Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në Fiks Fare u ankua Naim Xhaka, ish gardian në Burgun e Fushë Krujës dhe Burgun e Zaharisë. Zotëria ankohej se në muajin dhjetor të vitit 2023 ka dalë në reformë. Sipas ligjit, në momentin që largohet nga sistemi i burgjeve përfiton menjëherë 2 paga të plota dhe më pas, nëse nuk punësohet, merr gjysëm page deri në 22 muaj.

TIRANË- Burokracitë mes Drejtorisë së Burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë dhe Financave kanë vonuar disa muaj dhënien e pagave kalimtare të gardianëve që kanë lënë punën. Ndërkohë, edhe të dënuarit e punësuar s’kanë marrë pagat (marin 25 % të pagës minimale, rreth 10 mijë lekë). Ditën që Fiksi shkoi në Drejtorinë e Burgjeve, më 14 nëntor 2024, filloi shpërndarja e parave.
Në Fiks Fare u ankua Naim Xhaka, ish gardian në Burgun e Fushë Krujës dhe Burgun e Zaharisë. Zotëria ankohej se në muajin dhjetor të vitit 2023 ka dalë në reformë. Sipas ligjit, në momentin që largohet nga sistemi i burgjeve përfiton menjëherë 2 paga të plota dhe më pas, nëse nuk punësohet, merr gjysëm page deri në 22 muaj. Ai thotë se kjo është pagë kalimtare, teksa jepet çdo datë kur ndahet rroga edhe për personelin e burgut.
Ai thotë se, paga e muajit shtator dhe tetor nuk është paguar, me arsyetimin e s’ka fonde. Ka pyetur disa herë në Burgun e Fushë Krujës, por i kanë thënë se ashtu si puna e këtij janë në gjithë Shqipërinë ish gardianët që kanë lënë sistemin dhe marrin pagë kalimtare. “Unë i kam shërbyer më së miri, dhe t’na e kthejnë kështu. Kemi kaluar kohë brenda dhe e meritojmë këtë trajtim, por si në gjithë fushat e tjera edhe këtu ka abuzime” thotë Naimi. Teksa shton se ka pyetur me dhjetëra herë, por sërish asnjë gjë.
Madje ai merr në telefon finacierin e Burgut të Fushë Krujës për ta pyetur sërish nëse kanë dalë këto paga apo një afat se kur mund të dalin. Financieri i thotë se ke 2 muaj pagë kalimtare që s’e ke marrë, por “s’ka fonde”. “Në këtë situatë janë në gjithë Shqipërinë. Ata në Lezhë kanë nga 4 a 5 paga që s’kanë marrë. Na thonë s’ka fonde, kur të kalojnë do t’ju lajmërojmë” i thotë financieri.
Në lidhje me këtë problematikë Fiks Fare pyeti në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Vetë drejtori Drejtorisë së Financës dhe Buxhetit z. Alket Malo pohoi në një intervistë se njihet me problematikën. Madje ka letër këmbime të shumta midis Drejtorisë së Burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë dhe Financave në lidhje me këtë të drejtë që ua jep ligji ish gardianëve. “Ne e mbyllim buxhetin në 3 mujorëshin e parë të vitit, këto kërkesa kanë ardhur më mbrapa siç vijnë nga çdo IEVP dhe bëhen shkresat për fonde shtesë, pasi kjo është praktika. Nuk është burokraci por edhe Ministria e Financave që merret me gjithë institucionet e tjera ka një rregull pune që merret me kërkesat jo tek e tek por të një 3- mujorëshi. Në disa IEVP kanë nga 4-5 muaj që nuk i kanë marrë dhe në disa kanë nga 2 muaj, por që ju informoj se fondi është aprovuar dhe në datën 14 nëntor janë njoftuar IEVP dhe ka filluar shpërndarja e pagave” thotë z. Malo për Fiks Fare. Gjithashtu tha se detyrimi karshi këtyre pagave ishte 28 milion lekë që kanë filluar të shpërndahen.
Por në Fiks fare nuk janë ankuar vetëm ish gardianët, por edhe të burgosurit që gjatë periudhës së dënimit kanë qenë të punësuar në burgje. Këta të burgosur marrin 25 % të pagës minimale, që përkthehet me 10 mijë lekë në muaj. Shumë të burgosur s’e kanë marrë këtë pagë prej muaj me radhë.
Në lidhje dhe me këtë drejtori Malo sqaroi se edhe pagesa e të burgosurve bën pjesën në shumën e sipërpërmendur. ” Fondi prej 28 milion lekësh përfshin jo vetëm pagat kalimtarë të ish gardianëve, por edhe të të burgosurve. Në rang vendi janë rreth 400 të burgosur që marrin këtë pagesë. Z. Malo sqaroi për Fiksin se kjo kategori ka një tjetër problem, se jo të gjithë kanë llogari bankare. “U kemi kërkuar t’i hapin, disa i kanë hapur e disa jo. Këta të burgosur edhe transferohen nga burgu në burg dhe, nëse në një burg janë të punësuar, në tjetrin ku shkojnë nuk janë. Janë edhe llogaritë që duhen bërë për ditët e punësimit.Por kemi nisur shpërndarjen dhe u kemi kërkuar që të hapin llogari, qoftë të dënuarit apo familjarët e tyre, kur marrin aprovimin e të burgosurve. Ne duam integrimin dhe ndaj kemi kërkuar që paga t’u jepet” përfundon drejtori i financave në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve./Top Channel
foto nga emisioni TIRANË- Pritja e të kërkuarit zgjat 11 muaj, kohë gjatë të cilës fashikujve të gjykimit ju shtohe...
Jurgis Çyrbja TIRANË- Përdoruesi i kodit “BFLSI 1”që dyshohet se është deputeti Jurgis Çyrbja komunikon ...
foto nga emisioni TIRANË- Bisedat me Çyrben nisin nga 19 janari, pra, pak orë pas arrestimit deri në 26 janar, jo shumë larg nga...
foto ilustruese TIRANË- Ishte ora 22 e datës 18 janar 2021. Ende pa kryer testin përmes dragerit policët kuptuan se shoferi ishte i deh...
foto ilustruese KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku si pasojë ka humbur jetën ...
pamje nga ceremonia SHBA- Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku Eric Adams ka ngritur flamurin shqiptar,...
policia e shkodres SHKODËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra gjashtë punonjës të Drejtorisë Vendore t&...
pamje nga aksidenti KUKËS- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës. Mësohet se dy automjete janë përpl...
foto ilustruese KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti njoftoi të mërkurën se ka nënshkruar vendimin për themelimin ...
sami repishti TIRANË- Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri ndërroi jetë të mërkurë...