5 Dhjetor 2025, 13:28
Nga E. D
Adem Boba
DURRËS- Adem Boba, babai i 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme pas plagosjes me thikë në zemër ka folur lidhur me ngjarjen. Një një intervistë për News24, babai i viktimës tha se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen. Ai thotë se i biri vetëm i ka shoqëruar shokët e tij, pasi i kanë thënë për t’i dërguar me makinë që të sqaroheshin me disa persona të tjerë. Adem Boba deklaron gjithashtu se një grua e moshuar ka qenë dëshmitare okulare dhe ajo mundë të dijë më shumë informacione.
“Do të tregoj aq sa di. Djali ka qenë duke shkuar për në punë i kanë dalë disa shokë dhe i kanë thënë, na dërgo pak se kemi një muhabet për të sqaruar me disa të tjerë. As nuk i ka njohur ata çunat. Dhe aty ka nisur konflikti. Ku djali im ka mbetur më i dëmtuar. Nuk ka pasur lidhje me ngjarjen, por i ka çuar atje. I ka dërguar që të sqarohen dhe të ikte në punë të vet. Më ka ardhur e papritur.
Nuk ka pasur asnjë konflikt. E kam marrë vesh nga një shko i djalit pasi ka ndodhur ngjarja. Djali ka qenë në gjendje shumë të rëndë. Ai ka ndërhyrë për t’i ndarë por ka marrë thika. Një grua me sa kam dëgjuar dëshmitare okulare mund të dijë më shumë. Aty mund të ketë qenë 6-7 çuna përfshirë të dyja palë. Ndërsa prindërit kanë thënë që ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.
E kisha bërë edhe një si marrëveshje që nëse shpëtonte çuni, do t’i falja…Por tani gjërat ndryshojnë sepse edhe vet nuk jam i sigurtë se çfarë do ndodhi, por do ja lej kohës…Por pres të funksionojë ligji, dua çfarë parashikon Kushtetuta e Shqipërisë…Ne shkuam për një jetë më të mirë…Rrija me qera. Ndërsa vitet që kam qenë në Bulqizë punoja në minierë”, ka thënë ai./Dosja.al
adem boba
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 13:30
E.d
Foto ilustruse
KAMËZ- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar në Kamëz. Ai u arrestua nga focat blu, pasi&nbs...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 13:23
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 54-vjeçar në qytetin e Elbasanit. Ai u arrestua nga forcat blu, p...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 13:09
E.d
Foto ilustruse
VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme, në hyrje të qytetit të Vlorës. Një auto...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 11:20
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë letrën e hallës së 15-vjeçarit që ndërroi jetë dit...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 12:49
E. D
Mondi Mëhalla
ELBASAN- Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e ...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 10:50
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Erjon Boba, 15‑vjeçari që u plagos disa ditë më parë me thikë në zemër gjat&eu...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 10:48
E. D
TIRANË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka p...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 10:30
E. D
Banesa e Erjon Bobës
DURRËS- Vdekja e 15-vjeçarit Erjon Boba ditën e djeshme pas disa ditësh në gjendje të rë...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 10:15
E. D
Mondi Mëhalla
ELBASAN- Seanca për vlerësimin e masave të sigurimit ndaj Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të cilët u arrestu...
Aktualitet
5 Dhjetor 2025, 10:01
E. D
Santiago Malko
TIRANË- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Ilir Selmanin dhe Elvis Ga&cce...