9 Janar 2023, 22:09
Nga F.M
Artan Gjermani
TIRANË- Avokati i Rozeta Dobit dhe i djalit të saj, Havier Dobi, të cilët ndodhen pas hekurave për vjedhjen e banesës së ish-zyzrtares Alda Klosi, është shprehur se bshkëshorti i të pandehurës, Spartak Dobi, nuk duhej marrë në intervistë. Në një prononcim për Euronews, Gjermeni tha se fakti që ai shfaq ndjenja familjare më afër të birit se sa bashkëshortes është zgjedhje personale, por për moshën dhe gjendjen psikologjike ai nuk duhej lejuar që të intervistohej.
"Qëndrimi i Spartak Dobit, bashkëshortit të Rozeta Dobit është normal. Klientja nuk është në dijeni të këtyre qëndrimeve. Fakti që ai shfaq ndjenja familjare më afër të birit se sa bashkëshortes është zgjedhje personale, por për moshën dhe gjendjen psikologjike ai nuk duhej lejuar që të intervistohej. Deri më tani nuk ka dyshime për bashkëpunëtorë të tjerë në këtë vjedhje, përveç nënë e bir. Nuk ka akuzë për grabitjen por për vjedhje. Deri në këtë fazë dyshimin më i arsyeshëm i konstatuar nga gjykata është për bashkëpunimin e nënë e bir për vjedhjen e kësaj pasurie. Dyshimi i arsyeshëm është për vjedhje në një rast, për banesën e zyrtares Alda Klosi”,"- tha avokati.
Rozeta Dobi u la në burg sot bashkë me djalin Havier Dobi. Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.
artan gjermeni rozeta dobi havier dobi vjedhje ne tirane
Aktualitet
9 Janar 2023, 21:48
F.M
Antonio Leka
TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Antonio Leka, 36-vjeçari që u vu në pranga n Lezhë,...
Aktualitet
9 Janar 2023, 21:33
Emigranti
TIRANË- Në Shqipëri, emigrimi i të rinjve po kthehet në një shqetësim serioz, për shoqërinë. Re...
Aktualitet
9 Janar 2023, 21:32
F.M
Emisioni Open
TIRANË- Gazetari Armand Bajrami është shprehur se mes avokatit të pastruese Rozeta Dobi e djalit të saj, Havier dhe ...
Aktualitet
9 Janar 2023, 21:29
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se pas zbulimit të vjedhjes së banesës së zyrtares Alda Kl...
Aktualitet
9 Janar 2023, 21:09
Fallxhorja
TIRANË- Në mes të Tiranës Lola është një zonjë rreth të 60 -tave e cila nëpërmjet leximit...
Aktualitet
9 Janar 2023, 21:06
F.M
Artan Gjermeni
TIRANË- Artan Gjermeni, avokati i Rozeta dhe Havier Dobi tha se për 404 mijë eurot e gjetura në banesën e klient&eu...
Aktualitet
9 Janar 2023, 21:00
F.M
Arrestimi i Antonio Lekës
LEZHË- Policia e Lezhës ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me arrestimin e Antonio Lekës në Le...
Aktualitet
9 Janar 2023, 21:01
I.A
Foto ilustruese
ITALI- Katër shtetas shqiptarë janë kapur me një sasi të madhe kokaine, teksa po qëndronin në një d...
Aktualitet
9 Janar 2023, 20:56
Uniformat
Nga Ermal VIJA
Ish-deputetët Halit Valteri dhe Myslym Murrizi denoncuan në muajin gusht 2020 dosjen e tenderit për uniformat e po...
Aktualitet
9 Janar 2023, 20:53
I.A
Policia
ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, në Forli për një grabitje t&eu...