Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bëhet fjalë shtetasit T. Sh., G. Ll., E. M. dhe A. M, të cilët akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Ndërkohë shtetasit E. Th., M. K., B. K. dhe V. O. akuzohen për “Trafikimin e armëve dhe municionit”.

TIRANË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tetë persona të përfshirë në trafikimin e armëve nga Kosova drejt Shqipërisë.
Bëhet fjalë shtetasit T. Sh., G. Ll., E. M. dhe A. M, të cilët akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Ndërkohë shtetasit E. Th., M. K., B. K. dhe V. O. akuzohen për “Trafikimin e armëve dhe municionit”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, tre prej të pandehurve kosovarë janë shpallur fajtorë nga gjykata me kërkesë të prokurorisë dhe janë dënuar me burg. Përkatësisht: B. K. – 8 vite burg për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”; M. K. – 6 vite e 8 muaj burg për të njëjtën vepër; E. Th. – 7 vite burg për “Trafikimi i armëve dhe municionit”.
Ndërsa për pesë personat e tjerë çështja është dërguar për gjykim, ku katër prej tyre përballen me akuzën e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake, ndërsa shtetasi V. O. akuzohet për trafikim armësh.
Njoftimi:
Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.1167/2024, 1167/1 dhe 1167/2 në ngarkim të të pandehurve T. Sh., G Ll., E.M. dhe A. M., të akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuar nga neni 278/6 të Kodit Penal dhe shtetasve E.Th. M.K. B.K. dhe V.O., për veprën penale të “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/a/2 i K.Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë dërgoi në gjyq 8 persona. Tre prej të cilëve, shtetas kosovarë E.Th., B.K., dhe M.K. të cilët me kërkesën e prokurorisë u shpallën fajtorë dhe u dënuan përkatësisht:
– 8 vite burg të shtetasit B.K. për veprën penale ‘Trafikimi i armëve dhe municionit’, parashikuar nga neni 278/a/2 i Kodit Penal;
– 6 vite e 8 muaj burg të shtetasit M.K. për kryerjen e veprës penale ‘Trafikimi i armëve dhe municionit’ parashikuar nga neni 278/a/2 i Kodit Penal;
– 7 vite burg të shtetasit E.Th. për kryerjen e veprës penale ‘Trafikimi i armëve dhe municionit’ parashikuar nga neni 278/a/2 i Kodit Penal.
Ndërkohë për pesë shtetasit e tjerë, çështja u dërgua në gjyq për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/6 të Kodit Penal, ndërsa për shtetasin V.O. për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/a/2 të K.Penal parashikuar nga neni 278/a/2 te K.Penal
Hetimet mbi procedimin penal nr.1167/1 të vitit 2024, nisën pas sinjalizimeve se shtetasit B.K. dhe M.K. kanë blerë një sasi të konsiderueshme armë zjarri të llojit pistoletë ‘Zoraki’ me qëllim trafikimin e tyre drejt territorit të Shqipërisë. Hetimet e zhvilluara nga skuadra e përbashkët hetimore midis Shqipërisë dhe Kosovës, me mbështetjen e Eurojust, çuan në një operacion ndërkombëtar ku u arrestuan 16 persona dhe u sekuestruan 64 armë zjarri dhe municione në të dy shtetet.
Veprimet hetimore, të shoqëruara edhe me përgjimet ambientale për blerjen e simuluar vërtetuan se këta shtetas kanë konsumuar veprën penale për të cilën akuzohen./Dosja.al
Banesa e Erjon Bobës DURRËS- Vdekja e 15-vjeçarit Erjon Boba ditën e djeshme pas disa ditësh në gjendje të rë...
Mondi Mëhalla ELBASAN- Seanca për vlerësimin e masave të sigurimit ndaj Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të cilët u arrestu...
Santiago Malko TIRANË- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Ilir Selmanin dhe Elvis Ga&cce...
pamje nga sera TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka ndarë një postimin në rrjetin social Faceboo...
foto ilustruese PESHKOPI- Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Maqellarë-Peshkop...
Elman Abule TIRANË- Biznesmeni Elman Abule është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, ku zhvillohet seanca paraprake për kryebas...
TIRANË- SPAK ka sekuestruar 11 telefona që i përkasin Voltan Xhanit, vëllait të tij Jurgen Xhanit, Flobenc Meçes alias Gega, X...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Dy persona janë arrestuar në kuadër të operacionit “Hunter”. Blutë ...
foto ilustruese SHQIPËRI- Shqipëria mbetet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për kërkim-zhvillim (R&D) n&e...
foto ilustruese TIRANË- Nga bizneset në tatime dhe dogana deri në vitin 2014 rezultojnë se janë 100 mln lekë apo rreth 1 mld...