Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Prokurorja Javorka Perlinçeviç deklaroi nga Gjykata Themelore e Prishtinës se Naim Murseli urdhëroi vrasjen pasi Liridonës përfitonte 260 mijë euro nga sigurimi jetësor në Suedi.
PRISHTIN- Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore e radhës lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, ku i akuzuar është bashkëshorti Naim Murseli. Prokurorja Javorka Perlinçeviç deklaroi nga Gjykata Themelore e Prishtinës se Naim Murseli urdhëroi vrasjen pasi Liridonës përfitonte 260 mijë euro nga sigurimi jetësor në Suedi.
“Kemi kërkuar që Naim Murseli të dërgohet në ekzaminim mendor, e që s’kemi pranuar përgjigje nga gjykata. Konsiderojmë se kur të arrihet sigurimi i kësaj prove që buron nga konstatimi që do ta bëjë grupi i ekspertëve në QKUK, instituti i forenzikës dhe pas ekzaminimit të të pandehurit të vazhdohet me këtë çështje e cila është ngritur pranë kësaj gjykate. Ky proces kërkon maturi, dëshmi dhe paanshmëri”, tha ajo.
Si provë materiale nga ana e Prokurorisë është propozuar edhe raporti që e kanë pranuar sipas kërkesës së tyre nga organet e Suedisë, e që kanë vërtetuar se në emër të të ndjerës, në vitin 2022 është paguar polica e sigurimit jetësor në vlerë prej 3 milionë kruna suedeze- në kundërvlerë 260 mijë euro.
Avokatja e të akuzuarit, Teuta Zhinopotoku deklaroi se mbrojtja ka kërkuar që i pandehuri Naim Murseli të dërgohet për ekzaminim mendor, por deri më tani nuk ka pranuar asnjë përgjigje zyrtare nga gjykata. Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.
Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.
Massimo D'Alema ITALIA- Media italiane "il Giornale" i ka kushtuar një artikull fitimeve të ish-kryeministri italian të së ma...
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli PRISHTINË- Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është mbajtur sot seanca gjyqësor...
foto ilustruese PRIZEREN- Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkur&...
Artan Tafani TIRANA- I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, rrëfeu sot në GJKKO edhe dinamikën e vrasjes së Elton Mermalit. N...
Artan Tafani TIRANË- I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dhënë detaje të reja para gjykatës në lidhje me...
Artan Tafani TIRANA- Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, ka dhënë detaje para gjykatës mbi vrasjen makabre të Fridman...
foto ilustruese VLORË- Tre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës dhe një tjetër është marrë nën het...
Artan Tafani TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani po vijon me dëshminë e tij në Gjykatën e Posa&c...
foto ilustruese DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lehtësuar masën e sigurisë për Luis Xhumarin, operatori turistik që i ka d...
Foto TIRANË- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKCESK) ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për Id...