LIVE UPDATES
Aktualitet

LLOGARITË/ Falimentimi i fermerëve vendas thellon krizën e furnizimit me grurë

Dosja.al, ka gjetur kohën për t'u shkëputur pak nga vorbulla e Berishës, Bashës, Ramës, Dumanit dhe krimit, për të parë problemet e vërteta të këtij vendi. Aty në bazë, për të pasur se për çfarë të hamë në dimër.

18 Qershor 2022, 16:02 Nga k.m.
LLOGARITË/ Falimentimi i fermerëve vendas thellon krizën e
Erion Braçe dhe Frida Krifca

TIRANË- Mungesa e drithit vë në rrezik me dhjetëra miliona njerëz në botë. Lufta, moti ekstrem dhe kontrollet e eksportit po kontribuojnë në këtë gjendje, shkruan The Economist, ndaj dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca kërkoi në mars nga fermerët që të mbillnin grurë, edhe pse për jo më shumë se 3 muaj do të korrej "dora e parë". Teksa e gjithë bota vuan për grurë, në Shqipëri vuajnë fermerët, ata që e prodhojnë. Madje edhe në ditët më të mira të tregut, ku mund ta shesin dhe të nxjerrin fitim. Por mesa duket edhe këtë verë, do të jetë e pamundur. Dosja.al, ka gjetur kohën për t'u shkëputur pak nga vorbulla e Berishës, Bashës, Ramës, Dumanit dhe krimit, për të parë problemet e vërteta të këtij vendi. Aty në bazë, për të pasur se për çfarë të hamë në dimër.

"Po vjen dimër i vështirë,"-ka thënë disa herë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, por popullin e tij e ka siguruar me grurë, e fermerët nuk kanë dalë ndonjëherë për të protestuar se dalin me humbje. Në këtë vend, ata janë të vetmit që punojnë, por nuk fitojnë kurrë. Pse?

Bëjmë së bashku një llogari të thjeshtë të ndarë në tabela, në mënyrë që të jetë më e thjeshtë për t’u kuptuar. Ushtrimi është bërë për vetëm një dynym tokë dhe pa e llogaritur krahun e punës, marrë parasysh se është një familje që kujdeset për çdo gjë. Duke nisur nga përgatitja e tokës, plehërimi, mbjellja dhe deri tek korrja, një fermeri shqiptar i kushton jo më pak se: 216000 lekë të vjetra. E llogaritur qindarkë më qindarkë.

LLOGARITË/ Falimentimi i fermerëve vendas thellon krizën e

Disa ditë më parë, ish-zv.kryeministri Erion Braçe foli për një çmim që shkonte 360 lekë për kile, por Dosja.al ka përllogaritur ofertën më të mirë që është dhënë në tregun e Myzeqesë: 420 lekë/kg.

Vazhdojmë ushtrimin! Me një rendiment 5 kv/dynym, një mesatare kjo, sepse mund të jetë më shumë, ose dhe më pak. Me çmimin optimal, më të mirin të dhënë deri më tani: 420 lekë, fitimi i një fermeri në Shqipëri, në një kohë kur bota kërkon grurin më shumë se arin është: 210000 mijë lekë të vjetra/dynym. Sa është fitimi?

Për një dynym, në rastin më të mirë kur çmimi kap shifrën e tij më të lartë, përllogaritet -6 mijë lekë të vjetra.

LLOGARITË/ Falimentimi i fermerëve vendas thellon krizën e

Me HUMBJE!

Kjo është më e mira, sepse me çmimin e zakonshëm që përmendi Braçe në Kuvend, fermeri del me më shumë humbje, për më shumë se 100 mijë lekë të vjetra. Edhe njëherë e theksojmë se nuk është përllogaritur në asnjë moment fuqia punëtore, që do të shtonte koston dhe do të ulte fitimin. Ndërkohë që deri më tani, fermerët nuk kanë marrë as subvencionin e naftës për të hequr disi edhe shpenzimet.

Deri më tani nuk është parë e arsyeshme që të shpërndahen, sepse qeveria ka probleme të tjera.

Herën e fundit që u përmend në hartimin e buxhetit dhe paketës fiskale, është propozuar heqja e TVSH-së së rimbursueshme nga 6% që është aktualisht për agroindustrinë bujqësore. Parashikohet që skema e rimbursimit të TVSH-së të zëvendësohet me skema subvencionuese, por ende s’ka asnjë sinjal se kur do të bëhen. Ndoshta ministrja dhe nuk ka kohë.

Ndërkohë që i ka mbetur Braçes që të bëjë opozitarin brenda qeverisë, ndërsa opozita ende fle gjumë dhe hallin më të madh e ka se kush drejton partinë. Sigurisht që me qëllimet e tij, qoftë edhe për t’ju nënshtruar presionit të elektoratit, Braçe ngre zërin dhe drejton gishtin e fajit tek “Open Balkan”. Ok, më në fund dikush e bëri, por ndoshta duhet që të flasë edhe të risjellë debatin për ndalimit të subvencioneve. Ndërprerja e subvencioneve për fermerët shqiptarë, solli rritjen e kostos, rrjedhimisht dhe të çmimit. Ndërkohë që si Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë rregulla të tjera dhe qëndrojnë pas bujqëve, ndaj dhe shqiptarët blejnë miell serb. Jo se është më i mirë, por kushton më pak. Edhe pse i shtohet kostoja e transportit.
Por ka dhe një pikëpyetje tjetër? Sa mundësi ka Shqipëria të plotësojë nevojat vendase? Sipas Braçes, Shqipëria duhet të ulë varësinë nga importet e grurit, ndërsa u ankua duke thënë si fakt se “grosistët e blejnë lirë grurin” dhe përmendi “grurin nga Serbia”.

Një tezë që të kthen pak në komunizëm. Sipas të gjitha gjasave, Shqipëria nuk ka për t’u bërë ndonjëherë prodhues neto ushqimor si Ukraina dhe as nuk ka nevojë të bëhet. Problemi nuk është në thelb gruri në vetëvete, edhe pse tani është kthyer në kryefjalë për shkak të krizës, pasi i njëjti fenomen ndodh në çdo vend. Problemi është i përgjithshëm. Humbje, produkt i mbetur stok, dhe një qeveri që nuk përgjigjet pa asgjë. Kur nuk fiton, pse duhet të merret dikush me bujqësi?

“Ligji 7501 i ndau ato 450 mijë hektarë tokë të vetme që vendi i ka të punueshme dhe të përshtatshme për prodhim në masë, në mbi 1.8 milionë parcela me madhësi mesatare 0.2 hektarë, e deri më tani bujqësia ka gjithashtu problemin që numëron 400 mijë “të vetëpunësuar”, afërsisht 1 të punësuar për hektar, në një kohë kur në vende normale, mjaftojnë 5 apo 10 apo 20 të punësuar për 1 mijë hektarë,”-shkruan BIRN në një shkrim analizë për bujqësinë.

Kur të gjithë jemi dakord se bujqësia është në krizë dhe kërkon mbështetje financiare direkte, më në fund e ka pranuar edhe qeveria. Tani pretendohet se po bëhet një studim me argumentin sepse tani përllogaritja e kostove nuk është e qartë dhe po hartojnë një strategji afatgjatë ku do të përfshihen ndryshimet ligjore. Ndër të tjera nisma ligjore parashikon edhe rajonalizimin e bujqësisë duke i orientuar fermerët se çfarë duhet të mbjellin në bazë të klimës dhe tokës. Por ende nuk është bërë. Pse? Ç’kanë pasur më të rëndësishme për të bërë?

SHQIPËRIA dhe RAJONI

Ndërsa ne ecim më ngadalë se breshka në fushën e bujqësisë. Kosova ka vetëm 14 vjet që është shtet, por është lider në rajon në subvensionimin e fermerëve. Për një hektar jep gati 500 euro, ndërsa Shqipëria… 0! Asnjë cent! E thonë të dhënat e mbledhura nga Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe të Prodhimit Vendas. Tabela e tregon qartë. Por edhe me aq sa ofrohet, sërish kostoja është më e lirë, ndaj dhe ne blejmë jashtë. Ndërsa gruri ynë rri magazinave, të paguara privatisht nga fermeri edhe këto.

Vlera e subvensionimit për sipërfaqe

LLOGARITË/ Falimentimi i fermerëve vendas thellon krizën e

Kosova - 474 euro/hektarë
Mali i Zi - 250 euro/hektarë
Maqedonia e Veriut - 200 euro/hektarë
Serbia - 68 euro/hektarë
Shqipëria - 0 euro/hektarë

Por ç’ofrojnë për fermerët dhe agrikulturën?

SERBIA

Sipas Zyrës së Statistikave të Serbisë, bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, duke punësuar rreth 21 për qind të fuqisë totale të punës dhe duke shërbyer si një nga fushat kryesore të eksportit. Për sa i përket kultivimit, forma më e njohur e bujqësisë është prodhimi i drithërave, duke përfshirë grurin, misrin dhe luledielli. Një kultivim i tillë përdor rreth 60 për qind të tokës bujqësore të Serbisë. Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit ndërkohë ka punuar që nga viti 2015 për të inkurajuar familjet e vogla bujqësore. Ministria ka ulur madhësinë e fermave duhet të jetë (nga 100 ha në 20 ha) për të marrë subvencione. Për më tepër, përveç ndryshimeve të politikave dhe legjislacionit, vendi ka përdorur edhe grante nga BE-ja. Për shembull, në vitin 2015 BE-ja ndau rreth 200 milionë dollarë amerikanë për zhvillimin bujqësor dhe rural të Serbisë nga 2015-2020. Programi synon të rrisë sigurinë ushqimore dhe të përmirësojë sektorin.

MAQEDONIA E VERIUT

Qeveria në muajin prill miratoi Planin Kombëtar për prodhimin e ushqimit me masa konkrete për përkrahje të drejtpërdrejtë të fermerëve dhe prodhimit vendor. Fondi ndihmës u rrit nga 400 në 900 milionë denarë. Fermerët marrin ndihmë shtesë prej 40 për qind për blerjen e plehut për misër dhe grurë, si dhe 2500 denarë për hektar për luledielli dhe elb. Është paraparë 400 denarë për hektar subvencionim intervenues për blerjen e plehrave të lëngëta me gjethe. Rekord është interesimi për aplikim për masën për prokurimin e traktorëve ku Ministria ndihmon me bashkëfinancim deri në 75% ose deri në 3,5 milionë denarë. Një projekt i ri për modernizimin e bujqësisë është duke u zhvilluar përmes Bankës Botërore, ku tashmë janë duke u ndërtuar tre qendra blerje-shpërndarjeje, fermerët mund të përdorin shërbimet këshilluese, regjistrin e tokës dhe të çojnë prodhimin e tyre.

KOSOVA NË KRAHASIM ME SHQIPËRINË

Këtë vit, qeveria ka njoftuar që përkrahja për fermerët këtë vit do të jetë 50 milionë euro, vetëm në kategorinë e subvencioneve. Vetëm këtë shifër po krahasojmë dhe asgjë tjetër, me kohën kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të lajmëronte një vit më parë se që nga viti 2021 fermerët do të përfitonin naftën për punimin e tokës pa akcizë, pa taksën e qarkullimit dhe pa taksën e karbonit. E gjithë skema për mbështetjen e fermerëve ishte një fond prej 10 milionë dollarë. Pas çeljes së aplikimeve në pranverë të këtij viti, në Shqipëri, vetëm 20 mijë fermerë arritën që të përfitonin nga 60 mijë aplikime. Ndërkohë që shumë prej tyre që përfituan kanë shprehur pakënaqësi nga mbështetja e vogël financiare. Dhe rezultati është që fondi prej 10 milionë dollarësh nuk rriti konkurueshmërinë në rajon. Dhe, as uljen e çmimit të prodhimit bujqësor në treg. Shumë fermerë të mëdhenj në Shqipëri, për të plotësuar kërkesat e tregut, sipërfaqet e të mbjellave i kanë shtrirë në tokat që kanë marë me qira. Një kontratë noteriale qiraje fermerit, qiradhënësit i kushton 4 mijë lekë, kjo shumë është e barasvlefshme me çmimin e naftës pa akcizë që i takon. Për të shtuar tani dhe faktin që është hequr subvencioni se duhet rritur xhiroja dhe GDP-ja vjetore e Beogradit.

Kaq mjafton për krahasim për të marrë vesh që jemi në fund të fundit.

Banka Botërore lajmëron se duhet të mbrohen dhe të rriten të korrat e sezonit të ardhshëm duke ndihmuar prodhuesit e ushqimit që po përballen me një rritje të mprehtë të inputeve, duke përfshirë kostot e plehrave. Qeveritë duhet të heqin barrierat e tregtisë së inputeve dhe të fokusohen në përdorimin më efikas të plehrave. Qeveritë duhet të rishikojnë me rritje politikat e shpenzimeve publike për të mbështetur më mirë fermerët. Këto masa sigurojnë rritjen e prodhimit për gjashtë muajt e ardhshëm. Ekspertja e lartë e Bankës thotë se, është koha që të investohet më shumë në Kërkim dhe Zhvillimin Bujqësor. Përshkallëzimi i sapolindur i shkencës për aplikimin e biofertilizuesve, më pak të varur nga lëndët djegëse fosile sesa plehrat sintetikë, do të rriste opsionet e qëndrueshme për fermerët.

ZGJIDHJA

Thënë kjo, bujqësia shqiptare është e keqfinancuar, subvencioni është i pamjaftueshëm, nuk ndihmon në formalizmin e këtij sektori dhe është përjashtues, pasi shumica e fermerëve të vegjël dhe të mesëm, për shkak të ndarjes së tokës në vitin 1991 ende nuk janë të pajisur me dokumentacionin e rregullt pronësor, u mungon eksperienca e duhur për hartimin e planeve të biznesit, ndërsa ndikimet politike dhe korrupsioni kanë rolin e tyre negativ në këtë proces. Ndaj duhet të rishikohet formula e Skemës Kombëtare. Duke ndihmuar me subvencione, shtohen mundësitë e prodhimit, zvogëlohen shpenzimet, dhe si rezultat i kësaj çmimet e ushqimit mbahen më të ulëta dhe më të përballueshme për popullsinë. Por skema e përdorur prej disa vitesh në mbështetje të bujqësisë cilësohet e pamjaftueshme madje edhe e dështuar për shumë ekspertë bujqësie dhe mbrojtës të interesave të fermerëve. Duhet ndërhyrje në ligjin e miratuar në vitin 2002 sa më shpejt. Duhet një treg, duhen magazina shpërndarje dhe çmime dysheme dhe tavan. Në të kundërt do ta shohim sërish edhe vitin rrënimin e radhës, derisa të jetë shumë vonë. Duhet ndërhyje, e sa më shpejt! Pa ardhur vjeshta, bujqërit duhen motivuar për të mbjellë, pasi verën e dimrin e ardhshëm, “Made in Serbia” do jetë normalitet./Dosja.al

cmimi i grurit ne shqiperi


Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën