Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë kontrollit të autobusit, në bagazh, policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, mallra të tjera, pa pullë fiskale.

TIRANË- 6 persona janë arrestuar dhe 6 doganierë janë vënë nën hetim, pasi akuzohet për transport mallrash kontrabandë me autobusin e linjës Prishtinë-Tiranë. Policia njofton se në rrugën ‘Jordan Misja’, në një parking, është konstatuar autobusi i linjës Prishtinë-Tiranë dhe tre persona, të identifikuar si: Altin Metani, Dorjan Zguro dhe Shkëlqim Mehmeti, të cilët do të merrnin mallrat, të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, nga dogana e Morinës.
Gjatë kontrollit të autobusit, në bagazh, policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, mallra të tjera, pa pullë fiskale. Deri më tani janë prangosur: - Edison Cani, 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një linje transporti; - Altin Metani, 52 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar; - Dorjan Zguro, 31 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar; - Shkëlqim Mehmeti, 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar; - Zaljon Braho, 32 vjeç, banues në Tiranë, faturino në një linjë transporti; - Erald Lami, 22 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i një poste private. Ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që i kanë porositur. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mallra të ndryshme të dyshuara të futura kontrabandë (veshje, medikamente mjekësore), autobusi dhe tre automjete.
NJOFTIMI I PLOTË
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Free road".
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- E. C., 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një linje transporti;
- A. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;
- D. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;
- Sh. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;
- Z. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, faturino në një linjë transporti;
- E. L., 22 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i një poste private.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit Xh. Sh. dhe S. M., punonjës të pikës doganore Morinë, Kukës, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".
Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi S. B., administrator i një subjekti privat.
Në rrugën "Jordan Misja", në një parking, shërbimet e Policisë kanë konstatuar autobusin e linjës Prishtinë-Tiranë dhe shtetasit A. M., D. Z. dhe Sh. M., të cilët do të merrnin mallrat, të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, nga dogana e Morinës.
Gjatë kontrollit të autobusit, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të tjera, pa pullë fiskale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që i kanë porositur.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mallra të ndryshme të dyshuara të futura kontrabandë (veshje, medikamente mjekësore), autobusi dhe tre automjete.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Pamje nga aksidenti DURRËS- Një aksident ka ndodhur në afërsi të autostradës në Durrës te unaza e palzhit ku pë...
Avokatet e Vlores VLORË- Pas përfundimit të vojkotin prej 4 ditësh të seancave gjyqësore, Dhoma Vendore e Avokatis&...
Foto ilustruese FIER- Arrestohet një 64-vjeçar në Mallakastër i identifikuar si Fasili Hasanaj, pasi iu gjetën disa rrë...
Artan Lame TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame në një konferencë për shtyp në lidhje me re...
Foto ilustruese BULQIZË- Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen e vjetër të Bulqizës ka degraduar në d...
Artan Lame TIRANË- Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame ka dalë në një konferencë për ...
foto ilsutruese TIRANË- Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka njoftuar hapjen e shërbimeve konsullore në ambasad&eum...
Foto ilustruese TIRANË-2 operacione policore janë zhvilluar në Tiranë brenda 12 orëve, për goditjen e veprimtarin e l&e...
Arma e sekuestruar KURBIN- Një 17-vjeçar nga Mamurrasi ka rënë në pranga e policisë së Kurbinit për armëmbaj...
foto ilustruese DURRËS- Policia e Shteti ka dalë me njoftim zyrtar në lidhjem me zjarrin e shpërthyer ditën e sotme në nj&eum...