4 Maj 2023, 09:27
Nga m.s
Momenti gjate arrestimit
VLORË- Një 48-vjeçar, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve është vënë në pranga, pasi po transportonte 104 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Në sajë të operacionit të koduar "Reset" është vënë në pranga Kristian (Nikola) Skëndaj, i cili po transportonte 10 pako me lëndë narkotike. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, bazuar dhe në informacionet se një sasi e madhe lënde narkotike kanabis po transportohej me një automjet tip "Chrysler", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Reset".
Drejtuesi i automjetit, sapo ka vënë re se po ndiqej nga policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi. Pas disa minutash ndjekje është kapur dhe ndaluar në fshatin Novosel. Gjatë kontrollit në automjetin tip "Chrysler", në bagazh, u gjetën 10 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë totale 104 kilogramë.
NJOFTIMI NGA POLICIA VLORË
Finalizohet operacioni policor i koduar "Reset", për goditjen e një tjetër rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Operacioni u zhvillua nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe Forca e Posacme Operacionale, në DVP Vlorë. Sekuestrohen 104 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Vihet në pranga 48-vjeçari, drejtuesi i automjetit që transportonte 10 pakot me lëndë narkotike.
48-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, se një sasi e madhe lënde narkotike kanabis po transportohej me një automjet tip "Chrysler", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Reset". Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi K.(N.). S., 48 vjeç, banues në Vlorë.
Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i automjetit, sapo ka vënë re se po ndiqej nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi, por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Novosel. Gjatë kontrollit në automjetin tip "Chrysler", në bagazh, u gjetën 10 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. me peshë totalë 104 kilogramë. Pakot me kanabis u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
vlore droge
Aktualitet
4 Maj 2023, 09:02
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë detaje nga masakr...
Aktualitet
4 Maj 2023, 07:20
A.B
Moti
TIRANË- Dita e sotme do të jetë me mot të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat e shpeshta të j...
Aktualitet
4 Maj 2023, 07:19
A.B
Makina
VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm duke lënë pas një person të lënduar....
Aktualitet
3 Maj 2023, 23:03
I.A
TIRANË- Krahas vrasësve me pagesë të cilët e kanë profesion këtë punë, grupet shqiptare janë përpjekur ...
Aktualitet
3 Maj 2023, 22:59
I.A
Miriam Isufaj
VLORË- Për çështjen e qytetarit Edmond Merko me noteren Miriam Isufaj, emisioni investigativ “Stop” në...
Aktualitet
3 Maj 2023, 20:59
k.m.
Foto ilustruese
Në Shqipëri gazetarët po punojnë gjithnjë e më shumë në një terren të pasigurt. Shoqatat ...
Aktualitet
3 Maj 2023, 20:17
I.A
Ardian Nikulaj
TIRANË- Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt në Shëngjin më 19 prill, ishte një ngjarje që tronditi opinionin....
Aktualitet
3 Maj 2023, 19:49
I.A
Karabinieret
ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali për vjedhje dhe dhunë ndaj policisë. Terzobinario shkruan...
Aktualitet
3 Maj 2023, 19:46
k.m.
Pamje nga vendi i ngjarjes
Pas 21 orësh në kërkim, policia e Shkodrës, së bashku me forcat speciale RENEA, kanë bë...
Aktualitet
3 Maj 2023, 19:17
k.m.
Foto ilustruese
“Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë kanë nxjerrë në pah se çmimet e qirasë shënuan ...