LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ç’janë këta gjyqtarë?" Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari në Maliq! Apeli liron nga qelia babain dhe xhaxhain e autorit. Babai i viktimës kërkon drejtësi: Jemi të shkatërruar

Sipas tyre, dy të afërmit e autorit kanë ndërhyrë pas ngjarjes duke u përpjekur të eliminojnë provat, çka në mendimin e tyre përbën arsye të mjaftueshme që ata të vijojnë të qëndrojnë në qeli.

5 Dhjetor 2025, 16:30 Nga M.L
"Ç’janë këta gjyqtarë?" Vrasja e
Babai, viktima

KORÇA- Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur lirimin nga qelia të Edison dhe Roland Gurit, babait dhe xhaxhait të 14-vjeçarit Enedio Guri, i cili akuzohet për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit të tij, Erald Xhejo, më 14 gusht 2025 në fshatin Pirg të Maliqit. Të dy ishin arrestuar për veprën penale të “fshehjes së krimit”.

Me vendim të gjyqtares së Apelit, Lutfije Celami, masa e sigurisë për ta është ndryshuar nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, duke i nxjerrë nga paraburgimi.

Ky vendim ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te familja e viktimës, e cila e konsideron lirimin e tyre si një gabim të rëndë të sistemit të drejtësisë.

Sipas tyre, dy të afërmit e autorit kanë ndërhyrë pas ngjarjes duke u përpjekur të eliminojnë provat, çka në mendimin e tyre përbën arsye të mjaftueshme që ata të vijojnë të qëndrojnë në qeli. Familjarët shprehen se ndihen të braktisur nga institucionet dhe kërkojnë rikthimin e të dyve nën masën e arrestit me burg.

Edison Xhejo: Kur ishte bërë gjyqi një nga personat e arrestuar ka qenë Florian Çela i cili ka qenë me autorin në makinë dhe nuk e parandaloi ngjarjen, që ishte i pari, kryesori ka qenë ky. Kur ishte bërë gjyqi, gjykata e ka lënë me arrest shtëpie. Nuk kemi dashur të japim intervista se sa herë flasim nuk durojmë dot. Para pak ditësh mësuam që kishte dalë edhe xhaxhai edhe i ati, i ka nxjerrë apeli.

Ne kërkojmë drejtësi, deri dje kishim besim tek drejtësia por nuk e di se çfarë mund të bëhet. Nuk e di argumentin, nuk ka dalë vendimi akoma, thjesht një gjyqtare nga Tirana i ka nxjerrë. Avokati tha që për 5 ditë del vendimi ndërkohë kanë kaluar 10 ditë dhe akoma. As ne nuk e dimë përse i ka liruar. Prokuroria kërkoi në fillim burg për të tre këta persona kur tani marrim vesh që ishin liruar, kishin bërë kërkesë në gjykata e apelit në Tiranë. Si mund ta ndjekim këtë çështje?! Vetëm me ligj, me drejtësi, në qoftë se ka drejtësi. Ju bëjmë apel institucioneve ne sa të kemi jetë me këtë çështje do meremi. Ne kemi besim tek drejtësia por edhe shumë jo. Duam të merren institucionet sepse po ndodhin shumë gjëra, si rasti i djalit tonë po ndodhin shumë, ndodhi edhe ajo në Durrës, kanë ndodhur edhe të tjera.

Djali kishte dalë me shokët, vajti për t’u qethur në Pirg dhe rrugës ishin ndeshur me autorin me makinë. Me ç’më thanë shokët e djalit, i kishin fishkëllyer dhe aty ishin përleshur. Nuk besoj të ishte sherr i paralajmëruar, nuk kishin çfarë ndanin, ishin fëmijë. Jo, asnjë njeri nuk ka ardhur (nga familja e autorit), s’janë munduar. Edhe sikur të kenë dashur, çfarë do kërkojnë?

Jemi shumë të shkatërruar. Të vetmin ngushëllim e kishim në drejtësia, por siç po ndodhin gjërat… nuk dimë më se ku të kemi besim dhe çfarë mund të bëhet! I ati me xhaxhain (e autorit) që fshehën armën e krimit, kishin marrë thikën, e kishin larë, nuk e di si i lirojnë këta njerëz të tillë! Ç’janë këta gjyqtarë? Nuk e di. Ne duam vetëm drejtësi, që mos i ndodhë asnjeriu kjo që na ndodhi ne. Krahas ngjarjes, më shumë i ka tronditur edhe fakti që u liruan këta të dy. Nuk e beson asnjë njeri, gjithë rrethi jonë shoqëror thonë “si ka mundësi?”

Ngjarja tragjike ndodhi pranë një lokali në Pirg, ku Erald Xhejo kishte shkuar së bashku me një mik për t’u qethur. Mes tij dhe Enedio Gurit kishte shpërthyer një debat pasi kishin tentuar të sqaroheshin për një konflikt të mëparshëm. Pas ndalimit të automjetit, situata degjeneroi në konflikt fizik. Gjatë përplasjes, 14-vjeçari Guri nxori një thikë. Eraldi, duke u përpjekur të shmangte goditjet, mori një karrige për t’u mbrojtur, por ndërkohë u pengua duke bërë hapa pas. Në atë moment, autori e goditi fatalisht me thikë. E gjithë skena u regjistrua nga kamerat e sigurisë së zonës./ Dosja.al

gjykata e apelit roland guri edison guri erald xhejo

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj