LIVE UPDATES
Politike

"Individë me rekorde kriminale", KQZ dërgon në Prokurori 38 kandidatë, mes tyre Artur Bushi, paralajmërimi: Kush s'ka lidhje me zgjedhjet, s'do rrijë në qendra votimi, do njoftojmë policinë

Kryekomisioneri tha se nëse do të identifikohet një person që nuk ka lidhje, atëherë do të njoftohet Policia e Shtetit.

10 Maj 2023, 14:32 Nga F.M
"Individë me rekorde kriminale", KQZ dërgon në
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar në Prokurori për verifikim të thelluar në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit 38 kandidatë për kryetarë bashkie dhe për anëtarë të këshillave bashkiakë. Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaroi në një prononcim për mediat se janë 10 kandidatë për kryebashkiakë dhe 28 kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiakë që do të hetohen. Disa prej kandidatëve janë: Artur Bushi, kandidat i PS për bashkinë Krujë, Rezart Tusha, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Shijak si dhe Alfred Beleri, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Himarë. Celibashi tha gjithashtu se në qendrat e votimit nuk do të lejohet që të qëndrojë asnjë person që nuk do të ketë lidhje me zgjedhjet. Kryekomisioneri tha se nëse do të identifikohet një person që nuk ka lidhje, atëherë do të njoftohet Policia e Shtetit.

“Janë 38 kandidatë nga 23,907 kandidatë në total, kandidatë për kryetarë bashkie dhe anëtarë për këshill bashkiak të cilët KQZ bazuar në atë çfarë ata vetë kanë deklaruar këta kandidatë në formularët e tyre të Vetëdeklarimit por dhe nga indicie të marra nga partitë politike sipas rastit kemi vendosur për të kërkuar verifikim të thelluar prej organit të Prokurorisë. Janë 28 kandidatë për anëtarë të këshillit bashkiak nga 23763 në total të cilët janë dërguar dhe këta për hetim të thelluar. Sipas detyrimit që KQZ ka i ka bërë publik formularët e Vetëdeklarimit për të gjithë kandidatët, por dhe emrat e kandidatëve të cilët janë dërguar për hetim të thelluar. Janë 10 kandidatë për kryetarë bashkie nga 144 në total, të cilët janë dërguar për hetim të thelluar. Këta kandidatë kandidojnë në zonat zgjedhore të Bashkive Kuçovë, Krujë, Vau i Dejës, Shijak, Devoll, Himarë, Mallakastër, Kukës dhe Has. Kandidatët për këshilla që janë dërguar për hetim të thelluar i përkasin bashkisë Bulqizë, Mirditë, Shijak, Tropojë, Berat, Pukë, Gramsh, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Kuçovë, Dibër, Fushë Arrëz. Nëse konstatojnë situata të tilla, do njoftojnë KQZ, zgjedhës që kanë përfunduar votimin, nuk ka asnjë arsye të ligjshme për të qëndruar në këto ambiente. Shpresoj që kjo thirrje të marrë jehonën që duhet, se ata që rrinë kur nuk kanë punë aty, lidhet me interesa të partive politike. Nuk ekziston problemi i ndryshimit të vendndodhjes së qendrave të votimit. Nuk ka vend për të pasur këtë shqetësim dhe me siguri nuk do të jetë rasti për të pasur konfuzion. Lëvizjet janë ndryshime të fraksioneve të qendrave të votimeve apo sallave të së njëjtës godinë. Kjo është situata. Secili ka vlerësimin sesa qëndron ose jo si problematikë, por në pikëpamje praktike nuk besoj se do të shkaktojë problem ditën e votimit. Çështja e përmbajtjes të materialeve propagandistike nuk është e lidhur me kompetencën e KQZ. Ajo çfarë është në kompetencën tonë është vendndodhja e këtyre posterave. Si e ndërtojnë retorikën liderët politikë, kryeministri apo kryetarë të opozitës është çështje e tyre dhe shkon përtej kompetencës tonë. E vetmja gjë që mund të themi është që të ribëjmë thirrje për vetëpërmbajtje të liderëve politikë por duhet të pranojmë që ata mendojnë se i dinë të gjitha dhe i bëjnë shumë mirë,"- tha Celibashi.

ilirjan celibashi kqz 10 maj 2023 fushata 2023

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj