LIVE UPDATES
Aktualitet

FOTO/Barazia gjinore për herë të parë në Kodin e Transmetimit

Përfaqësueset e shoqatave të grave vlerësuan përfshirjen e këtij kapitulli dhe theksuan nevojën që ka tregu audioviziv në lidhje me trajnimin për këtë fënomen

18 Qershor 2022, 13:41 Nga d.d
FOTO/Barazia gjinore për herë të parë në Kodin e
Foto ilustruese

TIRANË-Barazia gjinore dhe mosdikriminimi gjinor do të përfshihen për herë të parë në Kodin e Transmetimit për Median Audiovizive në Shqipëri. Autoriteti i Mediave Audiovizive ka nisur me tryezat konsultuese për draft Kodin e ri.

Takimi i dytë konsultativ në bashkëpunim me UN WOMEN në Shqipëri, u zhvillua në datën 17 Qershor 2022, me pjesëmarrjen e shoqatave të grave në vendin tonë. Ky takim pasoi atë me gazetarët e terrenit që mbulojnë kronikën dhe çështje të aktualitetit, si dhe me moderatorë programesh me natyrë sociale.

Në këtë tryezë u prezantuan ndryshimet e bëra në draft-Kod, ndër të cilat është përfshirë është një seksion i posacëm për çështjet e barazisë gjinore. Përfaqësueset e shoqatave të grave vlerësuan përfshirjen e këtij kapitulli dhe theksuan nevojën që ka tregu audioviziv në lidhje me trajnimin për këtë fënomen.

Shoqëria civile dha sygjerime konkrete sesi kodi mund të shërbejë si nxitës për parandalimin e diskriminimit gjinor në mediat audiovizive.

PROMOVIMI I BARAZISË GJINORE, PARANDALIMI E LUFTIMI I DISKRIMINIMIT GJINOR NË MEDIAT AUDIOVIZIVE

-  OSHMA-të në transmetimet e tyre garantojnë respektimin e dinjitetit njerëzor dhe ndalojnë çdo diskriminim në bazë të gjinisë dhe dhunën me bazë gjinore në çdo formë të shprehjes së saj.

-   OSHMA-të nuk duhet të nxisin, të shtojnë nxitjen ose të përhapin urrejtje ose diskriminim në bazë të gjinisë.

- OSHMA-ve u ndalohet të përdorin gjuhë urrejtjeje mbi baza seksiste.  

- OSSHMA-të inkurajohen të  marrin masa konkretë për të luftuar diskriminimin me bazë gjinore, fajësimin e viktimave, cënimin e jetës private të viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe çdo shkelje tjetër ndaj grave dhe  fëmijëve të tyre.

-OSHMA-të duhet të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të balancuar pjesëmarrjen e të gjitha gjinive  në programet mediatike.

-OSHMA-të  marrin të gjitha masat për të ndaluar objektivizimin seksual, përshkrimin e seksualizuar dhe të racializuar të grave, burrave, vajzave dhe djemve, raportimet nënçmuese ose banalizuese për pamjen, veshjen dhe sjelljen e grave.

- ASHMA -të marrin masa për të nxitur diskutimin e balancuar dhe të informuar të pikëpamjeve dhe opinioneve të burrave dhe grave, për të promovuar raportimin dhe imazhin e  grave dhe burrave në role jo-stereotipe brenda familjes dhe komunitetit; për të ndaluar riprodhimin dhe përjetësimin e stereotipeve gjinore në lidhje me viktimat e dhunës me bazë gjinore.

- OSHMA-të promovojnë në programet e tyre përfaqësimin gjinor të ekulibruar dhe programet me përmbajtje me ndjeshmëri gjinore dhe që adresojnë diskriminimin e shumëfishtë dhe të ndërthurur të grave që i përkasin grupeve shoqërore më të cënueshme në shoqëri.

- OSHMA-të nxiten të promovojnë imazhe pozitive të grave si pjesëmarrëse aktive në fushën sociale, ekonomike dhe jeta politike, dhe imazhet pozitive të burrave në role jo tradicionale në shoqëri.

- OSHMA ndalojnë transmetimin e reklamave që krijojnë një imazh, rol dhe dukshmëri stereotipike të grave dhe burrave, ose që kanë një gjuhë dhe përmbajtjes seksiste që mund të çojë në diskriminim për shkak të gjinisë,  nxitje të urrejtjes dhe dhunës me bazë gjinore.

-  OSHMA inkurajohen të bashkëpunojnë me institucionet e barazisë, organizatat e medias dhe të shoqërisë civile dhe institucionet e specializuara në fushën e barazisë gjinore, për të promovuar  portretizimet pozitive dhe jostereotipe të grave dhe burrave në media dhe në reklama, dhe se si të promovojnë komunikime me ndjeshmëri gjinore.

- OSHMA-të inkurajohen të hartojnë, miratojnë dhe zbatojnë politika vetërregulluese dhe mekanizma për eliminimin e seksizmit, përfshirë gjuhën e urrejtjes seksiste në programet, reklama, transmetimet dhe në sektorë të tjerë të punës së tyre, duke u mbështetur në standarde ndërkombëtare të gjithëpranuar si Treguesit e Raportimit me Ndjeshmëri Gjinore të UNESCO-s, Udhëzimeve të Këshillit të Europës dhe OSBE-së.

RREGULLA QË SUGJEROHEN TË PARASHIKOHEN TE SEKSIONI “PARIMET THEMELORE”

OSHMA-të duhet të garantojnë që transmetimet audiovizive informative, argëtuese ose të natyrave të tjera të mos përmbajnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të nënkuptuar mesazhe diskriminuese për shkaqe si: gjinia, raca, mosha, ngjyra, etnia, gjuha, identiteti gjinor, orientimi seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, pozita arsimore ose shoqërore ose çdo shkak tjetër[5].

OSHMA-të distancohen, ndërpresim menjëherë transmetimin ose nuk transmetojnë kur gjenden përpara situatave të mbrojtjes, promovimit ose nxitjes, në çdo formë, denigrimit, urrejtjes, stigmatizimi ose kërcënimi në lidhje me këtë person ose grup personash dhe justifikimi i të gjitha llojeve të shprehjes, bazuar në race,ngjyrë, prejardhje, origjinë kombëtare ose etnike, moshë, aftësi.

RREGULLA TË REJA QË SUGJEROHEN TË PARASHIKOHEN NË SEKSIONIN “KËSHILLI I ANKESAVE”

- Këshilli i Ankesave trajton me vëmendje të veçantë ankesat në lidhje me seksizmin në media dhe në reklama dhe kërkon që përmbajtja ose reklama me përmbajtje seksiste të tërhiqet ose të modifikohet.

- Këshilli i Ankesave në bashkëpunim me organet e barazisë, organizatat e medias, të drejtave të njeriut dhe grave promovon praktikat e mira në lidhje me luftimin e seksizmit dhe steriotipet gjinore në media.

- Këshilli i Ankesave respekton  parimet e barazisë gjinore në vendimmarrjen dhe praktikën e tij në l monitorimin e zbatimit të KT dhe të trajtimit të ankesave përsa i përket respektimin e këtij kodi nga OSHMA-të.


 

 

media audiovizive në shqipëri


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen