LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më dërgo një kopje, e mbyllët me ta?”, Zbardhen mesazhet mes Edlira Naqellarit dhe ish-ministrit Sandër Lleshaj për tenderin e uniformave të policisë

Nëpërmjet dëshmive të zyrtarëve të tjerë, Spak mori indiciet për ndikime, nga zyrtarët e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara dhe pavarësisht se hetoi edhe në drejtimin e korrupsionit, nuk arriti ta provonte atë.

9 Janar 2023, 20:56 Nga DOSJA
“Më dërgo një kopje, e mbyllët me ta?”, Zbardhen
Uniformat

Nga Ermal VIJA

Ish-deputetët Halit Valteri dhe Myslym Murrizi denoncuan në muajin gusht 2020 dosjen e tenderit për uniformat e policisë. Pas 11 muajsh hetimesh, Prokuroria e Posacme Antikorrupsion caktoi masën e sigurisë për 9 zyrtarë të ministrisë së brendshme .

”Vërehen ofertime të çmimit më të lartë kur sasia e prodhimit është më e madhe, gjë që në industrinë e prodhimit për volume më të mëdha ofrohen çmime më të ulëta dhe anasjelltas, duke i bashkëlidhur kësaj shkrese tabelën e çmimeve të ofruara në mënyrë jo korrekte nga Njësia e Prokurimit. Prania e këtyre çmimeve, përveç se është risk për cilësinë e produktit, do të ndikojë edhe në llogaritjen e fondit limit në të ardhmen, kjo sepse përvojat e mëparshme ndikojnë në vlerën e kontratës”– arsyeton në vendimin e saj, trupa gjykuese.

Kontrata e prodhuar nga tenderi për uniformat e policisë së Shtetit që do vishte uniformat blu nga viti 2019 deri në 2023 u gjet abuziv dhe në dëm të buxhetit edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili me anë të një e-mali për Drejtorinë e Blerjeve të Përqendruara paralamëronte për kostot e saj.

“Ekziston një mospërputhje midis logjikës së prodhimit dhe çmimit të ofruar, si në rastin ku një këmishë me mëngë të gjata kushton më pak se ajo me mëngë të shkurtra, këmisha për meshkuj kushton më shumë se ajo për femra, kostumi i motoçiklistit (me 9 pllakëza mbrojtëse) kushton me pak se kostumi i patrrullës, xhupi treçerekësh kushton më pak se xhupi i shkurtër, këpuca gjysmë dimërore,  kushton më shumë se këpuca taktike .”

Edhe Aurora Mullaj, zyrtare në Policinë e Shtetit, i tha Prokurorisë së Posaçme se kishte kundërshtuar pjesë të kontratës që lidhej me uljen e artikujve të porositur.

“Ndryshimi i sasive të artikujve është bërë tek kompjuteri i Drejtoreshës së ABP-së, Edlira Naqellari, në praninë time dhe përgjegjëses së njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi dhe unë kam thënë që të mos prekeshin sasitë, por mendimi im nuk u mor në konsideratë“, ka thënë Mullaj para SPAK, e zbardhur nëpërmjet dosjeve nga Qendra ‘Fol’.

Edhe kryetari i Komisonit të Vlerësimit të Ofertave, Ylli Pjetërnikaj ka konstatuar shkelje në shpalljen e kompanisë fituese për tenderin e blerjes së uniformave të policisë së shtetit. ”Unë si anëtar i komisionit kam konstatuar disa mangësi në lidhje me dokumentacionin e paraqitur nga ofruesit për këtë procedurë. Konkretisht, për operatorin “Genc TAAHHUT GIYIM TEKSTIL”, nuk ka plotësuar kriterin e përcaktuar në pikën 11 të ofertës teknike, pasi dokumentet e paraqitura për certifikatën EN ISO, për çdo model këpuce, nuk ishin lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtar akreditues të njohur nga Republika e Shqipërisë. Gjithashtu nuk ka plotësuar kriterin e  përcaktuar në germën “b” të pikës 12 pasi ofertuesi nuk ka paraqitur deklaratë nga prodhuesit e aksesoreve për përbërjen e materialeve të përdorura. Mospërmbushja e këtyre pikave të mësipërme ka qenë kusht për skualifikim”-shprehet Pjetërnikaj.

Nëpërmjet dëshmive të zyrtarëve të tjerë, Spak mori indiciet për ndikime, nga zyrtarët e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara dhe pavarësisht se hetoi edhe në drejtimin e korrupsionit, nuk arriti ta provonte atë.

Në përfundim, gjykata dënoi 10 zyrtarë të nivelit të mesëm të Ministrisë së Brendëshme me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera të kryer në bashkëpunim, mes të cilave edhe ish-drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari me 1 vit burgim.

Avokati Andi Duraj, i cili mbrojti ish zyrtarin Gentian Nezaj, të akuzuar nga SPAK në dosjen e uniformave të Policisë, është i mendimit se pavarësisht dënimit të zyrtarëve, cështjes nuk  iu dha drejtësi.

“Që në nisje të procesit ka shumë probleme. Për mënyrën si është hetuar çështja, të thuash shkelje e barazisë në tendera, do të thotë që ti ta fokusosh në një aspekt të vecantë të shpërdorimit të detyrës. Që në akuzë nuk qëndron sepse i akuzon për shkelje të barazisë së tendera duke marrë të pandehur dhe komisionin e vlerësimit të ofertave që kanë për detyrë të shqyrtojnë kriteret dhe ata që kanë vendosur kriteret që janë njësia bazë e prokurimit.”.

Sipas Durajt, anëtarët e komisioneve dhe zyrtarët e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, në të kundërt të asaj që pretendon prokuroria, nuk i kanë vështirësuar punën operatorëve që kanë garuar për të fituar tenderin, por i kanë lehtësuar procedurat.

”Në gjykimin tim nuk duhet të kishte asnjë fajtor, madje ka qënë e kundërta jo vetëm që nuk i kanë mohuar të drejtën pjesmarrësve në tendera por i kanë toleruar duke i shtyrë afatet kohore për shkak të situatës të jashtëzakonshme që ishte krijuar”, shprehet juristi Andi Duraj.

MONITORIMI I QËNDRËS FOL

Në një vëzhgim të ekspertëve të Qëndrës FOL, në harkun kohor të një viti ka rezultuar se Gjykata e Posaçme ka gjetur fajtorë 60 zyrtarë, kryesisht për veprat penale të shkeljes së barazisë në tendera, shpërdorimit të detyrës apo korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Numri më i madh i zyrtarëve të dënuar rezulton për veprën penale ”Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike” që në shumicën e rasteve SPAK është mjaftuar vetëm me parregullsitë e procedurave të ndjekura nga kompanitë që janë shpallur fituese. Hetuesit e kanë patur të pamundur të provojnë se personat e përfshirë të kenë ndikuar nëpërmjet korrupsionit apo ndërhyrjes së zyrtarëve të nivelit të lartë. Edhe pse ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, ka patur komunikime me ish-drejtoreshën e Blerjeve të Përqëndruara, Edlira Naqellari, për dhënien e tenderit për uniformat e policisë, SPAK nuk e ngriti asnjëherë dyshimin për ish-zyrtarin.

“Gjithashtu, nga ekspertimi teknik – telefonik i telefonit që i është sekuestruar të pandehurës Edlira Naqellari ndër të tjera, kanë rezultuar edhe komunikime me sms në aplikacionin whatsapp mes të pandehurës Edlira Naqellari dhe shtetasit Sandër Lleshaj (Ministër i Brëndshëm i Republikës së Shqipërisë në kohën e zhvillimit të procedurës së prokurimit publik), gjatë kohës së shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave, përpara shpalljes fitues të operatorit ekonomik në lidhje me këtë procedurë tenderimi. Konkretisht me datë 06.04.2020, në orën 18:49:51, që përkon me disa ditë para shpalljes fitues të operatorit ekonomik për këtë procedurë prokurimi, shtetasi Sandër Lleshi i ka dërguar sms të pandehurës Edlira Naqellari.

Sandër Lleshaj -“Më dërgo një kopje të ekstraktit !”

E pandehura Edlira Naqellari, po në këtë datë, ora 18:51:58 i kthen përgjigje shtetasit Sandër Lleshaj duke i dërguar në formatin PDF një kopje të ekstraktit të Qëndrës Kombëtare të Biznesit që i përket pikërisht operatorit ekonomik, i cili më pas në dt. 17.06.2020 do të shpallej dhe fitues i tenderit (Subjekti D&E sh.p.k).

Gjithashtu, nga ekspertimi teknik – telefonik i telefonit që i është sekuestruar të pandehurës Edlira Naqellari, evidentohen edhe komunikime të tjera me sms në aplikacionin whatsapp mes shtetasit Sandër Lleshaj dhe të pandehurës Edlira Naqellari ku kjo e fundit i jep informacion në lidhje me procedurat e tenderit. Më konkretisht komunikimet rezultojnë të jenë zhvilluar në datat 11.05.2020 dhe 01.08.2020 dhe kanë këtë përmbajtje.

 Edlira Naqellari– “Përshëndetje z.Ministër. Paraprakisht më lejoni tju informoj se vlerat e ofertuara (shumatore e çmimeve për njësi, në lekë pa TVSH) janë : 1. Genç Taahuut Giyim Tekstil – Turke – 133.480 lekë, 2.BOE – «D&E + Sumer Conf. + Lovers + Yakupoglu Tekstil» – Shqiptare + Italiane + Turke – 319.966, 3. BOE – Kap-Ko + Odjeca + Galko + Jelen + Galeb + Opentech Consulting» – Kroate + Shqiptare – 446.667. Shumatorja limit e çmimeve për njësi është 621.011 lekë pa TVSH”.

Sandër Lleshaj – “A e mbyllët me PSH?”

Edlira Naqellari –” Më datë 27 u nënshkrua marrëveshja, më datë 29 mori policia njoftimin dhe gjithë dokumentat që ju duhen për lidhje kontrate. Nga komunikimi sot me z. Gravani ata kanë filluar me draftimin dhe deri të hënën thotë që do të ketë një draft të parë për ta dërguar. Bashkë me mua do ta ndjekë edhe një punonjëse e ABP e cila është marrë nga fillimi vitin e kaluar me procesin e prokurimit. Hartimi i kontratës nga grup pune i përbashkët me punonjës nga PSH, ABP dhe MB u kundështua nga një bisedë me z. Veliu. Ai insiston që është ndërhyrje në kompetencat e tij që nënshkrimi dhe zbatimi i kontratës janë përgjegjësi e tij dhe ABP mund të monitorojë zbatimin. Në këtë rast sugjeroj që nëpërmjet koordinimit tuaj, draftimi i kontratës të kryhet nga PSH nën asistencën dhe sugjerimet e ABP-së. Paraprakisht kam komunikuar dhe me z. Gravani në mënyrë që të reflektohen çështjet e diskutuara në drejtim të verifikimit të cilësisë, penalitetet etj. Pas vlerësimit dhe rakordimit të draftit të parë do i jepet operatorit për negocim.”

Sandër Lleshaj – “Ok.” , bisedë e cila është zbardhur në vendimin e gjykatës, e siguruar exclusivisht nga Qendra FOL.

Tre muskutierët

Niveli më i lartë i zyrtarëve të dënuar nga Gjykata e Posacme  është ish-drejtori i RTSH Thoma Gëllçi, ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe dhe ish-zëvëndësministrja e brendshme Rovena Voda.

Gjykata e Posaçme e gjeti të pafajshëm Fatos Tushen, për shkelje të barazisë së tenderave, edhe pse në pretencën e tij, SPAK pretendoi se Tushe dhe zëvendësi i tij kishin orientuar vartësit e tyre për tenderat. Thoma Gëllçi, një tjetër zyrtar i lartë, u gjet fajtor për “Shpërdorim detyre” në tenderin për televizonin RTSH Agro. SPAK pretendoi se Gëllçi kishte shpërdoruar detyrën me disa lehtësira të përcaktuara në garë për fituesin, por sërish ai nuk u gjet përgjegjës për shkelje të barazisë, kjo pasi, sipas SPAK kanë qenë anëtarët e komisionit të vlerësimit që duhet të përgjigjen para drejtësisë.

Një tjetër zyrtare në rangun e të ashtuquajturve të lartë, Rovena Voda, u kap në një sërë përgjimesh dhe vëzhgimesh ambientale që e implikonin në një aferë të mundshme korruptive për sigurimin e një vendi pune.

Marrë nga FOL

sander lleshaj edlira naqellari tenderi i uniformave te policise

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje