LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ka dënime sa një shekull"/ Hoxha: Dritan Rexhepi u largua pasi iu vra partneri, narkotrafikanti më i madh i Ekuadorit

Hoxha tha se dënimet e Rexhepit në shumë vende, shkojnë deri në një shekull, ndërkohë që e konsideroi si personazh me peshë në botën e narkotrafikut, por jo të krahasueshëm me krerët e karteleve të vendeve të Amerikës Latine. 

13 Nëntor 2023, 21:36 Nga I.A
"Ka dënime sa një shekull"/ Hoxha: Dritan Rexhepi u largua
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ku ka folur për arrestimin e Dritan Rexhepit, i njohur edhe si Gramos Rexhepi, një nga narkotrafikantët më të njohur shqiptar në botë, i cilësuar si kreu i kartelit të parë shqiptar. T ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se dënimet e Rexhepit në shumë vende, shkojnë deri në një shekull, ndërkohë që e konsideroi si personazh me peshë në botën e narkotrafikut, por jo të krahasueshëm me krerët e karteleve të vendeve të Amerikës Latine. Hoxha tha se Rexhepi është larguar nga Ekuadori, pas vrasjes së partnerit të tij, narkotrafikantit më të rëndësishëm të Ekuadorit. 

"Emri i vërtet është Gramos Rexhepi, pastaj e ka ndryshuar në Dritan Rexhepi dhe pastaj Lulzim Murataj. Lajmin për arrestimin e tij e publikoi fillimisht ministri i brendshëm turk. Ata ishin kujdesur që në pamje të dilte vetëm Rexhepi. Video u hodh në datën 10 nëntor. Në fakt Gramos Rexhepi është kapur ditën e mërkurë në orën 21:00, në Turqi, në një zonë periferike të Stambollit. Atje gjendej me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten kolumbiane. Policia është kujdesur që tek pamjet të mos duken bashkëshortja dhe fëmijët. Është thënë se ka bërë rezistencë gjatë ndalimit, por forcat turke nuk të lënë shumë për të bërë rezistencë. Është vilë që sipas autoriteteve turke, ka qëndruar për më shumë se nëntë muaj. Në pasaportën e tij është gjetur vulë e 25 shtatorit, por dyshojnë se është e falsifikuar, po verifikojnë si ka hyrë dhe ka dalë. Atë natë në datën 8 në Stamboll janë kapur edhe 22 persona të tjerë, por janë mbajtur sekret të gjithë. Fakti që Gramos Rexhepi u dha me kaq bujë, është sepse ndryshe nga të tjerët, ai është dënuar në disa vende të BE edhe në Amerikën Latine. Ka marrë disa dënime, është arratisur disa herë nga burgjet. Pak a shumë veprat më të rënda që ka Kodi Penal, i ka bërë vetë, nuk ka pritur ti bëjnë të tjerët. Kjo ka plotësuar komponentët që ministri ta nxjerrë vetë dhe jo të lërë mediat. 

Ditën e shtunë ka dalë në gjykatë. Do të qëndrojë 90 ditë në dispozicion, deri në momentin që vjen dokumentacioni për ekstradim, që e kërkon Italia dhe Shqipëria. Italia është vendi që e ka gjurmuar dhe që e ka gjetur. Turqit kanë vajtur me informacion. Ndërsa, Shqipëria është vendi ku ai kërkon të vijë. Kur u pyet në Ekuador, ka firmosur që të vijë në Shqipëri edhe pse ka këtu dënimet më të rënda. E veçanta është, nga momenti kur është ndaluar dhe deri tani, nuk është lejuar të takojë avokatët. Avokati nuk ka mundur ta kontaktojë, vetëm në sallën e gjyqit, por kanë thënë që edhe përkthyesi do të jetë i yni. Populli shqiptar ka një shprehje, ndonjëherë më mirë të të dalë syri se nami. Në Shqipëri, është dënuar me 25 vite për vrasje dhe katër vjet për falsifikim dhe një dënim për 2 vite për arratisje. Ka dënim me 16 vjet e 5 muaj për trafik narkotikësh në Itali. Ka edhe një dënim tjetër në Itali me 20 vite burg. Ka një dënim tjetër në Belgjikë. Pas kësaj ka dënim tjetër në Ekuador, 13 vite. Është njeri që ka marrë gati një shekull me dënime. Është dënuar thuajse në çdo vend ku ka kryer aktivitet.

A është ky trafikant kaq i madh? Patjetër nuk është kaq i madh, sepse pastaj rrëzojmë kartelet e mëdha, por tek peronazhet shqiptare, është më i njohuri dhe më i dënuari. Ky ka trafikuar 140 milionë euro kokainë për dy vite. Në fakt sot ka shqiptarë që kanë bërë më tepër. Janë 14 organizata, por ndryshe nga karteli që ka kokë, këta nuk operojnë si kartel, ka qenë një aleancë që ka patur distributor furnizimi dhe kjo i ka dhënë figurën qëndrore. Fakti që ka qenë në burg e ka ndihmuar atë. Ai ka qenë në burg në Itali, ka qëndruar me personazhe të famshëm të mafias italiane. Në Itali është arratisur. U kap në Spanjë dhe e ekstraduan në Belgjikë. Është arratisur disa herë. Në Ekuador ka qëndruar me bosin e kartelit më të madh, Zambrano, njeriu që ka drejtuar narkotrafikun në Ekuador nga viti 2008 deri në 2020. Kur Zambrano është vrarë, Gramoz Rexhepi ka parë mundësinë të largohet. Parimi është nëse partneri yt vritet, duhet të largohesh, ndryshe ekzekutohesh", tha Hoxha. 

dritan rexhepi artan hoxha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj