LIVE UPDATES
Aktualitet

ITUC: Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë

Shqipëria renditet mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë, duke u vlerësuar me 3 nga ITUC. Ky klasifikim u referohet vendeve ku të drejtat e punëtorëve shkelën në mënyrë të vazhdueshme, megjithëse mund të ekzistojë një kornizë ligjore që i njeh ato.

5 Qershor 2025, 07:18 Nga N.F
ITUC: Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria
Foto ilustruese

TIRANË- Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave (ITUC) konstatoi një “përkeqësim të thellë” të të drejtave të punëtorëve në indeksin e saj vjetor të të drejtave, bazuar në 97 tregues të përcaktuar nga Kombet e Bashkuara dhe traktatet ndërkombëtare.

Të drejtat e punëtorëve, të cilat raporti i mat në 151 vende, ranë ndjeshëm veçanërisht në Europë dhe në Amerikë – me rezultatet më të këqija për këto dy rajone që nga fillimi i indeksit në vitin 2014.

Shqipëria renditet mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë, duke u vlerësuar me 3 nga ITUC. Ky klasifikim u referohet vendeve ku të drejtat e punëtorëve shkelën në mënyrë të vazhdueshme, megjithëse mund të ekzistojë një kornizë ligjore që i njeh ato.

“Në vitin 2025, një sërë zhvillimesh shqetësuese në Europë dhe më gjerë dëshmojnë një klimë gjithnjë e më armiqësore ndaj sindikatave dhe lëvizjeve punëtore.

Në Belgjikë, Finlandë dhe Francë, autoritetet kanë vazhduar me shtypjen e grevistëve, duke përdorur masa ndëshkuese dhe ndalime për të frenuar protestat.

Ndërkohë, qeveritë në Shqipëri, Hungari, Moldavi, Mal të Zi dhe Mbretërinë e Bashkuar janë kritikuar për abuzime me ligjin, duke zgjeruar në mënyrë të tepruar përkufizimin e “shërbimeve thelbësore” – një manovër ligjore që kufizon ndjeshëm të drejtën për grevë.

Në Greqi, Hungari, Serbi, Zvicër dhe Turqi, kompanitë kanë ndërhyrë drejtpërdrejt për të penguar aktivitetin sindikal, duke dëmtuar mbrojtjen e punonjësve dhe duke nënminuar organizimin kolektiv.

Një tjetër fenomen shqetësues është shfaqja e të ashtuquajturave “sindikata të verdha” – struktura të kontrolluara nga punëdhënësit – të cilat janë vërejtur në Armeni, Greqi, Holandë, Moldavi dhe Maqedoninë e Veriut. Këto pseudo-sindikata përdoren për të zëvendësuar përfaqësimin e vërtetë të punëtorëve dhe për të dobësuar zërin e tyre në vendimmarrje”, thuhet në raport. Në total, 87 për qind e vendeve shkelën të drejtën për grevë dhe 80 për qind shkelën të drejtën për negocim kolektiv, tha ITUC.

“E drejta për negocim kolektiv u kufizua në 80 për qind të vendeve (121),” theksoi raporti.

Në Francë, për shembull, “pothuajse katër nga dhjetë marrëveshje kolektive u imponuan në mënyrë të njëanshme nga punëdhënësit, pa përfaqësim sindikal”. Raporti gjithashtu theksoi “përndjekjen” ndaj drejtuesve sindikalë.

“Në Francë, më shumë se 1,000 drejtues dhe anëtarë të sindikatës Confédération générale du travail (CGT) po përballen me akuza penale dhe masa disiplinore për rolin e tyre në protestat masive kundër reformave të pensioneve,” thuhet në raport.

Europa përjeton rënien më të theksuar

ITUC i jep çdo vendi një vlerësim nga një (maksimumi) deri në pesë (minimumi), bazuar në respektimin e të drejtave të punëtorëve, si e drejta për grevë, protestë dhe pjesëmarrje në negocime.

Vetëm shtatë vende – përfshirë Gjermaninë, Suedinë dhe Norvegjinë – morën vlerësimin maksimal, krahasuar me 18 vende dhjetë vite më parë. Italia dhe Argjentina panë një rënie të vlerësimit të tyre në vitin 2025.

“Nëse kjo rënie vazhdon me këtë ritëm, pas dhjetë vitesh nuk do të mbetet asnjë vend në botë me vlerësimin më të lartë për respektimin e të drejtave të punëtorëve,” tha në një deklaratë drejtuesi i ITUC, Luc Triangle.

Në vitin 2025, Europa përjetoi rënien më të theksuar nga të gjitha rajonet e botës në dhjetë vitet e fundit.

ITUC gjithashtu bëri të ditur se sindikalistë ose punëtorë u vranë në pesë vende gjatë vitit 2025: në Afrikën e Jugut, Kamerun, Kolumbi, Guatemalë dhe Peru. Ndërkohë, Nigeria u rendit për herë të parë në listën e dhjetë vendeve më të këqija për të drejtat e punëtorëve.

Vetëm një numër i vogël vendesh panë përmirësime në këtë drejtim. Reformat forcuan të drejtat sindikale në Australi, ndërsa në Meksikë, ndryshimet në legjislacionin e punës përmirësuan aksesin në drejtësi për punëtorët./ Monitor

shqiperi greva të drejtat e punëtorëve


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj