LIVE UPDATES
Aktualitet

Shërbimi Social reagon pas inspektimit të KLSH-së: Fëmijëve s’u është cënuar sasia ushqimore, marrin kaloritë sipas menuve

Me anë të një postimi në Facebook Shërbimi Social Shtetëror njofton se femijëve nuk u është cënuar për asnjë moment sasia, cilësia dhe kaloritë ditorë ushqimore sipas menuve të miratuara. SHSSH sqaron se kuotat e shpenzimeve ushqimore janë në përputhje me një udhëzim dhe se kuotat ushqimore ditore janë të ndara sipas grupmoshave.

29 Shtator 2022, 16:01 Nga e.k
Shërbimi Social reagon pas inspektimit të KLSH-së:
Shtëpia e fëmijës "Zyber Hallulli"

TIRANË- Shërbimi Social Shtetëror ka reaguar pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi se kishte vërejtur një sërë shkeljesh në shtëpinë e Fëmijëve “Zyber Hallulli” dhe se fëmijët ushqeheshin më pak se norma.

Me anë të një postimi në Facebook Shërbimi Social Shtetëror njofton se femijëve nuk u është cënuar për asnjë moment sasia, cilësia dhe kaloritë ditorë ushqimore sipas menuve të miratuara. SHSSH sqaron se kuotat e shpenzimeve ushqimore janë në përputhje me një udhëzim dhe se kuotat ushqimore ditore janë të ndara sipas grupmoshave.

Po ashtu thuhet se menuja ushqimore hartohet një herë në jave nga një ekip, i cili ngrihet çdo fillim viti me Urdhër të Titullarit të institucionit. Ekipi përbëhet nga mjek, përgjegjës i sektorit social dhe edukatori. Menuja pasqyrohet në mjedisin e kuzhinës dhe firmoset nga ekipi.

REAGIMI I PLOTË:

SQARIM I SHSSH PËR MEDIAN
Lidhur me kërkesat e medias bazuar në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit kryer në Shtëpinë e Fëmijëve Shkollorë, Shërbimi Social Shtetëror, siguron se fëmijëve dhe të gjithë përfituesve të institucioneve të përkujdesit shoqëror nuk u është cënuar për asnjë moment sasia, cilësia dhe kaloritë ditorë ushqimore sipas menuve të miratuara.
ShSSh sqaron opinionin publik se kuotat e shpenzimeve ushqimore janë pjesë e Udhëzimit nr. 689, datë 02/10/2018. Në përputhje me këtë udhëzim, kuotat ushqimore ditore janë të ndara sipas grupmoshave.
Kjo kuotë individuale e përllogaritur me numrin e përgjithshëm të fëmijëve përcakton fondin limit për ushqimet, procedura e prokurimit të tyre realizohet nga Agjensia e Blerjeve të Përqëndruara.
Marrëveshja Kuadër e lidhur për furnizimin me ushqime ka një kohëzgjatje 2 vjeçare (2020-2022). Çdo produkt ushqimor, në përputhje me Marrëveshjen Kuadër dhe kontratat e lidhura me operatorët ekonomikë, blihet sipas kushteve të kontratës me një çmim të pandryshueshëm, duke mos cënuar sasinë dhe cilësinë e ushqimit ditor për fëmijët.
Lidhur me procedurat që ndiqen, institucioni në momentin që merr në dorëzim produktet ushqimore kontrollon përputhshmërinë me specifikimet teknike për sasinë dhe cilësinë e mallrave. Për produktet ushqimore sipas specifikave te tyre, kontrollohen kushtet e ruajtjes si afati I skadencës dhe për produktet shtazore kontrollohet çertifikata e cilësisë së produkteve nga AKU sipas procedurave të përcaktuara.
Menuja ushqimore hartohet një herë në jave nga ekipi shumë-disiplinor, I cili ngrihet çdo fillim viti me Urdhër të Titullarit të institucionit. Ekipi përbëhet nga mjek, përgjegjës I sektorit social dhe edukatori. Menuja pasqyrohet në mjedisin e kuzhinës dhe firmoset nga ekipi shumë-disiplinor.
Shërbimi Social Shtetëror i siguron të gjithë përfituesit në institucionet tona të përkujdesit social dhe të gjithë qytetarët se jemi të angazhuar për të ofruar shërbime sociale me standarde në të mirë të fëmijëve dhe të gjithë përfituesve dhe të punojë pa ndalur në përmirësimin e shërbimeve sociale në vend.

shtepia e femijes zyber hallulli kontrolli i larte i shtetit sherbimi social shteteror

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj