishin bërë dy rusët dhe ukrainasi në vendin tonë.

“Këta janë të rekrutuar, janë paguar, u është dhënë lista e objekteve që duhet të filmojnë dhe të marrin informacion dhe më pas ta përcjellin. Megjithatë nga informacionet që del përgatitja fizike e njërit prej tyre ka qenë e admirueshme dhe nuk mund të përjashtohet mundësi që njëri nga ata mund të jetë edhe përfaqësues drejtpërdrejt i GRU-së”, tha Zhilla.

Marrë nga Balkanweb

 

gramsh ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj