LIVE UPDATES
Aktualitet

“Mashtrimi” me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!

Qytetarët iu drejtuan policisë që t’u hiqeshin nga sistemi gjobat. Por, drejtuesit e policisë i informuan se janë falur vetëm gjobat e COVID 19. Pas denoncime e të shumta, Fiksi shfletoi VKM në dhe ligjin me numër 127 të vitit 2024 dhe rezulton se ka shumë interpretime.

4 Qershor 2025, 21:09 Nga M.B
“Mashtrimi” me faljen e gjobave të Policisë së
Foto nga emisioni

TIRANA- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një “mashtrim” me vendimet dhe ligjet për “faljen” e gjobave të Policisë së Shtetit gjatë 10 viteve të fundit. Para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, doli një VKM që falte gjobat e ndërtimeve, atyre në bujqësi dhe gjobat e policisë deri më 30 nëntor 2024. Qytetarët iu drejtuan policisë që t’u hiqeshin nga sistemi gjobat. Por, drejtuesit e policisë i informuan se janë falur vetëm gjobat e COVID 19. Pas denoncime e të shumta, Fiksi shfletoi VKM në dhe ligjin me numër 127 të vitit 2024 dhe rezulton se ka shumë interpretime.

Në nenin 1 shkruhet se “masat administrative që shfuqizohen” përfshinin edhe masat administrative nga policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake. Ndërkohë, në nenin 2, “përfituesit” janë ata që kanë ndërtuar për qëllime banimi, për qëllime blegtorale dhe “individët që nuk kanë zbatuar rregullat e COVID”.

VKM-ja dhe konfuzioni para zgjedhjeve! Në datën 9 maj 2025 doli një Vendim i Këshillit të Ministrave që falte gjobat, ndër të tjera edhe të Policisë së Shtetit. Vendimi përcaktonte edhe se Drejtoritë Vendore të Policisë duhet të bënin listat e përfituesve. Pas hyrjes në fuqi, qytetarët vërshuan në godinat e policisë pasi mësuan se faleshin gjobat nga janari 015 deri më 30 nëntor 2024. Por, aty kanë mësuar se do hiqen gjobat e COVID!

Në redaksinë e emisionit investigativ mbërriti një ankesë nga një qytetare. “Kam një ankesë për Vendimin e Këshillit të Ministrave, ku thuhet se falen gjobat e makinave nga viti 2015 deri më 30 nëntor 2024, ku janë falur gjobat e makinave për shkelje të ndryshme dhe gjobat e COVID 19, gjobat për ndërtimet pa leje etj, etj. Dje më kanë bllokuar lejen e qarkullimit të makinës se kam 10 gjoba pa paguar nga viti 2024. Shkova dhe u ankova dhe më thanë se janë falur vetëm gjobat e periudhës së COVID 19, kur njerëzit dilnin me makinë vetëm gjatë COVID.

Gjobat e tjera nuk janë falur! Kjo është absurde, sepse në vendim shkruhet ndryshe!” ishte njëra nga ankesat. Pas kësaj ankese, gazetarët e Fiks Fare u interesuan në Policinë Rrugore të Tiranës. Punonjësit e policisë i thonë gazetarit të Fiksit se janë falur vetëm gjobat e COVID. Sipas tyre, ka një paqartësi me atëvendim, por ata veprojnë pas një shkrese të drejtorisë vendore. Polici thotë se kanë ardhur shumë por ata veprojnë vetëm ça u thonë nga drejtoria vendore.

Fiksi shkon edhe te Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, ku një polic thotë se janë falur vetëm gjobat e policisë në COVID. Ai thotë se ka ardhur një shkresë dhe ia tregon edhe gazetarit të Fiksit vetëm për gjobat gjatë pandemisë. Fiksi ka shfletuar VKM-në e datës 9 maj 2025, ku në këtë vendim përcaktohet se kush përfiton nga falja e këtyre gjobave. Ata që kanë marrë gjoba nga inspektoratet e mbrojtjes së territorit, ata që kanë marrë gjoba nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetërore Shëndetësor dhe, ata që kanë marrë gjobë nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.

Në pikën 5 të këtij vendimi, janë procedurat që zbatohen nga Policia e Shtetit. Sipas saj, drejtoritë vendore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi, përgatisin listat. Më pas, këto lista dërgohen për miratim në Policinë e Shtetit. Menjëherë pas miratimit të këtij vendimi, mediat i kanë bërë një jehonë. Por, asnjë ministër, zv.ministër, drejtor apo edhe vetë Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë koment e kush përfiton!

Në atë kohë, pati edhe një reagim nga Partia Demokratike, ku akuzonte qeverinë për faljen e gjobave, ndër të tjera edhe të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake? Por, a e kishin lexuar VKM-në dhe ligjin me numër 127, të vitit 2024? Ky ligj është shumë i shkurtër dhe përcakton se përfitojnë nga falja e gjobave të Policisë së Shtetit ata që i kanë marrë gjatë pandemisë COVID 19!/ Top Channel

policia e shtetit

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë