27 Nëntor 2024, 21:44
Nga N.F
Jurgis Çyrbja
TIRANË- Përdoruesi i kodit “BFLSI 1”që dyshohet se është deputeti Jurgis Çyrbja komunikon me një person që mendohet se është Edmond Koçi. Ky është një prej personazheve më të njohur të botës së krimit në Durrës, i njohur me nofkën “Mond Çekiçi”.
Është fillim i marsit dhe më tepër se një muaj para se shqiptarët tu drejtohen kutive për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Koci tregohet optimist mbasi është investuar tek persona të tjerë që Çyrbja të ishte kandidat për deputet në listë. Aty këmbëngul që ka biseduar që Çyrbja të mos ishte i 7 por të renditej i pesti në listë.
Tashti sa e mbylla muhabetin tënd se kam tre orë me atë , por mos fol me njeri njëherë. Mos i thuaj asnjërit. Vetëm mos fol se na prishin punë. Bëj sikur s’di gjë. Se ja kërkova personalisht. E du unë këtë gjë i thashë përveç se e duan të gjithë. Do ju çoj ashtu tha, normal ti i pesti , Liri i shtati”
Mond Çekiçi, do të ekzekutohej në një atentat mafioz pak ditë pas bisedës që kishte pasur përmes SKY me deputetin Jurgis Çyrbja. Ajo që përbën fakt, është ngjitja në listë e Çyrbes. Jo në vendin e 7-të siç kishte premtuar “Çekiçi”, por në vendin e 3-të, përtej pritshmërive.
“Rrofsh je i madh. Rrofsh vëlla. JOOO. Rrofsh vëlla na ngrite moralin se na kishte ik mendja”, i pëgjigjet Cyrbja Edmond Kocit
Lista e bërë publike në atë kohë tregon se Jurgis Çyrbja u rendit i treti në garën për deputet, ndërsa personi që flitet si Liri dhe që dyshohet se është deputeti Ilir Ndraxhi renditet i pesti.
‘I është lënë një terren shumë i madh dhe paratë e krimit janë shumë fishuar. Këto para kthehen shumë shpesh në blerje votash dhe pak a shumë përfaqësuesit e krimit po bëhen si mëkëmbës apo përfaqësues të drejtëpërdrejtë të sovrani’ u shpreh Arben Braçe, ish-drejtor i ekstardimeve
Përkundër këtyre komunkimeve në Sky eç , ish-deputeti i Durrësit vazhdon të mbajë qëndrim mohues. Ai këmbëngul se nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij aplikacionin Sky Eç. Pavarësisht pretendimeve të tij, hetuesit janë të bindur se kanë prova të mjaftueshme që vërtetojnë se pas bisedave inkriminuese me njerëzit e krimit, qëndronte pikërisht ish deputeti Jurgis Çyrbja.
Në fashikullin hetimor sqarohet se në ato biseda, ai përmendet me shkurtesat “J”, “JUR”, “JURI”. Bisedat i përkasin periudhës 2020-2021, kur ishte deputet, dhe kandidat i konfirmuar për mandatin e dytë. Në fakt, Çyrbja u surprizua nga kjo dosje pasi kishte dorëzuar mandatin e deputetit lidhur me hetimin tjetër për akuzën e tjetërsimit të tokave gjatë kohës që drejtonte Kadastrën e Durrësit. Sot, ai qëndron prapa hekurave për tregim sekreti, përkrahje të autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje. Akuza që lidhen me transkriptet e zbardhura më sipër./ TCH
jurgis Çyrbja sky ecc mond cekici
Aktualitet
27 Nëntor 2024, 21:39
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Bisedat me Çyrben nisin nga 19 janari, pra, pak orë pas arrestimit deri në 26 janar, jo shumë larg nga...
Aktualitet
27 Nëntor 2024, 21:38
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ishte ora 22 e datës 18 janar 2021. Ende pa kryer testin përmes dragerit policët kuptuan se shoferi ishte i deh...
Aktualitet
27 Nëntor 2024, 20:19
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku si pasojë ka humbur jetën ...
Aktualitet
27 Nëntor 2024, 20:00
r.ll
pamje nga ceremonia
SHBA- Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku Eric Adams ka ngritur flamurin shqiptar,...
Aktualitet
27 Nëntor 2024, 19:23
r.ll
policia e shkodres
SHKODËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra gjashtë punonjës të Drejtorisë Vendore t&...
Aktualitet
27 Nëntor 2024, 19:12
r.ll
pamje nga aksidenti
KUKËS- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Kukës. Mësohet se dy automjete janë përpl...
Aktualitet
27 Nëntor 2024, 19:08
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti njoftoi të mërkurën se ka nënshkruar vendimin për themelimin ...
Aktualitet
27 Nëntor 2024, 18:38
r.ll
sami repishti
TIRANË- Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri ndërroi jetë të mërkurë...
Aktualitet
27 Nëntor 2024, 18:25
r.ll
TIRANË- Në dosjen hetimore voluminoze të Prokurorisë së Posaçme, siguruar nga Dosja.al, për goditjen e grupit të Sue...
Aktualitet
27 Nëntor 2024, 18:10
N.F
Droga
FRANCË- Një shqiptar është vën në pranga nga autoritet franceze. Mësohet se më 21 nëntor pak para mesn...