LIVE UPDATES
Aktualitet

DIFERENCIMI- PAKËNAQËSI te mjekët e familjes për rritjen e pagës, letra për Ramën dhe Manastirliun: Po na diskriminoni

Ata ishin përgatitur të merrnin këtë muaj premtimin e bërë, madje në një vendim të datës 20 prill ata do të përfitonin 45 mijë lekë të reja shtesë në pagën e tyre pasi do të trajtoheshin si të gjithë mjekët specialistë.

4 Maj 2023, 10:51 Nga A.B
DIFERENCIMI- PAKËNAQËSI te mjekët e familjes për rritjen e
Mjeket

TIRANË- Mjekët e familjes ishin në pritje të rritjes së pagës ashtu siç u premtua nga kryeministri Edi Rama. Mirëpo, mjekët e familjes të cilët kishin diplomë specializimi nuk do e përfitojnë të gjithë. Ata ishin përgatitur të merrnin këtë muaj premtimin e bërë, madje në një vendim të datës 20 prill ata do të përfitonin 45 mijë lekë të reja shtesë në pagën e tyre pasi do të trajtoheshin si të gjithë mjekët specialistë.

Mjekët e familjes me diplomë specializimi që kanë kryer po aq vite shkollë sa një mjek kardiolog apo gjinekolog, do të paguhen me vetëm 15 mijë lekë të reja shtesë. Kjo ka rritur pakënaqësitë ndër radhët e mjekëve pasi bluzat e tjera të bardha do të përfitojnë 45 mijë lekë.

Ndaj ata iu janë drejtuar me një letër ministres së Shëndetësisë dhe kryeministrit, duke shprehur pakënaqësi për këtë diferencim. Mjekët e familjes kërkojnë mbeshtetjen maksimale dhe vleresimin e duhur e jo denigrimin e figures së tyre, e cila punon çdo ditë në shërbim të qytetarëve. 

LETRA:

Drejtuar: Drejtorise se Fondit te Sigurimit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor (FSDKSH) Ministres se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Ogerta Manastirliu

Ne vijim te VKM “Për Disa Ndryshime në Udhë zimin Nr.1, Datë  03.05.2017, Për mënyrën e Pagesës Dhe Shpërblimit për Punojësit e Qendrave Shëndetësore Nga Skema e Detyrueshme e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetë sor të Ndryshuar’’

Nga ana e FSDKSH, ne daten 24.04.2023 u shpall Udhezimi Nr.8 “Per Disa Ndryshime ne Udhezimin Nr.1, Date 03.05.2017 “Per Menyren e Pageses dhe Shperblimit per Punonjesit e Qendrave Shendetesore nga Skema e Detyrueshme e Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, Te Ndryshuar’’ i FSDKSH, ne zbatim te propozimit te Kryeministrit. ku udhezonte ne Kapitullin 2, Pika 1.3 te Udhezimit Nr.1:

“1.3, shtesa per specializime pasuniversitare sipas deshmive te leshuara nga Fakulteti i Mjekesise, per mjek familjeje, patologji, pediatri, 45.000 leke…”

Ne baze te Udhezimit Nr.8, rregullohet shprehimisht vlefshmeria e tij per diplomat pasuniversitare te leshuara nga Universiteti i Mjekesise, duke nenkuptuar keshtu perfitimin e shteses se pages nga te gjithe mjeket e pajisur me nje diplome te tille, pavaresisht specialitetit. Mjeket e familjes te cilet, plotesojne kete kriter studimi e jane te pajisur me kete diplome te leshuar nga Fakulteti i Mjekesise, Universiteti i Tiranes, perfitojne te drejten e rritjes se pages me 45.000 leke.

Kjo iniciative ishte e shumepritur, motivuese e mjaft e pershendetur nga ana e te gjitheve ne, mjekeve, qe perpos misionit e sfidave te vazhdueshme te ofrimit te kujdesit shendetesor nder vite, kemi pasur nje rrugetim akademik tejet te gjate, perfshire ketu edhe specializimin. Nga ana e FSDKSH, serish, ne daten 28.04.2023 u shpall Udhezimi Nr.9 “Per Nje Ndryshim ne Udhezimin Nr.1, Date 03.05.2017, Per Menyren e Pageses dhe Shperblimit per Punonjesit e Qendrave Shendetesore nga Skema e Detyrueshme e Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, Te Ndryshuar’’ i cili ne Kapitullin 2, Pika 1.3 ndryshon si me poshte:

“1.3 shtesa per specializime pasuniversitare sipas deshmive te leshuara nga Fakulteti i Mjekesise, per mjekesi te familjes, patologji, pediatri, 15.000 leke...”

Udhezimi Nr.9 zevendeson Udhezimin Nr.8, me synim diferencimin e mjekeve te familjes, edhe pse, mjeke specialist e mbajtes te diplomes se specializimit (pasuniversitar) leshuar nga Fakulteti i Mjekesise, Universiteti i Tiranes, me nje shtese page, tre here me te ulet, ne 15.000 leke.

Duke qene se ndjehemi te prekur e te fyer konsiderueshem nga keto masa te nxituara, Ne, mjeket specialiste te familjes, e kundershtojme Udhezimin Nr.9, duke Ju parashtruar si vijon argumentat tona:

· Udhezimi Nr. 9, gjykojme se eshte antikushtetues e diskriminues, duke shkelur parimin themelor te barazise ne pune persa lidhur me arsimimin. Specilaiteti yne -Mjek Familjeje nuk mund te diskriminohet ne raport me specialitetet e tjera te tilla si Mjek Dermatolog, Okulist, etj.

Diploma jone eshte leshuar nga Fakulteti i Mjekesise/aktualisht Universiteti i Mjekesise, pas nje cikli te plote studimesh 3-vjecare dhe nuk mund te cilesohet si nje “deshmi”, sikurse ne Udhezim.

· Gjithashtu, pas nje konkursi te zhvilluar ne baze te kritereve te percaktuara nga Fakulteti i Mjekesise, jemi perzgjedhur si mjeke specialist familjeje ne baze te aftesive dhe rezultateve akademike.

·Ne gjykojme se Udhezimi Nr.9 nuk duhet te legjitimohet per si e sa ndryshuar, per sa kohe bie ndesh me organizimin strukturor te programit akademik te Universitetit te Mjekesise, ku vijohet te ofrohet nje dege studimi pasuniversitare per specialitetin Mjek Familjeje. Ky program kerkon investime te konsiderueshme ne kohe, intelekt e burime monetare, te cilat mesa na rezulton, nga organet ligjzbatuese te shendetesise, jo vetem qe nuk vleresohen sipas merites, por nuk njihen fare, duke mos u konsideruar aspak si nje vlere e shtuar ne rradhet e bluzave te bardha e njeherazi duke u barazuar keshtu me nivelin e pare te studimit te mjekesise se pergjithshme. Per me teper, kjo konntradikte, e prodhuar nga Udhezimi Nr.9, date 28.04.2023, ben te pavlefshem ekzistencen e katedres se Mjekut te Familjes prane Universitetit te Mjekesise.

·Ne konkludojme se kriter diferencimi dhe vleresimi nuk ka qene as niveli i sherbimit mjekesor: paresor apo sekondar, persa kohe koleget tane ne sherbimin paresor nuk jane diferencuar nga mjeket specialist te niveleve te tjera te sherbimit, gje qe pa asnje diskutim na gezon, per sa lidhur me ta, por njekohesisht edhe na demotivon e diskriminon ne punen tone te perditshme.  

·Ne kerkojme mbeshtetjen maksimale nga ligjzbatuesit, per vleresimin e duhur e jo denigrimin e figures se Mjekut te Familjes, per me teper edhe perballe popullates te ciles i sherben cdo dite me perkushtim. E para dere e bluzave te bardha, qe cdo pacient troket ndan e transmeton shqetesimet e tij shendetesore, ura lidhese per referimin dhe ofrimin e kujdesit te duhur shendetesor, keshilluesja e promovuesja e jeteses se shendetshme per parandalimin e semundjeve, jane pergjegjesi qe duhet te garantohen te kryhen me motivim e buzeqeshje, vecanerisht, pas nje rrugetimi tejet te gjate akademik, e keto, jo vetem nga ana jone.

Ne mbyllje te shkrese ankeses sone, Ju lutemi te na parashtrohet baza ligjore ku mbeshtetet ky ndryshim vendimi, intrepretimi ligjor si edhe aresyetimi i bere, i mbeshtetur ne fakte, per diferencimin e pagave dhe per zhvleresimin e diplomes se mjekut specialist te familjes, si dhe aresyen e kundershtimit te Udhezimit Nr.8 ne nje hark kohor 4 ditor.

Me respekt e konsiderate,

Mjeket e Familjes

Specializuar prane Katedres se Mjekut te Familjes

Universiteti i Mjekesise, Tirane.

mjeket e familjes rritje page


Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë