LIVE UPDATES
Aktualitet

“Sistem digjital me bankat për mbledhjen e borxheve”/ Drejtori i Tatimeve: Subjektet konceptuan gabim faljen e gjobave

Borxhi i akumuluar arriti në 4.7 miliardë lekë, më së shumti si pasojë e subjekteve që nuk shlyen tatimin mbi fitimin, por edhe sigurimet shoqërore e shëndetësore të punonjësve.

4 Qershor 2025, 21:21 Nga M.B
“Sistem digjital me bankat për mbledhjen e borxheve”/ Drejtori
Ilir Binaj

TIRANA- Ndërmarrja e paqes fiskale, por edhe premtimet në fushatën zgjedhore për falje gjobash, konfuzuan qytetarët në muajin maj për shlyerjen e detyrimeve tatimore. Borxhi i akumuluar arriti në 4.7 miliardë lekë, më së shumti si pasojë e subjekteve që nuk shlyen tatimin mbi fitimin, por edhe sigurimet shoqërore e shëndetësore të punonjësve. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, sqaron se ndërmarrja e paqes fiskale nuk lidhet me detyrimin që kanë individët dhe bizneset për të shlyer taksat aktuale.

“Nuk mund të themi se çfarë mund ta ketë shtyrë, por besoj që mund të ketë qenë një konceptim i gabuar se kur do të ndodhë paqja fiskale apo kur do të ndodhë falja e detyrimeve tatimore. Ajo s’ka ndodhur ende, jemi në pritje. Do të informojmë përsëri. Falja ishte për kamatëvonesat, për gjobat, por jo për detyrimet. Tatimpaguesit duhet ta kuptojnë që duhet t’i paguajnë për të mos u përballur me masat shtrënguese të panevojshme”, thotë Binaj.

Për Top Channel, drejtori i Tatimeve, Ilir Binaj, bën të ditur se një sistem elektronik do të ndërtohet së bashku me bankat për bllokimin e llogarive bankare, si një masë e mëtejshme për subjektet që nuk shlyejnë detyrimet në kohë, edhe pas lajmërimeve të kryera.

“Një masë që po implementojmë është ngritja e një sistemi digjital, i cili do të lehtësonte dhe përshpejtonte bllokimet dhe zhbllokimet e llogarive për subjektet të cilat nuk paguajnë në kohë. Por përpjekja për të mbledhur borxhin është e vazhdueshme dhe rritja ka qenë e menaxhueshme nga administrata tatimore”, shton ai.

4.7 miliardë lekë janë detyrimet e papaguara. Cilat janë taksat, por edhe bizneset që nuk i kanë paguar këto detyrime?

“Vlera më e madhe lidhet me tatim-fitimin dhe sigurimet shoqërore, ndërsa zërin kryesor e zinin bizneset e tregtisë, pastaj të prodhimit.”

Subjektet të cilat nuk kanë shlyer tatimin mbi fitimin zënë 76% të detyrimeve të prapambetura për muajin maj, përfshirë edhe ato që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve./ Top Channel

ilir binaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj