LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ka pasur një ‘ndeshje’ mes tij dhe Çuçit”, analisti Lubonja për shkarkimin e Gledis Nanos: Ka heshtje mafioze!

Fatos Lubonja tha se në lidhje me shkarkimin e Nanos do të duhej të kishte më shumë transparencë, pasi thuhet se ka pasur sipas tij një ‘ndeshje’ mes ministrit Çuçi dhe ish-drejtorit.

31 Gusht 2022, 17:33 Nga k.m.

“Ka pasur një ‘ndeshje’ mes tij dhe

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News243, komentoi shkarkimin e Gledis Nanos, nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Lubonja tha se në lidhje me shkarkimin e Nanos do të duhej të kishte më shumë transparencë, pasi thuhet se ka pasur sipas tij një ‘ndeshje’ mes ministrit Çuçi dhe ish-drejtorit.

“Do ishte mirë që të kishim transparencë në këto raste. Më ka ndodhur të dëgjojë nga njerëz që largohen, nga rrethi i Ramës, i qeverisë që të thonë se; ça më kanë parë mua sytë atje. Ka një heshtje mafioze, se pse qysh tek se çfarë të kanë parë sytë. Në radhë të parë u tha se ka pasur një ‘ndeshje; mes ministrit dhe drejtorit. Por si? Hipoteza ime mbështetet në faktin se lufta kundër krimit, siç po shohim dhe lulëzimin e krimit, është një çështjes zgjedhjeje që ka bërë politika për mua. Pra, ‘do bashkëpunojmë me krimin se na duhen paratë e krimit, këta të fortët për të vjedhur votat, pasi riciklojnë paratë, e mbajmë pak ekonominë’, apo ‘duhet ta luftojmë krimin, se është si një tumor’. Mendoj se zgjedhja e politikës, është ajo e para, bashkëpunim me krimin, pasi duket sheshit te ngjarjet që shikojmë. Kur flasim për ‘bashkëpunim me krimin’, kam parasysh bashkëpunimin e policisë me krimin. Siç është rasti i Martinajt, që është bërë refren në media, ku policë paguhen nga krimi. Siç ndodh dhe me politikanë që paguhen nga krimi se jep më shumë para se rroga në Bashki, psh. Kështu që të marrësh tani dhe të sulmosh Gledis Nanon, këtu është çështjes politike. Përgjegjësitë i ka politika, Edi Rama i pari. Po pse shkoi Gledis Nano aty?! E di ky situatën se policinë e ka ashtu siç e ka. A ka pasur vullnet për ta luftuar? Mua më duket shumë pak. Sherri mes tyre ka qenë këtu; më bënë mua kokë turku ti se të duhet. Po këtu lind pyetja; pse si lënë ata të mos pyesin fare. Pse e bëjnë këtë fasadë, që e hoqën Gledis Nanon. Këtu jemi te politika e fasadës. Edhe komunizmi tentonte që të fshihte shumë gjëra. Gledis Nano është thjesht lëvizje fasade që kërkon të shtyjë, ose të fitojë kohë, ose të ndërtojë një narrativë mbi një person tjetër, por janë konsumuar narrativat,"- pohoi analisti.

Duke komentuar qëndrimin e ambasadës së SHBA-ve, Lubonja tha se ishte një deklaratë me doreza.

“Ne kemi qejf që të besojmë diku, s shpresa është e rëndësishme të mbahet gjallë. Ndoshta ka qenë bashkëpunëtor i mirë kundër luftës së terrorizmit, por të thuash që ka qenë bashkëpunëtor i mirë, në luftën që i ka bërë Shqipërisë, ai s’ka punuar mirë. Do kisha dashur që ato gjera që nuk i dimë në publik, mbi përgjegjësitë, nëse është ky shkaku se e quan veten jo përgjegjës, duhet t’ua kishte thënë amerikanëve. Por besoj se ata e dinë. Këto deklarata as më ngrohin as më ftohin. Raportet që kemi me njëri-tjetrin janë të bazuara në një agresivitet. Opozita përveç akuzave dhe hedhjes së fajit te maxhoranca, mendoj se gjithsesi duhet të ketë dy gjera, një reflektim të thellë,”- tha Lubonja.

Po ashtu Lubonja u pyet edhe për faktin se në Kosovë drejtori i policisë së Prishtinës dha dorëheqje pas përdhunimit të një vogëlushe.

“E thashë më herët. Ai nuk ka hyrë në atë post ai për të luftuar krimin dhe kur sheh që nuk ia del dot, ose është i rrethuar nga krimi, ka shefa që nuk i përgjigjen, njeriu i përgjegjshëm largohet. Marrja e përgjegjësive në Shqipëri, aq keq ka shkuar puna për mua sa shpesh herë mendon; a ka njeri të përgjegjshëm që mund t’i dalë zot këtij vendi? Pse i dalin në krye këtij vendi, njerëz të papërgjegjshëm, të marrësh në dorë fatin e 3 mln njerëzve, është barrë e madhe, jo të bësh festa e daulle. Por të papërgjegjshmit e kanë pa problem këtë. Në Kosovë ndihet një lloj përgjegjësie më e madhe ndaj shtetit, ndoshta dhe nga dëshira e madhe për ta pasur shtetit. Edhe aty ka aventurierë,”- theksoi ai./BW

fatos lubonja gledis nano

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj