LIVE UPDATES
Aktualitet

Ish-kreu i ASHK me mbi 15 prona/ Dosja “Gjikoka” çon në SPAK edhe Artan Lamen, shtëpinë pa leje në Qerret e legalizoi vetë

Denoncimi është bërë nga 76-vjeçaria nga Dhërmiu, Androniqi Koka, e cila katër ditë më parë ju drejtua zyrave të SPAK, me një kallëzim kundër Artan Lames dhe disa zyrtarëve të tjerë të ALUIZNI-t dhe ASHK-së në Vlorë, duke pretenduar se personat e denoncuar kanë vepruar si “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

7 Korrik 2024, 19:04 Nga N.F
Ish-kreu i ASHK me mbi 15 prona/ Dosja “Gjikoka” çon në
Artan Lame

TIRANË- Një apartament i regjistruar në emër të Artan Lames, që ndodhet në një godinë 3 katëshe, e cila është ndërtuar pa lejë në zonën e Qerretit të Kavajës, është bërë shkak i depozitimit të një dosje voluminoze në prokurorinë e posaçme SPAK.

Çështja kundër Lames, është futur brenda zyrave të BKH në një periudhë kur SPAK ka vënë përpara me hetime konkrete tre krybashkiakë të Himarës, si Alfred Belerin, Jorgo Goron dhe se fundmi Arqile Bollanon. “Ora News” ka mësuar nga burime pranë SPAK, se ish-kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, është kallëzuar për 5 akuza, duke filluar nga “Shpërdorimi i detyrës”, “korrupsioni pasiv i funksionarit të lartë shtetëror”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Refuzimi për deklarimin e pasurisë” dhe “Ndërtimi pa lejë”.

Denoncimi është bërë nga 76-vjeçaria nga Dhërmiu, Androniqi Koka, e cila katër ditë më parë ju drejtua zyrave të SPAK, me një kallëzim kundër Artan Lames dhe disa zyrtarëve të tjerë të ALUIZNI-t dhe ASHK-së në Vlorë, duke pretenduar se personat e denoncuar kanë vepruar si “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

Përmes këtij kallëzimi kërkohet që SPAK të verifikojë përgjegjësisë i një sërë veprimesh të kryera nga prokurorë dhe gjyqtarë të Vlorës, të cilët kanë mbyllur çështjen. Lames i janë zbuluar mbi 15 pasuri të ndryshme në Tiranë dhe zona bregdetare, të cilat janë troje, llogari bankare, automjet dhe apartamente.

Mes 15 pasurive, që tashmë do merren në verifikim nga SPAK, në njërën prej tyre është një apartament me sipërfaqe totale prej 108.94 m2, i cili rezulton të jetë ndërtuar pa lejë në kohën kur Lame ka qenë drejtor legalizimeve dhe është legalizuar prej tij në konflikt të pastër interesi.

Leja e legalizimit e datës 3 shkurt 2015 mban Nr.700261 dhe në lidhje me këtë fakt në kallëzim, i kërkohet SPAK që përveçse të hetojnë faktin se si është krijuar kjo pasuri, me çfarë të ardhurash financiare, por të hetohet edhe fakti penal i ndërtimit pa leje.

“…Artan Lame ka ndërtuar pa leje në tokën “SHTET” dhe më pas e ka legalizuar po vetë, në vitin 2015 e vërtetuar kjo plotësisht me kartelën e pasurisë në emër të këtij shtetasi. Fakti i ndërtimit pa lejë përbën vepër e kryer nga funksionari i lartë shtetëror dhe si e tillë duhet të hetohet nga SPAK…”-thuhet në dosjen voluminoze.

Ndër të tjera në kallëzim evidentohet fakti se Lame ka “Shpërdoruar detyrën” dhe ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” në kohën kur ka qenë drejtor i përgjithshëm i ASHK-së.

Në dosje thuhet se Lame është i implikuar në mënyrë të drejtpërdrejt në tjetërsimin e një hoteli në Dhërmi të Himarës. Artan Lame ka qenë aktor kryesor në tjetërsimin e 12 objekteve, mbi këtë sipërfaqe toke.

Përveç ish-kreut të kadastrës Artan Lame të kallëzuar për “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga Grupi i Strukturuar Kriminal” janë kallëzuar Ardian Musta, ish-kreu i ALUIZNI Në Vlorë, Adiseldo Rrapaj punonjës i ALUIZNI-t në Vlorë, Helidon Gjikoka përfituesi i paligjshëm i pronës dhe 12 objekteve në kompleksin e ndërtuar në Dhërmi.

Ariton Kasaj me detyrë jurist, Enida Bukuroshi, Jonida Hallvaxhiu, Denis Metaj, Erdet Mandi, Arbër Jaupaj, Mimoza Rushani, Krupskaja Gjika, Andi Haxhiaj, Ermal Mahilaj, Vezir Gjikoka, Polikson Halilaj me detyrë IT- pranë ASHK Vlorë, Mandi Jaho specialist pranë ASHK Vlorë, Klesta Koçi, Erion Zoto në cilësinë e drejtorit të auditit ASHK Vlorë dhe Klajdi Celiku, kanë vepruar si grup kriminal duke kryer veprime të njëpasnjëshme në dëm të kallëzueses Androniqi Koka, të cilës i kanë tjetërsuar pronën.

Sipas provave të paraqitura në SPAK thuhet se provohet që i personat e kallëzuar të kenë kryer veprime në kuadër të Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

Pasi ata kanë pasur njohje me njëri-tjetrin, e provuar njohja midis Adiseldo Rrapaj, Helidon Gjikoka dhe Ariton Kasaj me deklarimet e dhëna nga Ariton Kasaj në video-përgjim, ku provohet se Adiseldo Rrapaj thotë se: ”…e kemi me dokumente moj gocë hidhu pupthi ti nuk ke se çfarë na bënë…”. Kjo video është regjistruar në pronën që është vjedhur.

Lindin dyshime se Adiseldo Rrapaj është përfitues faktik i kësaj prone e marrë nëpërmjet mashtrimit, kjo për faktin se ai thotë se:“…e kemi me dokumente…” që do të thotë se dhe ai ka pjesë takuese në këtë kompleks dhe përderisa ai ka përfituar nga ky kompleks pasuri dhe nga ana tjetër ka legalizuar praktikën me dokumente të falsifikuar, padyshim që kemi të bëjmë me dyshime të arsyeshme për veprën penale të korrupsionit.

Këta shtetas kanë në mënyrë të organizuar dhe me role të posaçme. Dhe organiziatori i veprës penale është shetasi Adiseldo Rrapaj, përfitues në mënyrë faktike të pronës në bashkpunim me Helidon Gjikoka.

Lista e pasurive të Artan Lames:

Lloji i Pasurisë: TRUALL , Nr. i Pasurisi: 141/3 , Sipirfaqja Totale 692 m2, (Nga të Cilat Truall 692 m2; Ndërtesë 107 m2).


Lloji i Pasurisë: APARTAMENT , Sipërfaqja Totale 108.94 m2, kjo pasuri është ndërtuar pa leje në kohën kur Lame ka qënë drejtor legalsizimesh dhe është legalizuar prej tij në konflikt të pastër interesi me  Leje legalizimi , Nr. 700261 , DatÎ: 03/02/2015.


TRUALL , Nr. i Pasurisë: 102/45 , Sipërfaqja Totale 1477 m2, (Nga të Cilat Truall 1477 m2; Ndërtesë1064.2 m2)


Lloji i Pasurisë ARE , Nr. i Pasurisë: 141/2 , Sipërfaqja Totale 392 m2, Zona Kadastrale Nr. 3128


Lloji i Pasurisë: TRUALL , Nr. i Pasurisë 141/1 , Sipërfaqja Totale 300 m2, (Nga të Cilat Truall 300 m2; Ndërtesë 107 m2), kjo pasuri është përfituar me kontratë shitje Nr. 1434Rep 414Kol.


Lloji i Pasurisë: NJESI , Nr. i Pasurisë: 6/486-N1 , Sipërfaqja Totale 54.8 m2.
Lloji i Pasurisë: BODRUM , Nr. i Pasurisë: 6/486-B1 , Sipërfaqja Totale 38.91 m2. Pasuria në  Zonën Kadastrale Nr. 8380


Lloji i Pasurisë: TRUALL , Nr. i Pasurisë: 6/462 , Sipërfaqja Totale 96 m2, në këtë pasuri ka përshkrimin se ka  ndërtim pa leje (pallat i ri).


Lloji i Pasurisë: TRUALL Nr. i Pasurisë: 137 , Sipërfaqja Totale 300 m2, (Nga të Cilat Truall 300 m2; Ndërtesë 111 m2). Pasuria e ndodhur në zona Kadastrale Nr. 8160


Lloji i Pasurisë: APARTAMENT , Nr. i Pasurisë: 4/785+1-46 , Sipërfaqja Totale 100.17 m2. Pasuria e ndodhur në Zonën Kadastrale Nr. 8518


Lloji i Pasurisë: APARTAMENT , Nr. i Pasurisë: 58/67+1-10 , Sipërfaqja Totale 60 m2 e ndodhur në plazh Durrës pasuria e ndodhur në Zona Kadastrale Nr. 3101.
Lloji i Pasurisë: TRUALL , Nr. i Pasurisë: 102/24 , Sipërfaqja Totale 2081 m2, (Nga të Cilat Truall 2081 m2; Ndërtesë 437.5 m2.


Lloji i Pasurisë: TRUALL , Nr. i Pasurisë: 137 , Sipërfaqja Totale 300 m2, (Nga të Cilat Truall 300 m2; Ndërtesë 111 m2) kjo pasuri është blerë me Kontratë shitje , Nr. 3067REP 1631KOL, Datë: 01/07/2021. /Ora News

artan lame spak pasuri ashk


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj