LIVE UPDATES
Aktualitet

“Jam keq o babë, m’kanë gjujt”, babai i Andi Malokut dëshmon mes lotësh në GJKKO, përplaset me Plarent Dervishajn: Po mua pse doje të më vrisje?

Mes lotëve, i ati i viktimës ka treguar momentet e fundit nga jeta e të birit dhe fjalët e fundit që shkëmbeu pati me të pas plagosjes. Ai ka rrëfyer se ngjarjen e mësoi nga vetë i biri, pasi ai e telefonoi i plagosur dhe i tha: “Jam keq o babë, më kanë qëlluar”.

3 Tetor 2025, 13:27 Nga M.L
“Jam keq o babë, m’kanë gjujt”, babai i Andi Malokut
Foto ilustruese

TIRANA- Dëshmitari tjetër që u paraqit në GJKKO, është Genci Maloku, babai i Andi Malokut që mbeti viktimë në atentatin ndaj Arjan Ndoj në Sukth. Mes lotëve, i ati i viktimës ka treguar momentet e fundit nga jeta e të birit dhe fjalët e fundit që shkëmbeu pati me të pas plagosjes. Ai ka rrëfyer se ngjarjen e mësoi nga vetë i biri, pasi ai e telefonoi i plagosur dhe i tha: “Jam keq o babë, më kanë qëlluar”.

Sipas Malokut, djali i tij nuk ishte objektiv i atentatit dhe pretendon se ai nuk kishte konflikte me askënd. Maloku shprehet më tej se ai thjesht po shoqëronte prokurorin Arjan Ndoja dhe 'Rrumin' në automjetin ku ndodhi sulmi.

Babai i tij konfirmon se i biri kishte vetëm një muaj e pak që punonte si shofer jozyrtar i prokurorit Ndoja, duke thkeshuar më tej se djali ishte i rregullt, nuk pinte duhan, alkool dhe nuk ishte i përfshirë në asnjë aktivitet të dyshimtë.

Prokurori: Arjan Ndojan e njihni, keni kontakte?

Genc Maloku: Arjan Ndoja në atë periudhë ishte prokuror në Durrës. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi, më mori vetë djali. “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt.” (Qan) Ka qenë ora 4 e gjysmë, 5. Nuk e pashë orën tamam. Mendova se ishte shaka. Po ç’shaka. Orar pasditeje. Në spitalin ushtarak shkova, te vendi i ngjarjes jo.

Komunikova me djalin. Po ecnim, nuk ishim me shpejtësi, veç kur na vjen një makinë. Kishin qenë në një restorant përpara, djali ka qenë jasht. Në automjet me djalin kanë qenë prokurori dhe Rrumi. Pas ngjarjes jam takuar me prokurorin, më ka ardhur te shpia. Rrumi ishte akoma në spital, prokurori ishte më mirë, më erdhi te shpia. Pas 7 ditësh djalo ndërroi jetë.

Lexova dosjen. Në fillim nuk dinin gjë. Më thanë këtë që na ka gjuajtur Parent Dervishi. Rrumi më tha. Jo Arjan Ndoja. Nuk di të kenë pasur ndonje konflikt. Kanë ardhur familjarët e Redjan Rrajës. Janë nga Nikla ata. Tre pleq kanë ardhur, një me mbiemër Boja, një plak. Mos keni konflikte gjëra, gjersa të zbardhet. Këtë më thanë.

Pas ngjarjes 1 javë pasi nuk ishte çuni më ka ndodhur takimi. Takimi i parë është bërë në Tiranë, isha unë, çuni i xhajës, Bashkimi. Takimi tjeter është bërë në Sukth, nuk e mbaj mend sa kohë kishte kaluar, por si fillim viti më duket. Biseda ishte, prit të dalë një hërë e vërteta. Redjan Rraja ishte arrestuar. Njeri tjetër nuk më ka kontaktuar.

Arjol Haliajn, e kam parë në proces. Familjarët e tij, po. Xhaxhain. Kemi diskutuar, prit sa të dalë e vërteta. Halit Valterin e njoh. Ia kërkova unë takimin. I dhashë një USB. Ishte deputet në atë kohë. Ma sollën poshtë derës në një zarf USB, pak kohë pas ngjarjes. E hapa, ishte Redjan Rraja me kapele. Ishte dhe një qeros. USB e prisha. Autorët janë Redjan Rraja. Kanë dalë. Unë vetë di që autorët janë këta. Plaurent Dervishaj, Juljanin nuk e njoh, Vullnet Muçën e njoh. E njoh se jam rritur aty. Është vëllai i Rrumit.

Asnjë gjë nuk kam mësuar nëpër takime. As me Arjan Ndojën nuk kam mësuar gjë. Arben Malokun e kam çun xhaje. Personi që bëri lidhjen mes djalit e Arjan Ndojës. Djali kishte një vajzë nga Durrësi, e takonte shpesh. Aty e pa çuni i xhajës. Bënte stervitje, s’pinte as alkool, as cigare. Çuni i xhajës punonte shofer në prokurori. Ai i tha do ishte mirë të bëhej shofer. Unë s’pranova në fillim.

Nuk ishte shofer zyrtar. Një muaj e ca shërbeu. As rrogën e dytë s’mori. Nuk me ka paraqitur ndonjë shqetësim, unë kam qenë në Itali pas 3-4 ditësh ndodhi ngjarja. Djali im shoqërohej me çuna të moshës së tij. Me Pëllumb Muharremin dhe Vullnet Muçën, nuk besoj se ka qëndruar me ta. Djali im është rritur në Tiranë. As me Arben Mërkurin. Fare.

Rrumi ma ka thënë i pari, pasi doli nga spitali se e ka porositur Plarent Dervishaj. Nuk kishte motiv me djalin tim. S’kishte pse qëllohej. Dihet kush ishte motivi. As Rrumi, asnjë njeri smë intereson. Mua më ka ikur djali 23 vjeç. Ma kthen ti dot djalin? Ma kthen?! Normal që nuk ka qenë djali im objektivi.

Ilia Ilia: Qartazi i nderuar që objektivi ka qenë Rrumi i nderuar. Siç dhe ne pretendojmë…

Plarent Dervishaj: Më vjen keq për djalin. Më vjen keq dhe për Arjan Ndojën, ata kanë qenë më të pafajshmit në atë atentat. Kur të ka përmendur Rrumi emrin tim, pse mendon se ta ka përmendur?

Maloku: Nuk e di nga ka ardhur më tha në fillim. Por më pas, më tha emrin tënd. Por pa motiv.

Avokatja: Halit Valterin, si e njihni?

Genc Maloku: E pashë në parlament. Ishte më aktivi. E kontaktova me anë të njerëzve. USB mu soll te porta në një zarf, e kam deklaruar në prokurori. USB e prisha unë. Mërkuri, ka patur pseudonimin, “Maneci”. Më ka ardhur një mesazh, “Si shpesh shkon nga prokuroria, më tha jam Plarent Dervishaj”. Është fakt ky, e kam denoncuar në komisariatin nr. 6.

Genc Maloku – Plarent Dervishajt: Mirë për djalin të vika keq, po mua pse donit të më vrisnit. Nuk e kuptoj, nuk ju kemi bërë asgjë.

Devishaj: Hajde në takoj ta them përballë.

Atentanti ndaj Prokurorit Arjan Ndoja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al

genci maloku gjkko andi maloku arjan ndoja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj