9 Janar 2023, 22:54
Nga DOSJA
Ruzhdie Lala dhe familja
TIRANË- Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka ardhur një mesazh nga një nënë në Elbasan, e cila kërkon ndihmë për karroca invaliditeti për vajzën dhe mbesën e saj, pasi e kanë të pamundur të lëvizin.
Ruzhdie Lala tregon se vajza e saj dhe mbesa janë me tumor në tru. Ato nuk dëgjojnë e mezi flasin. Ruzhdia 70 vjeç të kujdeset për to gjatë gjithë kohës.
Ruzhdie Lala: Kam të 2 gocat, nënë e bijë i kam të sëmura, të dyja janë me tumor në kokë. Kjo e madhja është operuar 3 herë, po bën 1 vit që nuk ecën më. Kjo e vogla mbush 2 vjet nga operacioni i katërt në 1 Shkurt, kjo nuk ecën fare. Nga mjekët thuhet se kjo nuk mban operacion tjetër më.
Gazetarja: Vajzat flasin, komunikojnë?
Ruzhdie Lala: Nuk dëgjojnë asnjëra. Me sytë janë qërruar dhe me këtë syrin tjetër, kjo sheh shumë pak. Vajza është 41-vjeç, mbesa 20 mbush në Maj. Unë plakë 70 vjeçe t’u bëj shërbim tyre. Nuk e kam problem të ju bëj, por të kisha një dritë në fund të tunelit, por nuk kam shpresa. Operacionin që e bëri tani tek Spitali Amerikan, i iku drita e syrit dhe është me një sy. Ka qenë ekselente në shkollë për mjekësi.
Mbesa e Ruzhdie Lala: Në 2020-ën jam operuar për goditje në tru, pësova paralizë sa nuk ngrihesha dot nga shtrati.
Ruzhdie Lala: Nga emisioni “Stop” kërkoj që të më japin një ndihmë për këtë sepse nuk kam fuqi më, dua një karrocë, por ajo merr vetëm 100 mijë Lekë pension. Kjo merr 190, çfarë do të bëj unë një copë plakë?
Emisioni “Stop” i ka çuar 2 karroca invaliditeti, për t’i zbutur sadopak problemin.
Marrë nga tvklan.al
ruzhdie lala emisioni stop
Aktualitet
9 Janar 2023, 22:52
Emisioni i Stop
TIRANË- Një qytetare nga Tirana tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se në vitin 2020 k...
Aktualitet
9 Janar 2023, 22:51
F.M
Blendi Fevziu dhe Merin Maçi
TIRANË- Gazetari i Tv Klan Merin Maçi është shprehur se grabitja e shtëpisë së ish...
Aktualitet
9 Janar 2023, 22:46
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar nje tjetër vjedhje të një zyrtari të lartë. E ftuar në "Open", ...
Aktualitet
9 Janar 2023, 22:41
F.M
Eni Ferhati
TIRANË- Gazetari Eni Ferhati thotë se pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, që vodhën shtëpinë e ish-zyr...
Aktualitet
9 Janar 2023, 22:40
F.M
Eugen Beçi
TIRANË- Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi ka treguar vendet se ku mund t'i mbajnë paratë zyrta...
Aktualitet
9 Janar 2023, 22:39
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shorehur se në vendin tonë janë vjedhur dhe banesat e tre ministrave. I ftuar ...
Aktualitet
9 Janar 2023, 22:11
F.M
Antonio Leka
LEZHË- Antonio Leka, 36-vjeçari që është vënë në pranga këtë mbrëmje në Lezh&eum...
Aktualitet
9 Janar 2023, 22:09
F.M
Artan Gjermani
TIRANË- Avokati i Rozeta Dobit dhe i djalit të saj, Havier Dobi, të cilët ndodhen pas hekurave për vjedhjen e banes...
Aktualitet
9 Janar 2023, 21:48
F.M
Antonio Leka
TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Antonio Leka, 36-vjeçari që u vu në pranga n Lezhë,...
Aktualitet
9 Janar 2023, 21:33
Emigranti
TIRANË- Në Shqipëri, emigrimi i të rinjve po kthehet në një shqetësim serioz, për shoqërinë. Re...