Arrestohet Vangjush Dako! SPAK pret "urdhër arreste" edhe për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit
Pse përfundoi në SPAK Vangjush Dako? Banorët e pallatit të rrënuar nga tërmeti e denoncuan, ish-kryebashkiaku kish...
Pse përfundoi në SPAK Vangjush Dako? Banorët e pallatit të rrënuar nga tërmeti e denoncuan, ish-kryebashkiaku kish...
Raporti vjetor i Prokurorisë së Përgjithshme, Çela: Berati, qarku më i qetë, Gjirokastra mban “trofeun&rdq...
Rezultati në Rrogozhinë, Ivi Kaso: Do e çojmë vendimin e KAS në Kolegjin Zgjedhor 6 Qershor, 12:32 ...
"S’ka zgjidhje pa përfshirë Berishën"/ Salianji: Basha i padëshirueshëm, duhen figura të reja në parti ...
Ibrahimaj u shpreh se përmes kësaj liste, do të sigurohet që paratë e përfituara nga aktivitetet kriminale, të mos amnistohen.
TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se projektligji i amnistisë fiskale, ka një listë shumë të gjatë të përjashtimeve të atyre individëve, të cilët nuk përfitojnë. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Ibrahimaj u shpreh se përmes kësaj liste, do të sigurohet që paratë e përfituara nga aktivitetet kriminale, të mos amnistohen. Ibrahimaj tha se çdo person i cili kërkon të amnistojë paratë, duhet të aplikojë duke bërë një plotësuar një format vetëdeklarimi.
“Dua të theksoj që projektligji, i cili është në konsultim, ka një listë shumë të gjatë të përjashtimeve të atyre që nuk përfitojnë nga kjo amnisti. Pra, përfshin funksionarë publikë dhe familjarët e tyre, subjekte që janë pjesë e deklarimit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit, subjekte që kanë pasur rekorde penale në Shqipëri, të gjithë subjektet që janë pjesë e ligjit të OFL-së. Lista e përjashtimeve është shumë e madhe dhe nëpërmjet kësaj liste do sigurohemi që asnjë para që është përfituar nga aktivitete kriminale, nuk do të legalizohet nëpërmjet kësaj amnistie. Duam të amnistojmë dhe legalizojmë ato para që janë fituar nga puna dhe kjo do të kryhet nëpërmjet një formati vetëdeklarimi, ku secili individ do të vetëdeklarojë. Mbas aplikimit me vetëdeklarim të çdo qytetari, një grup i posaçëm i administratës tatimore, përmes një sistemi elektronik do të shkëmbejë të dhëna me një numër institucinoesh të parashikuara në ligj, për të parë nëse janë apo jo subjekt i amnistisë,"- theksoi ajo.
Sot, Bashkimi Evropian ka dalë kundër nismës së kryeministrit Edi Rama për amnisitinë fiskale që legalizon paratë e emigrantëve shqiptarë. Një ditë më parë, Rama u shpreh i vendosur për të vijuar me nismën e qeverisë për amnistinë fiskale. Ai tha se nuk do të lejonte asnjë ndërkombëtar që të fyente emigrantët shqiptarë duke vënë në dyshim burimin e të ardhurave të tyre nga puna jashtë Shqipërisë.
Qeveria shqiptare i është rikthyer projektligjit për aministi fiskale dhe penale pas thuajse dy vitesh. Institucionet ndërkombëtare financiare e kritikuan draftin e vitit 2020, por autoritetet thonë se këtë herë ai vjen i përmirësuar. Para dy vitesh ajo u tërhoq nga nisma pas kritikave të institucioneve financiare ndërkombëtare. Edhe pse zyrtarët thonë se vërejtjet janë reflektuar në projektin e ri, ekspertët, Opozita dhe disa dhoma biznesi si ajo amerikane, gjermane dhe dhoma e tregtisë dhe industrisë Tiranë, e kundërshtojnë aministinë, duke thënë se ajo nxit informalitetin dhe i hap rrugë depërtimit në ekonomi të parave të siguruara nga aktivitete kriminale. Qeverisë do t’i duhet edhe konsensusi i opozitës, pasi për miratimin në Kuvend të aministisë kërkohen 84 vota, të cilat shumica e vetme nuk i ka.
Esmin Ferhati GREQI- Krimineli shqiptar, Esmin Ferhati, i njohur ndryshe me nofkën Esko është bërë kryefjala e lajmeve në Gre...
Burgu i Fierit TIRANË- 18 efektivët, punonjës në burgun e Fierit kanë janë lënë sot në masën e siguris&eu...
Policia VLORË- Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi që të strehonte në banesën e tij 5 emig...
Policia e Dibrës DIBËR- Një 42-vjeçar i identifikuar me incialet H.R është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi ka...
Momenti SHBA- Në rrjet po qarkullon një video e shpëtimit të një personi i cili kishte ngrecur brenda mjetit të tij. Shkak i ...
Klodian Calamani FIER- Ditën e sotme është shtyrë për herë të dytë në gjykatën e Fierit gjykimi i &c...
Edi Rama TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se vetë kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e ish-Drejt...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se gjurmët e fundit të biznesmenit nga Kosova Shenasi Loha, rezultojnë në Lush...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se fajësimi i Dorian Shurdhit për atentatin ndaj Kujtim Metës nga autoritetet shqiptare pa...
Shenasi Loha TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Shenasi Loha, shqiptari që gazetari Artan Hoxha e denoncoi si të...