LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Jeni në gjak me mua’/Dhëndri nga Kamza gjobit krushqit dhe ish-nusen. Në 2007-ën kishte vrarë gruan

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kamzës dhe i riu dhunues, një ish i burgosur për një akuzë të rëndë, përfundoi sërish në qeli.

18 Qershor 2022, 16:44 Nga k.m.
‘Jeni në gjak me mua’/Dhëndri nga Kamza gjobit krushqit
Foto ilustruese

TIRANË- Duhet të kishte qenë dita me e lumtur e saj, momenti kur mjekët i dhanë përgjigjjen se ishte shtatzënë dhe se do të bëhej nënë. Në fillim, i fejuari i saj u tregua entuziast. Por të nesmen për të nisi terrori. Ai filloi me dyshimet dhe dhunën, duke e akuzuar se fëmija nuk ishte i tij, e çoi tek prindërit e saj dhe pasi piu kafe tha: “Vajzën ua kam lënë. Me keni gjak borxh, do shkojë gjaku në gju. Më keni borxh të gjitha shpenzimet”.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kamzës dhe i riu dhunues, një ish i burgosur për një akuzë të rëndë, përfundoi sërish në qeli.

Denoncimet ndaj tij ishi familjarisht, nga i ati, nëna, dhe vajza. Të frikësuar dhe pasi nuk po gjenin më para që t’i lanin borxhin, teksa ish-dhëndri trokiste për paratë, ata shkuan në polici.

Historia iu tregua Gazetasi.al nga burime policore që dhanë detaje në kushtet e anonimitetit dhe që treguan se policia shkoi në banesën e vajzës menjëherë mbasi dikush telefonoi në sallën operative dhe tregoi se ish-dhëndri kishte shkuar për marrë sërish para dhe po kërcënonte. Dëshmitë e familjes së terrorizuar ishin aq bindëse për policinë, sa nuk priti gjatë, por menjëherë i hodhi prangat.

“I fejuari gjatë bashkëjetesës më ka trajtuar si skllave, kërkonte që unë t’i hiqja e ti vishja çorapet, mëngjesin kafen drekën e kërkonte t’ja çoja tek krevati. S’më ka lejuar në asnjë moment të qëndroj vetëm, por linte si roje të ëmën, e cila kishte frikë  prej tij”, - shprehet 33-vjeçarja ndaj shtetasit D.H.

Pas shqetësimeve shëndetësore, ajo komunikoi me vjehrrën, thotë policia për Gazetasi.al. E moshuara, pasi mori leje u nis për në spital, ku në farmaci i dhanë një test shtatzënie. 

“Dola pozitive dhe njoftova të fejuarin. E priti shumë mirë dhe organizoi drekë familjare, ku ishin të ftuara të dyja familjet tona. Pas kësaj, bëmë eko barku dhe disa analiza. Të nesërmen D., kishte komunikuar me spitalin, por mua s’më tha gjë”, - është shprehur për policinë vajza e re.

Burimet e policisë bëjnë me dije se fjalia e parë të nesërmen ishte: “Më ke hyrë në gjak”. Vajzën e ka mbyllur në shtëpi dhe kur familja tentonte të komunikonte në telefon, ai iu përgjigjej se ishte e sëmurë. 

Duke i ndërprerë çdo komunikim dhe kur ajo i është lutur që të mësojë se çfarë kishte ndodhur, ai e ka goditur me grushte në fytyrë dhe kokë. Ndërkohë që vjehrra nuk ka dhënë asnjë shpjegim. E ndodhur në këto kushte, e reja ka kapërcyer murin dhe është arratisur, duke u kthyer tek prindërit, ku dhe u ka treguar se çfarë i kishte ndodhur.

Një orë më vonë, në shtëpinë e krushqve ka mbërritur dhëndri. Fillimisht e ka pyetur 33-vjeçaren nëse i kishte menduar gjërat mirë? Më pas, i ka deklaruar kryefamiljarit:  “Unë dua kokë njeriu, do ta çoj gjakun në gju, pasi vajza juaj më ka ikur nga shtëpia”.

Prindërit e të resë, sipas policies, kanë kërkuar shpjegime se çfarë kishte ndodhur dhe në këtë çast, i dyshuari ka shpërthyer, duke pretenduar se fëmija nuk ishte i tij.

“Pasi u qetësua, kërkoi t’i bënim një kafe. Pasi motra ia bëri kafenë, ai hoqi unazën dhe la një katrmonedhë 10 mijë lekëshe në tavolinë dhe tha: ‘Gocën ua kam lënë’. Kur u nis për të ikur, më tha se këkronte kthimin mbrapsht të të gjitha shpenzimeve, gati 4 mijë euro. I thashë që nuk kishim kaq para, por ai kërkoi t’i gjenim borxh”, - kujton në polici nëna e 33-vjeçares .

Bisedat e dhëndrrit me vjehrrën kanë vazhduar më tej në telefon, ku ai kërkonte vazhdimisht paratë, duke e kërcënuar se nëse nuk i plotësonin, “do ta bënte shtëpinë me gjak”.

Si fillim, familja e të resë ka siguruar vetëm 1.850 euro. Të tjera nuk u jepte askush, as në formën e borxhit dhe as ndryshe.

“Nëse nuk më jepni paratë, do bëj të flasin mediat botërore, nuk e mbaj unë kopilin tuaj”, - tha në një nga rastet kërcënuese, shton kryefamiljari, të cilit i erdhi sërish për vizitë ish-dhëndri, duke e kanosur dhe duke pretenduar se e kishte me nxitim, pasi do largohej jashtë vendit.

“Policinë e telefonova unë, ish i fejuari ka qenë në burg për 13 vjet, pasi ka vrarë ish-bashkëshorten. Dhe ndihem kaq e frikësuar. Ai na kërcënon dhe pretendon që fëmija nuk është i tiji. Asnjëherë s’më ka lënë vetëm, ose me të ëmën, ose më shoqëronte me një djalë që nuk e njihja. Ndihemi të terrorizuar”, - deklaroi më pas në polici e reja.

Policia e Kamzës, i tha eksluzivisht Gazetasi.al, se e arrestoi në flagrancë shtetasin D.H., që ende nuk ka dhënë një deklaratë apo pretendim të tij.I riu nga Dibra, sipas burimeve të policies, është personi që vrau me thikë bashkëshorten e tij gjatë vitit 2007. Ai ishte martuar me mblesëri dhe kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.

Ndonëse u shpreh i penduar në atë kohë, duke shtuar se nuk u përmbajt dot dhe se nuk e shpjegonte dot krimin e kryer prej tij, gjykata e shpalli fajtor për vrasje. Ai qëndroi në qeli me një personazh të njohur të botës së krimit dhe mbetet e paqartë se përse nuk kreu 25 vite burgim, aq sa gjykata e kishte dënuar për vrasje./GazetaSi

policia e shtetit kamez

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni