10 Nëntor 2022, 18:35
Nga A.B
Viktima, Rigert Dervishi
TIRANË- Ditën e sotme u arrestua një shqiptar në doganën e Kakavijës. Shqiptari ende i paidentifikuar, rezulton me urdhër arresti nga Prokuroria e Pireut për veprën penale “bashkëpunim në vrasje me dashje”. Policia greke nuk dha detaje më tepër, por u shpreh se shqiptari që kishte tentuar të hynte në Greqi ishte ndaluar nga sektori i verifikimit te pasaportave dhe policia e Janinës.
Mirëpo, shqiptari i vënë në pranga rezulton se ishte në kërkim për vrasjen e shqiptarit Rigert Dervishi, ndodhur më 13 nëntor 2016 në lagjen “Keratsini” të Pireut. Për këtë ngjarje policia greke identifikoi dy autorë shqiptarë, njëri prej të cilëve, aktualisht 36 vjeç, në momentin e identifikimit në vitin 2018, rezultoi të ndodhej në burg për çështje droge. Sipas policisë greke, viktima është qëlluar nga dy vrasës me pagesë gabimisht, pasi objektiv ishte baxhanaku i tij, shqiptari Th. V., sot 42 vjeç.
Dervishi kishte pikasur dy atentatorët teksa i ruanin banesën dhe ka dalë me automjet duke i ndjekur. Dy vrasësit teksa kanë parë viktimën që po i ndiqte, kanë menduar se ai ishte objektivi dhe kanë hapur zjarr ndaj tij. Policia greke tha se vrasja ishte porositur nga një shtetas që ndodhet në Shqipëri, i cili ishte dënuar me parë për vrasjen e një pronari karburanti ne Shqipëri se bashku me baxhanakun e Dervishit. Pas daljes nga burgu, porositësi kishte filluar konfliktet me baxhanakun e viktimës dhe kishte porositur vrasjen e tij.
rigert dervishi kapet shqiptari ne kakavije
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 18:16
k.m.
Pamje nga KPK
Seancat dëgjimore që zhvillohen në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK në funksion të rivlerësimit k...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 17:50
e.k
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur ditën e sotme ku 11 ...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 17:53
k.m.
Ambasada amerikane në Shqipëri
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka këshilluar qy...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 17:02
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Emigrantët së shpejti mund të strehohen në anije lundrimi dhe konviktet e universiteteve pasi kostoja ...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 17:14
A.B
Parkimi
TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës mbylli këtë javë procedurën e hetimit të thelluar në tregun e menaxh...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 17:14
d.a.
emigrante
BRITANI- Ministria e Brendshme britanike po përgatitet për një rritje të numrit të emigrantëve, kryesisht shqiptar&...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 17:08
e.k
Pjerin Xhuvani
ELBASAN- Një nga prokurorët që po heton vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan është tërhequr nga ç&...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 16:54
A.B
Emigrante
BRITANI- Ministri i Emigracionit britanik Robert Jenrick ka theksuar se numri i emigrantëve shqiptarë që kanë mbërritur ...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 16:25
a,b
Policia
BERAT- Ditën e sotme u zbulua një fermë kanabisi në fshatin Drenovicë, në Kutalli, në Bashkinë Dimal. Polic...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 16:33
d.a
Kledi Sulollari
GREQI- Pasi ditën e sotme 28-vjeçari shqiptari Kledi Sulollari, i cili doli para gjykatës për të kërku...