LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestimi i 'bossit' turk/ E "dogjën" shenjat e gishtave, ministri Soylu ndjek lëzivjet: Presim vendimin e gjykatës

Për disa javë, Özer ka shijuar plazhin e jugut në vend, ndërsa kishte ndryshuar edhe "look-un" e tij, Özer ishte bërë i paidentifikueshëm. Por një gjë nuk e ndryshoi dot. E ajo ishte gjurma e gishtit, të cilat i kishte lënë si prova kudo në ambientet ku pushonte. 

31 Gusht 2022, 16:24 Nga k.m.
Arrestimi i 'bossit' turk/ E "dogjën" shenjat e
Faruk Fatih Özer

ELBASAN- Dje në Shqipëri u kap i shumëkërkuari Faruk Fatih Özer. 36-vjeçari, ndërkohë që Policia shqiptare e kërkonte në çdo cep, kishte marrë një apartament me qera në lagjen ‘5 maji’ në Elbasan, ndërsa tani në gusht kishte vendosur që të bënte pushime në jug të vendit. Për disa javë, Özer ka shijuar plazhin e jugut në vend, ndërsa kishte ndryshuar edhe "look-un" e tij, Özer ishte bërë i paidentifikueshëm. Por një gjë nuk e ndryshoi dot. E ajo ishte gjurma e gishtit, të cilat i kishte lënë si prova kudo në ambientet ku pushonte. 

Turku Özer pritet t’i dorëzohet palës turke brenda pak ditëve pasi arrestimi është bërë për llogari të Interpol. Ndërkohë që sot, ministri i Brendshëm Süleyman Soylu u takua me përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare në takimin "Familja dhe Dhuna ndaj Grave", e pas përfundimit të takimit ndaloi për t'ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ndërsa foli edhe për Özer.

“Ky person, për të cilin të gjithë ne dhe Ministria shqiptare u munduam, është kapur. Ekziston një proces kthimi. Ne lëshuam njoftimin e kuq nëpërmjet INTERPOL-it prillin e kaluar. Prej ditës së djeshme ai u kap në Shqipëri. 2 nga miqtë tanë janë aktualisht në Shqipëri. Ata janë aty me dosjet për procesin e kthimit. Procesi i kthimit varet nga data që do caktojë gjykata shqiptare."

Soylu, i cili në atë kohë bëri një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, tha: Nuk e njoh personin Faruk Fatih Özer. Ai erdhi në takimin që u dhamë zhvilluesve të rinj të softuerit më 23 dhjetor 2019, nëpërmjet një të afërmi tonë. Emri i tij nuk figuron në listën e takimeve dhe ai u hyri në dhomë vetëm për një foto. Ndërsa në foto bashkë me të dy, ishte dhe nipi i Soylu gjë që shkaktoi një valë reagimesh në Turqi. 

Faruk Fatih Özer, u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit. Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) përcaktoi shumën e vjedhur nga i riu në plot 356 milionë lira. Megjithatë, sipas pretendimeve, shuma që ai ka marrë është 2 miliardë dollarë. Si rezultat i hetimeve të hapura, Özer u kërkua një dënim me burg deri në 40.562 vjet për 3 krime. Por ajo që shkaktoi më shumë bujë ishte fakti që gjatë bujës së arratisjes së Özer, u publikua fotografia e tij dhe e ministrit të Brendshëm Süleyman Soylu.

Më 20 prill, Ozer ka mbërritur në Shqipëri përmes një bilete që bleu në Air Albania, e nga pamjet e marra nga aeroporti në Rinas, Ozer shihej duke u transportuar nga hoteli në aeroportin ‘Nënë Tereza’, në një tjetër destinacion. Derisa dje, një vit e gjysmë më vonë, arratia e tij mori fund, Ozer u arrestua në Himarë, teksa bënte plazh me dy shqiptarë.

faruk fatih Özer arrestohet faruk ozer

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën