LIVE UPDATES
Aktualitet

Takimi i Beqajt në Shkodër/ Urdhri i Pëllumb Gjokës në "SKY", publikohen bisedat: Thirr Luanin, thuaji mos shko! Po na anashkalon

Ndërkohë janë publikuar disa biseda ku mesa duket ky takim është diskutuar  në aplikacionin “SKY” nga Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka. Këta të fundit janë dy persona tashmë të arrestuar nga SPAK për akuza të rënda si vrasje, “Sigurim i kushteve për të kryer vrasje”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsion aktiv” dhe “Organizim pa lejë i lojrave të fatit”.

7 Korrik 2024, 18:59 Nga N.F
Takimi i Beqajt në Shkodër/ Urdhri i Pëllumb Gjokës në
Foto ilustruese

SHKODËR- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ndodhet në burg në ambientet e një paraburgimi në Tiranë. Beqaj në shtator të vitit 2020 është emëruar nga Edi Rama si Drejtues Politik në Qarkun e Shkodrës. Pas marrjes së postit Beqaj ditët e para të shtatorit vendosi të mbledhë në një takim zyrtar disa nga përfaqësuesit e PS-së në Shkodër përfshirë këtu dhe Kryetarët e PS-së në qarkun e Shkodrës me qëllim bërjen e prezantimit të tij.

Ndërkohë janë publikuar disa biseda ku mesa duket ky takim është diskutuar  në aplikacionin “SKY” nga Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka. Këta të fundit janë dy persona tashmë të arrestuar nga SPAK për akuza të rënda si vrasje, “Sigurim i kushteve për të kryer vrasje”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsion aktiv” dhe “Organizim pa lejë i lojrave të fatit”.

“Ora News” ka mësuar se dyshja e krimit në Shkodër, Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri, kanë mjaft biseda të shkëmbyera me njëri-tjetrin për Ilir Beqaj dhe funksionarë të tjerë të lartë të Partisë Socialiste, ku dukshëm dhe nga përmbajtja e komunikimeve rroli i tyre tek zyrtarët e Shkodrës dhe PS e këtij qarku, ishte vendimtar.

Beqaj drejtohej prej tyre, madje edhe strukturat e PS në këtë qark merrnin urdhra nga Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka, të cilët urdhrat dhe direktivat i përcillnin përmes deputetit të PS në Shkodër, Luan Harusha. Nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara në 26 shtator 2020, kuptohet se ditën e Mërkurë, që përkonte datën 30 shtator 2020 Ilir Beqaj drejtuesi politik i sapoemëruar kishte thirrur një takim të madh me strukturat e PS në këtë qark.

Në dijeni të këtij takimi është dhe Pëllumb Gjoka së bashku me Behar Bajrin. Në 26 shtator 2020 Pëllumb Gjoka i shkruan në “Sky” Behar Bajrit duke i thënë: “…O vëlla fol me Luanin se ashtë tu ba si interesant… i kam unë tan thotë, e nuk kam nevoj për kan. O vëlla fol me Luanin se asht tu ba interesantin. A ke fol gja me ta ti? Jo se ka problem, por po prish punë”.

Ndërsa Behar Bajri ja kthen përgjigjen: “…Kur ma…po ja q** rrobt atij…”.

Por më tej  Gjoka i shkruan sërish Beharit duke i thënë: Thuaj të mos shkojnë…thuaj të mos shkojnë në takime pa i thanë ne. Ka lënë takim me Ilir Beqaj të mërkurën. Don me mbledh Kryetarët e Partive me i çu tek ai, por hajde e thërrasim njere ne dhe flasim me të. Thuaj të mos shkojnë në takime. Thire njerë ti dhe thuaji kush të ka thanë me ba takime? Nesër po vij vetë, e flasim me ta…”

Behar i përgjigjet shkurtimisht me “…ok ok…”. Por sërish Pëllumb Gjoka i shkruan Behar Bajrit se kur të takonte deputetin e PS në Shkodër Luan Harusha, ti: “…Bërtiste fort se asht tu munu me na anashkalu…” dhe Behari ia kthen sërish shkurtimisht “aaaa…”.

Këto biseda dhe shumë të tjera që ndodhen në aplikacionin “SKY” tregojnë protagonizmin, influencën që kanë pasur dy eksponentët e krimit në Shkodër mbi disa elementë dhe drejtues politik të PS në këtë qark. 

pellumb gjoka ilir beqaj behr bajri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj