LIVE UPDATES
Aktualitet

Inventari i emergjencave civile për fatkeqësitë natyrore, mjetet e pamjaftueshme

Tërmeti i vitit i madh i 26 nëntorit 2019, mbi të gjitha zbuloi dobësitë e shtetit shqiptar për tu të përballuar me fatkeqësi të tilla.

13 Shkurt 2023, 16:12 Nga k.m.
Inventari i emergjencave civile për fatkeqësitë natyrore, mjetet
Foto ilustruese

Intensiteti i fatkeqësive natyrore po shpeshtohet nga viti në vit si pasojë e ndryshimeve klimaterike. Zjarret, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe tërmetet, diku ngjarje me probabilitet të ulët, tani janë bërë të zakonshme jo vetëm duke sjellë dëme ekonomike, por një rrezik evident për jetët njerëzore. Tërmeti shkatërrues në Turqi ka hapur një debat global se si bota duhet të përgatitet për tu përballuar me këto fatkeqësi.

Tërmeti i vitit i madh i 26 nëntorit 2019, mbi të gjitha zbuloi dobësitë e shtetit shqiptar për tu të përballuar me fatkeqësi të tilla. Tashmë po bëhen tre vite nga ngjarja e tërmetit, nuk janë bërë përparime as aspektet më të thjeshta si edukimi i popullatës, krijimi i hapësirave për evakuim dhe përforcimi i emergjencave civile të cilat ende kanë boshllëqe në pajisje dhe në njerëz.

Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes, e cila ka nën mbikëqyrje Agjencinë e Mbrojtjes Civile prefekturat aktualisht janë vetëm 524 çadra për strehim, 6 gjeneratorë dhe 6 autobote uji.

Lista zyrtare pajisjeve, mjeteve dhe burimeve njerëzore në rang kombëtare duke përfshirë prefekturat dhe Ministrinë e mbrojtjes tregojnë për kapacitete të kufizuara në rast fatkeqësish. 524 çadra për strehim kuptohen që nuk janë të mjaftueshme as për një lagje të një qyteti të vogla në rast të një fatkeqësie si tërmeti i Durrësit 2019.

Ministria e Mbrojtjes nxori për konsultim publik vjeshtën e vitit të kaluar Strategjinë Kombëtare Për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë 2023-2030 në të cilën renditi boshllëqet që u zbuluan nga tërmeti i vitit 2019, të cilat duket se janë thelluar më tej.

Dikasteri i Mbrojtjes që ka në mbikëqyrje Agjencinë e Mbrojtjes Civile vlerësoi se faktorët kryesorë të riskut për rrezikun sizmik në Shqipëri përfshijnë infrastrukturën e dobët dhe ndërtimet e paligjshme dhe/ose të papërgjegjshme të ndërtesave, të cilat shpesh përfshijnë mosrespektimin e kritereve të sigurisë së vetë ndërtimit dhe vendosjen e ndërtesave në zona me risk të lartë sizmik siç është ish-këneta e Durrësit, ku një tërmet shkakton shembjen e ndërtesave.

Përveç kësaj, ekziston një nivel i ulët i sigurimit të pasurive të paluajtshme dhe aftësisë së popullsisë së varfër ekonomikisht (veçanërisht rurale) për t’u rimëkëmbur nga pasojat e tërmeteve.

Për më tepër, në Shqipëri ka 362 diga më të larta se 15 m me zona të populluara poshtë tyre. Ato janë relativisht të vjetra, veçanërisht ato në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural apo pushtetit vendor, të cilat përbëjnë rreth 90% të digave dhe për rrjedhojë më të cenueshme ndaj aktivitetit sizmik. Gjithashtu, kërkohet edhe ndërtimi i digave të reja, disa prej të cilave në zonat e ekspozuara ndaj rrezikut sizmik nga pikëpamja gjeologjike.

Dokumenti i Ministrisë së mbrojtjes vë në dukje se ende ka kapacitete të kufizuara si për financat ashtu edhe për personelin e administratës vendore në trajtimin e risqeve dhe pasojave të tërmeteve. Kur bëhet fjalë për parandalimin e fatkeqësive, ekziston ende mosndëshkimi për individët dhe personat juridikë që ndërtojnë pa leje në toka ku ndërtimi është i ndaluar me ligj, ose injorojnë masat e ndërtimit rezistente ndaj tërmeteve. Për më tepër, ndërtesat (përfshirë ato historike dhe veprat e artit) dhe infrastruktura e dëmtuar më parë nga tërmetet ende nuk kanë përforcime strukturore për t’i bërë ballë tërmeteve të ardhshme dhe ka mangësi kur bëhet fjalë për standardet e rindërtimit.

Në rast tërmeti për mungesë fondesh do të ketë sfida lidhur me vlerësimin e ndërtesave dhe rikonstruksionin e godinave të vlerësuara nga autoriteti përkatës.

Gjithashtu, ende nuk janë konsoliduar njësitë organizative të mbrojtjes civile në administratën qendrore dhe strukturat e planifikimit dhe MC nëpër bashki, gjë që me shumë mundësi do të çojë. Lista me burimet, njerëzore dhe mjetet për përballimin e situatave emergjente që krijojnë fatkeqësitë natyrore në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Prefekturave.

Prefekturat

Mjeke 313
Infermiere 1329
Personel 1400
Ekskavatorë 236
Borëpastruese & Kripëhedhëse 109
Fadroma & Traktorë 275
Vinça 92
Makina transporti të llojeve të ndryshme 783
Varka /Skafe 31
Pompë uji thithëse dhe furnizimi me ujë 85
Pompa Shpine për fikjen e zjarrit 71
Auto-shkallë 5
Ambulanca 167
Mjete zjarr-fikëse 151
Forca Zjarrë-fikëse 1295
Laborator 46
Numri i shtretërve për evakuim ,spitale, hotele, konvikte etj. 8180
Ambiente të lira për evakuim (m2) 529237
Çadra strehim 524
Të ndryshme 247
Gjeneratorë 6
Autobot Uji 6
Spitale e poliklinika 14
Qendra Shëndetësore 53
Qendra Ambulatore 328
Salla Operacioni 8
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura 326
Shërbimi Pyjor 420
Policia e Shtetit 1544

Kapacitete të Forcave të Armatosura

Mjete për transport njerëzish, (350 persona) 20
Mjete për transport mallrash, 7 ton 20
Kamionë te mesëm, 5 ton 15
Kamionçina 22
Helikopterë Cougar 24 persona 2
Motorbarka me motor 9
Anije patrulluese, motovedeta 3
Zjarrëfikse 9
Borëpastruese 4
Autoambulanca 12
Kullë ndriçimi me gjenerator 1
Gjenerator 3
Autobotë për ujë të pijshëm 10000 L 1
Ndërtim kampingjesh 1 togë
Batalionet (persona kërkim -shpëtimi raste (përmbytje, zjarre, tërmete etj) 360
Akomodim në shtëpinë e pushimit Durrës (shtretër) 120
Akomodim në shtëpinë e pushimit Jalë (shtretër) 50
Akomodim në Bunavi (familje) 150
Mjete të rënda 1 togë
Mjete dhe gërmuese 6
Mjete për transport inertesh, (vetëshkarkues) 8
Fadrome 1
Ndërtimi për forcim digash 1 togë
Ndërtim urash metalike 1 togë
Laborator për analizimin dhe monitorimin e ujit, ajrit, agjentëve biologjikë dhe kimikateve të ndryshme në vendet e ngritjes së kampingjeve. 2 grupe (12 vetë gjithsej).
5 Grupe EOD për pastrimin e hotspote-ve, heqjen dhe asgjësimin e municioneve të ndryshme.
Njësia Mjekësore Ushtarake për menaxhimin e urgjencave kirurgjikale, sëmundjeve infektive apo situatat epidemiologjike të krijuara nga lloji i emergjencës.

 

emergjencat civile

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj