Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
27-vjeçari Xh.J është arrestuar në flagrancë pasi në automjetin e tij u gjetën 530 doza kanabis të gatshme për shitje.
VLORË- Arrestohet një 27-vjeçar dhe procedohet bashkëpunëtori i tij për shitje droge në Vlorë. 27-vjeçari Xh.J është arrestuar në flagrancë pasi në automjetin e tij u gjetën 530 doza kanabis të gatshme për shitje.
Bashkëpunëtori i tij 17-vjeçari L.Z, është proceduar në gjendje të lirë pasi mësohet se ndihmonte 27-vjeçarin për shitjen dhe shpërndarjen e drogës në zonat e frekuentuara të qytetit.
Njoftimi i Policisë:
Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në rreth 530 doza të gatshme për shitje.
Procedohet penalisht një 17-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor për shitjen e dozave. Sekuestrohet sasia e lëndës narkotike, që u gjet në automjet. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Delta Force, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas po transportonte me automjet, një sasi lënde narkotike, me qëllim shitjen e saj, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. J., 27 vjeç, banues në Fier. Në fshatin Kuç, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Xh. J. dhe pasagjer shtetasin L. Z., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Z., 17 vjeç, pasi dyshohet se bashkëpunonte me shtetasin Xh. J., për shitjen e dozave të lëndëve narkotike, në zona të frekuentuara në qytet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Pamje nga aksidenti LLOGARA - Një incident është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në Llogara në aksin r...
Foto ilustruese TIRANA- Arritja e objektivit të furnizimit me ujë 24 orë për Tiranën kërkon përmirësim të thel...
foto ilustruese KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohen dy të tjerë në Korçë për vepra të nd...
Foto ilustruese TIRANA- Në prill, numri i aksidenteve ishte 123, me rritje mbi 78% në raport me prill 2023, sipas të dhënave të pu...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i shërbimeve postare pësoi rënie për të tretin vit radhazi në 2023. Sipas të dhënave ...
TIRANË- “Together for Life”, një organizatë jo-fitimprurëse për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve dhe ...
Sokol Mëngjesi TIRANA- Lidhur me dhunën fizike ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, mësohet se policia ka identifikuar njërin prej a...
Foto ilustruese TIRANA- Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj pedagogut dh...
Leo Roci TIRANË - Një tjetër dëshmi është dhënë për zhdukjen e 34-vjeçarit nga Dibra Leo Roci, i cili p...
Pamje nga mbledhja TIRANË - Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar në seancën e sotme dëgjimore, kërkesën e...