LIVE UPDATES
Aktualitet

INVESTIGIMI- Si u lirua nga burgu Dritan Rexhepi, KAPOJA doli pë sjellje të mirë madje punoi brenda qelisë. Tani nuk e gjejnë dot

Në vendimin e gjyqtarit Diego Rafael Poma Chamba, detajohet se Rexhepi, i identifikuar në Ekuador edhe me emrat Lulëzim Mutaraj ose Edmir Kraja, duhet të paraqitet çdo 15 ditë përpara njësisë së riintegrimit social del. Gjithashtu i ndalohet të largohet nga vendi dhe të përsërisë krime të tjera.

10 Nëntor 2022, 20:26 Nga Yalilé Loaiza
INVESTIGIMI- Si u lirua nga burgu Dritan Rexhepi, KAPOJA doli pë sjellje
Dritan Rexhepi

EKUADOR- Dritan Rexhepi, kapoja shqiptare që organizoi një grup kriminal të sofistikuar për dërgimin e kokainës nga Ekuadori në Evropë, pranoi lirinë në nëntor 2021. Kjo e drejtë, e cila iu mohua në raste të mëparshme, detyron ai të qëndrojë në Ekuador deri më 26 qershor 2027, kur i përfundon dënimi për trafik droge, por dënimin do të duhet ta "vuajë" në liri. Në vendimin e gjyqtarit Diego Rafael Poma Chamba, detajohet se Rexhepi, i identifikuar në Ekuador edhe me emrat Lulëzim Mutaraj ose Edmir Kraja, duhet të paraqitet çdo 15 ditë përpara njësisë së riintegrimit social del. Gjithashtu i ndalohet të largohet nga vendi dhe të përsërisë krime të tjera.

Në rast se Rexhepi nuk respekton dispozitat e gjyqtarit, ai do të shpallej i arratisur. Sipas Balkan Insight, Rexhepi, i njohur si “mbreti i kokainës”, është lideri i një organizate kriminale transnacionale të trafikantëve shqiptarë të drogës që ka "derdhur" kokainë me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë. Operacionet e Rexhepit, të cilat filluan në vitin 2014 gjatë qeverisë së Rafael Correa-s dhe vazhduan gjatë mandateve të Lenín Moreno-s dhe Guillermo Lasso-s, vazhduan edhe nga burgu, pasi kishte akses në një celular në qelinë e tij.

Dokumentet e ndryshme të gjykatës italiane identifikuan Rexhepin, tani 42 vjeç, si "mbreti i padiskutueshëm i kokainë" me akses në "sasi të pafundme kokaine" nga Kompania Bello, një kartel i përbërë nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës dhe sipas autoriteteve, ai operon që nga viti 2014 në Ekuador, Holandë, Belgjikë, Shqipëri dhe Itali.

INVESTIGIMI- Si u lirua nga burgu Dritan Rexhepi, KAPOJA doli pë sjellje

Rexhepi u kap në 2014 në Ekuador dhe u dënua në 2015 me 13 vjet burg për trafik droge. Ai u mbajt në një burg të Guayaquil dhe më pas në burgun Latacunga, 100 kilometra nga Quito. Infobae mësoi në mënyrë jozyrtare dhe të rezervuar se Rexhepi ka mbajtur kontakte me autoritetet e vendit deri më 15 janar të këtij viti, por më pas është zhdukur. Sipas ligjeve të vendit tashmë konsiderohet si i arratisur. 

Po kështu, Infobae ka kontaktuar me mbrojtësin publik që ka kryer procesin e lirimit të Rexhepit, por avokati siguroi se nuk i mban mend detajet e çështjes dhe se nuk mund të raportojë nëse kapo shqiptar ka vazhduar të respektojë dispozitat e organeve gjyqësore.

Sipas procesit, Rexhepi u favorizua pasi kishte kryer të paktën dy të pestat e dënimit. Gjithashtu, në datën 4 nëntor 2021, kur është dhënë përfitimi, përmendet se kapoja shqiptare ka pasur një sjellje shumë të mirë dhe nuk ka pasur as tentativa për t'u arratisur, madje dhe ka punuar në burg. Sipas informacioneve, Rexhepi do të jetonte në një apartament në Central Park të Samborondó, 14 kilometra nga Guayaquil. Në këtë kompleks banesash private, një apartament prej 125 m2 mund të kushtojë nga 165 000 USD.

INVESTIGIMI- Si u lirua nga burgu Dritan Rexhepi, KAPOJA doli pë sjellje
Harrison Salcedo ishte avokat i Dritan Rexhepit

Mirëpo, siç thuhet në raportin e procesit, më 10 shkurt 2022, Rexhepit i është autorizuar ndërrimi i adresës, por adresa e re nuk është e shënuar. Kjo nuk është hera e parë që Dritan Rexhepi tenton të dalë nga burgu. Më 23 dhjetor 2020, një gjyqtar mohoi lirimin paraprak të kapos shqiptare. Në atë kohë, avokat i Rexhepit ishte Harrison Salcedo, i cili u qëllua me armë në prill të këtij viti në Kuito. 

Rexhepi kërkohet nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri, Belgjikë dhe Itali për shumë krime. Mbi të rëndojnë dy kërkesa për ekstradim, nga Shqipëria dhe Italia. Gjykata Kombëtare e Ekuadorit vendosi se shqiptari do të ekstradohet në vendin e origjinës sapo të përfundojë dënimin në Ekuador.

Avokati Pablo Encalada shpjegoi për Infobae se kapoja shqiptar ishte në gjendje të përfitonte nga lirimi sepse ashtu e diktonte Kodi Penal, edhe pse shtoi: Nuk është e drejtë, por është ligjërisht ajo i takonte.

I pyetur për mundësinë që Rexhepi të jetë i arratisur, Encalada tha se në këtë rast Ekuadori do kishte dështuar, pasi u premtoi vendeve të tjera ekstradimin, sapo të përfundonte dënimin./ Marrë dhe përkthyer nga Infobae

yalilé loaiza dritan rexhepi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj