9 Janar 2023, 18:23
Nga F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se vjedhja e shtëpisë së ish-zytrtares Alda Klosi mund të zbardhë shumë më tepër se thjesht burimin e 120 mijë eurove. I ftuar në News24, Hoxha tha se pastrueses Rozeta Dobi mund t’i ofrohet një marrëveshje për të zbuluar dokumentet që mund të ketë parë në shtëpisë e zyrtarëve që ka punuar. Sipas tij, fakti që Dobi ka punuar në banesat e personave të rëndësishëm të administratës dhe biznesit në vend, mund të sjellë zbulimin e aferave që në një tjetër rast, vështirë se zbulohen.
“Unë mendoj se jemi ende shumë herët për të detajuar me saktësi çfarë ka ndodhur. Nga momenti i arrestimit nuk ka kaluar shumë kohë. Sigurisht që do jetë një hetim që shumë interesant dhe mendoj se do ketë shumë materiale që hetimi të kalojë në duart e SPAK. Besoj se nëse Rozeta Dobit do i ofrohet një marrëveshje ajo do bashkëpunojë dhe do japë të dhëna shumë interesante. Ajo ka qenë një punonjëse që ka punuar në një seri banesash personazhesh të rëndësishëm në administratë ose që janë në biznes. Në Tiranë kështu funksionon, sepse shkojnë me të njohur. Ne po merremi sot me çfarë është vjedhur, ato që ka vjedhur ajo janë rreth gjysmë milionë euro, duke hequr bizhuteritë, etj. Ne po merremi më gjënë më të vogël në këtë histori, gjëja më e madhe është informacioni që mund të ketë marrë kjo zonjë gjatë shërbimit për klientët e vetë, ajo mund të ketë informacione që mund të shërbenin duke i dhënë një spunto SPAK-ut për të zbuluar afera që vështirë se zbulohen. Një pjesë e mirë e parave që qarkullojnë janë para e pisët, kjo ngjarje e dëshmoi atë,”- tha Hoxha.
Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.
artan hoxha rozeta dobi alda klosi havier dobi
Aktualitet
9 Janar 2023, 18:11
F.M
Spitali
BULQIZË- Jeton dhe Orgito Tola kanë përfunduar në spital pasi janë plagosur në një aksident të ndodhur k&eu...
Aktualitet
9 Janar 2023, 18:08
F.M
Rozeta dhe Havier Dobi
TIRANË- Në Shqipëri, Gjykata la sot në burg, Rozeta dhe Havier Dobin, nënë e bir të akuzuar p&eum...
Aktualitet
9 Janar 2023, 17:48
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur se kontrollet në shtëpitë e të zhdukurit të shumëk&eum...
Aktualitet
9 Janar 2023, 17:17
k.m.
Foto ilustruese
Ndërprerjet e shtatzënisë ashtu si dhe lindjet kanë ardhur në ulje nga vitit në vit. Sipas të dhëna...
Aktualitet
9 Janar 2023, 17:17
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se grabitjet e zyrtarëve të lartë kanë kapur kulmin mes viteve 2-13-2014, ku...
Aktualitet
9 Janar 2023, 17:07
F.M
Moti
TIRANË- Moti në vendin tonë do të përkeqësohet, të paktën në dy ditët në vijim. Përgjat&eu...
Aktualitet
9 Janar 2023, 16:53
k.m.
Foto ilustruese
Barnat në farmaci duket se nuk do të na shesin më farmacistet pasi ashtu si profesione të tjera, tregu farmaceutik rrez...
Aktualitet
9 Janar 2023, 16:46
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ndonëse e gjithë bota po përjeton ankthin e rikthimit të një vale të re pandemie si pasojë ...
Aktualitet
9 Janar 2023, 16:29
F.M
Pëllumb Salillari
TIRANË- Tre të rinjtë nga Shkodra që u vunë në pranga gjatë aksionit të zhvilluar në zo...
Aktualitet
9 Janar 2023, 16:03
I.A
FIER- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Mësohet se një taksist ka goditur me thikë një 25-vjeçar m...