LIVE UPDATES
Aktualitet

Indeksi i Deloitte 2025: Çmimet e banesave në Shqipëri rriten me 16.5%. Tirana dhe Vlora me +25% në vit, ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë

24 Shtator 2025, 12:33 Nga DOSJA
Indeksi i Deloitte 2025: Çmimet e banesave në Shqipëri rriten
Deloitte

Deloitte publikoi së fundmi raportin “Indeksi i Pasurive të Paluajtshme 2025”. Ky raport është një analizë e tregjeve europiane, që mbulon 28 vende dhe 75 qytete. Shqipëria, e përfshirë për herë të parë në këtë raport, renditet ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë për vitin 2024. Rezultatet tregojnë një treg në rritje të shpejtë, me çmime që po afrohen me mesataret rajonale, por që ngrejnë edhe shqetësime për përballueshmërinë dhe qasjen e qytetarëve në strehim.

Sipas raportit, çmimet e banesave në Shqipëri u rritën mesatarisht me 16.5% në 2024, duke arritur një mesatare prej 1,620 €/m². Tirana (+25%) dhe Vlora (+25%) patën rritje ndër më të lartat në Europë. Durrësi, me 1,330 €/m², mbetet ndër qytetet më të përballueshme.

Gjetjet Kryesore për Shqipërinë:

• Rritje e shpejtë: Shqipëria tejkaloi shumicën e vendeve europiane në rritjen e çmimeve.
• Turizmi si faktor: Projektet infrastrukturore dhe interesi ndërkombëtar kanë nxitur kërkesën në
Vlorë.
• Qiratë në rritje: Vlora (+25%) dhe Durrësi (+22.5%) shënuan rritjet më të larta në Europë.
Raporti i Deloitte nënvizon se Shqipëria po fiton terren si destinacion i ri për investime në pasuri
të paluajtshme:
• 18% e blerësve janë jo-rezidentë, kryesisht nga vende të BE-së, që e shohin Shqipërinë si treg
në zhvillim me potencial fitimi.
• Projektet e mëdha infrastrukturore, si aeroporti i ri i Vlorës dhe përmirësimi i lidhjeve rrugore,
po e shtojnë më tej interesin për zonat bregdetare.
• Çmimet konkurruese, të cilat janë ende më të ulëta se mesatarja europiane, e bëjnë tregun
shqiptar tërheqës për investitorët që kërkojnë kombinimin e rritjes së shpejtë me kosto të ulët
hyrjeje.

Konteksti Europian:

• Qytetet me rritjen më të fortë: Krakovi (+28.1%), Tirana dhe Vlora (+25%), Varshava
(+21.8%).
• Qyteti më i shtrenjtë në Europë: Luksemburgu (11,074 €/m²).
• Kryeqyteti më i lirë: Ankaraja (905 €/m²).
• Përballueshmëria: Në Amsterdam dhe Athinë duhen mbi 15 paga vjetore për një apartament 70
m².
• Qiratë: Luksemburgu kryeson me 43.4 €/m² në muaj, e ndjekur nga Parisi me 32 €/m² në muaj.

Ndërsa në Shqipëri, Tirana kryeson me një qira mesatare prej 7.7 €/m² në muaj, në nivele të krahasueshme me vendet e rajonit (Sofia prej 8.0 €/m² në muaj dhe Stambolli 7.1 €/m² në muaj), ndërsa Durrësi mbetet ndër qytetet më të përballueshme me një nivel qiraje prej 4.9 €/m².

Raporti tregon se tregu shqiptar është dinamik por me sfida për përballueshmërinë. Çmimet po rriten më shpejt se të ardhurat, sidomos në Tiranë dhe në qytetet bregdetare. Nëse kërkesa vazhdon të tejkalojë ofertën, përballueshmëria do të mbetet problem.

Për më shumë informacion rreth gjetjeve shkarkoni raportin e plote këtu Property Index | Real
Estate | Deloitte ose kontaktoni me ekspertët tanë:

Denada Dosti,                                                     Redian Hysi

Drejtoreshë, Departamenti i Konsulencës                 Zv. Drejtor, Departamenti i Konsulencës

[email protected]                                            [email protected]

Phone: +355696073361                                       Phone: +355697071893

Departamenti i Marketingut [email protected]

Rreth raportit

Indeksi Deloitte i Pasurive të Paluajtshme 2025 analizon çmimet, qiratë, përballueshmërinë dhe
prirjet e tregjeve rezidenciale në 28 vende dhe 75 qytete të Europës, Izraelit dhe Turqisë. Prej më
shumë se 13 vitesh, është bërë një nga pasqyrat më të rëndësishme me ndikim dhe
gjithëpërfshirëse të tregut europian të pasurive të paluajtshme. Ai ofron një panoramë të saktë
mbi të gjithë rajonin, duke u shërbyer si burim i vlefshëm informacioni për profesionistët e
pasurive të paluajtshme, institucionet dhe publikun e gjerë.
***

deloitte

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit