LIVE UPDATES
Aktualitet

Projektligji, lehtësohet identifikimi dhe nënshkrimi elektronik për marrjen e shërbimeve në distancë

Projektligji ri do të ketë një ndikim të rëndësishëm veçanërisht për dixhitalizimin e shërbimeve dhe produkteve financiare në vend, duke mundësuar që praktikisht të gjitha shërbimet të mund të ofrohen pa praninë fizike të klientit, qoftë edhe në hapin e parë, të identifikimit fillestar.

4 Qershor 2025, 14:43 Nga N.F
Projektligji, lehtësohet identifikimi dhe nënshkrimi elektronik
Foto

TIRANË- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKCESK) ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për Identifikimin Elektronik, Shërbimet e Besuara dhe Portofolin e Identitetit Digjital”. Ky projektligj synon të përditësojë kuadrin ligjor që lidhet me identifikimin dhe nënshkrimin në distancë, elementë që po bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve elektronike në sektorin privat dhe publik.

Ai përcakton metoda të reja për identifikimin e aplikuesit për pajisjen me mjete të identifikimit elektronik (identifikimi në distancë) duke reduktuar në këtë mënyrë kohën e nevojshme për proceset administrative.

Projektligji ri do të ketë një ndikim të rëndësishëm veçanërisht për dixhitalizimin e shërbimeve dhe produkteve financiare në vend, duke mundësuar që praktikisht të gjitha shërbimet të mund të ofrohen pa praninë fizike të klientit, qoftë edhe në hapin e parë, të identifikimit fillestar.

Në projektligj, AKCESK ka reflektuar një kërkesë këmbëngulëse të institucioneve financiare në vend, duke përcaktuar se Ofruesit e Kualifikuar të Shërbimeve të Besuara, të cilët operojnë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe janë të akredituar nga Autoriteti mbikëqyrës përkatës, identifikimet dhe shërbimet e besuara të lëshuara prej tyre, kanë të njëjtën vlefshmëri ligjore dhe fuqi provuese, si ato të lëshuara nga një Ofrues i Kualifikuar i Shërbimit të Besuar, që operon në Republikën e Shqipërisë.

Kjo është në fakt rruga që ndjekin aktualisht disa institucione financiare që ofrojnë për klientët e tyre identifikim dhe nënshkrim në distancë. Shërbimi i identifikimit dhe nënshkrimit elektronik të klientit mundësohet nga operatorë të akredituar në vendet e Bashkimit Europian. Tashmë, kjo praktikë do të rregullohet në mënyrë eksplicite edhe në ligjin e ri.

Sipas AKCESK, projektligji vendos një kuadër të qartë dhe të standardizuar për përdorimin e mjeteve të identifikimit elektronik dhe shërbimeve të besuara, duke garantuar integritetin, autenticitetin dhe vlefshmërinë ligjore të transaksioneve elektronike duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në rritjen e besimit të qytetarëve dhe bizneseve në përdorimin e shërbimeve digjitale, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Gjithashtu. AKCESK thekson se përdorimi i shërbimeve të besuara do të mundësojë përshpejtimin e procedurave administrative, reduktimin e ndërveprimeve fizike dhe rritjen e transparencës në ofrimin e shërbimeve publike.

Sipas relacionit të AKCESK, në krahasim me kuadrin aktual ligjor ky projektligj rrit kërkesat e sigurisë dhe besueshmërinë në veprimtarinë e ofruesve të kualifikuar të shërbimeve të besuara. Të gjithë ofruesit e shërbimeve të besuara janë objekt i kërkesave të këtij ligji, në veçanti kërkesave për sigurinë dhe përgjegjësinë për të siguruar kujdesin e duhur, transparencën mbi shërbimet dhe veprimtarinë e tyre. Duke përcaktuar standarde të qarta për ofruesit e shërbimeve të besuara dhe për përdorimin e identifikimit elektronik, projektligji kontribuon në rritjen e sigurisë juridike dhe teknike për të gjitha palët e përfshira.

Projektligji përcakton rregullime lidhur me ndërtimin e portofolit të identitetit digjital, një mekanizëm i cili do t’i japë çdo qytetari një mjet të sigurt, të kontrolluar dhe të centralizuar për përdorimin e identitetit të tij digjital në mënyrë të besueshme duke ruajtur privatësinë si dhe duke thjeshtuar ndjeshëm aksesin në shërbime publike e private.

Gjithashtu, projektligji do të sjellë listën e ofruesve të kualifikuar të shërbimeve të besuara dhe listën e pajisjeve të certifikuara të krijimit të nënshkrimeve elektronike dhe vulave elektronike të kualifikuara, do të rregullojë ruajtjen afatgjatë të informacionit dhe vlefshmërinë ligjore të nënshkrimeve dhe vulave elektronike si dhe do të parashikojë vlerësimin e tyre pavarësisht nga ndryshimet e ardhshme teknologjike.

Sipas AKCESK, zbatimi i këtij projektligji shoqërohet gjithashtu edhe me disa sfida të rëndësishme të tilla si psh. zhvillimi dhe certifikimi i portofolit të identitetit digjital kërkon kapacitete të konsiderueshme teknike dhe burime financiare.

Ky proces përfshin ngritjen e sistemeve të sigurta, të besueshme dhe të përputhshme me standardet ndërkombëtare. Gjithashtu, zbatimi i dispozitave të këtij ligji do të kërkojnë investime të mëdha në infrastrukturën teknologjike dhe trajnimin e aktorëve të përfshirë, investime të domosdoshme për të siguruar përmbushjen e standardeve ligjore dhe teknike që do të përcaktohen./ Monitor

projektligji nenshkrim elektronik

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj