Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Drejtuesit e 18 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u gjobitën secili me 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni.
TIRANË- Në kuadër të operacionit "Siguria Detare", Policia Kufitare ka bllokuar 24 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë. Mjetet e bllokuara janë 15 jet ski, 5 skafë dhe 4 gomone.
6 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë gjobitur secili me 100 000 lekë.
Drejtuesit e 18 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u gjobitën secili me 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit/ Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”.
Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, me qëllim parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve që mund të shkaktohen nga keqpërdorimi i mjeteve lundruese dhe shkeljes së perimetrit të sigurisë në plazhet e vendit.
Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 24 mjete lundruese.
Mjetet e bllokuara: 15 jet ski, 5 skafë dhe 4 gomone.
17 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.
4 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.
3 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.
6 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100 000 lekë.
Drejtuesit e 18 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni.
Ndërkohë, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare përgjatë kësaj jave iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 3 raste, duke ndihmuar dhe shpëtuar 4 shtetas që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë.
Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.
foto ilustruese KAKAVIJË- Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 3.6 vjet burg për "plagosje të ...
gjykata e larte TIRANË- Një 41-vjeçar i akuzuar për kryerjen e veprave penale “kanosja për shkak të detyrës...
foto ilustruese MEMALIAJ- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në Memaliaj. Sipas informacio...
foto ilustruese KORÇË- Një 27-vjeçar në Korçë dhe bashkëpunëtori i tij janë arrestuar, pasi tentuan...
dashamir mehmeti DURRËS- Një operacion kundër trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje është finalizuar n&e...
makina LLOGARA- Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në dalje të tunelit të Llo...
pamje nga operacioni DURRËS- Gjatë një operacioni policor në Durrës kundër trafikut të drogës dhe armëmbajtjes...
prokuroria TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër persona, mes tyre tre ish-z...
pamje nga operacioni TIRANË- Pas dy muajsh hetime është finalizuar operacioni policor i koduar "Summer" në Durrës. Gjatë k&e...
foto ilustruese POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Çërravë, në aksin rrugor “...