LIVE UPDATES
Aktualitet

Bota në ankth, institucionet shqiptare të pashqetësuara nga Covid-i pas zbllokimit të Kinës

Komiteti Teknik ende ekziston në bazë të një urdhri të ministres së Shëndetësisë dhe ai funksionon, por kompetencat për monitorimin e situatës së COVID-19 do të ndiqen nga institucionet rutinë.

9 Janar 2023, 16:46 Nga k.m.
Bota në ankth, institucionet shqiptare të pashqetësuara nga
Foto ilustruese

TIRANË- Ndonëse e gjithë bota po përjeton ankthin e rikthimit të një vale të re pandemie si pasojë e qarkullimit të disa nënvarianteve të reja të Covid-19, në vendin tonë, Komiteti Teknik i ekspertëve ende nuk është mbledhur për të analizuar situatën epidemiologjike në vend. Burime për Gazetasi.al thanë se Komiteti Teknik ende ekziston në bazë të një urdhri të ministres së Shëndetësisë dhe ai funksionon, por kompetencat për monitorimin e situatës së COVID-19 do të ndiqen nga institucionet rutinë.

“Komiteti vijon të funksionojë, por besoj këtë vit do të vijojnë të funksionojnë institucionet rutinë si urgjenca, inspektorati, si dhe të gjithë komitetet ndërsektoriale etj”, thanë burimet.

Përsa i takon masave kufizuese për Covid, Shqipëria vijon të mos aplikojë asnjë masë duke e konsideruar në njëfarë mënyre vendin jashtë riskut për infektim.

Ekspertët e shëndetit publik thonë se nuk ka pse aplikohen masa të reja anticovid siç janë testimet në aeroporte, sikurse po aplikojnë vendet fqinje si Italia, pasi në vendin tonë është arritur imuniteti i tufës në masën 90 për qind. I pyetur nga Gazetasi.al, imunologu Genc Sulçebe tha se me gjithë qarkullimin intensiv të nënvarianteve të reja të virusit Covid në Kinë dhe SHBA, mbrojtja ndaj këtij virusi konsiderohet e mirë. Sulçebe thekson nevojën e kryerjes së dozës përforcuese të tretë dhe të katërt tek pacientët kronikë mbi 60 vjeç.

Gjithashtu mjeku imunolog thotë se është i nevojshëm vaksinimi i fëmijëve 6-12 vjeç pasi deri më tani, kemi vaksinim 0 anticovid tek kjo kategori.

“Mendoj se me një mbrojtje imuniteti rreth 74 për qind pas marrjes së dy dozave të vaksinës, nuk duhet të frikësohemi për nënvariantet e reja Covid. Por ne kemi rekomanduar kryerjen e dozës përforcuese të tretë dhe pas 6 muaj edhe dozën e katërt të vaksinës Covid, për të rritur mbrojtjen imunitare tek pacientët kronikë që kanë sëmundje bashkëshoqëruese. Gjithashtu duhet të nisë një fushatë ndërgjegjësimi për vaksinimin e fëmijëve. Këto kategori janë më të rriskuara të bëhen burim infeksioni dhe përhapje e tij tek popullata”, thotë mjeku Sulçebe.

Situata në poliklinika dhe spitale

Përveç Covid, rastet e prekjes nga gripi stinor dhe virozat sa vijnë e rriten. Sipas udhëzimit në fuqi për masat ndaj Covid, mjekët e familjes dhe ata specialistë në qendrat e mëdha shëndetësore siç janë poliklinikat qendrore dhe dispanceria, kanë detyrimin e testimit të pacientëve të sëmurë në këtë periudhë. Por testimet sa vijnë e bëhen më të rralla pasi mjekët konstatojnë më shumë raste gripi sesa Covid nisur nga simptomat që duket se bëjnë diferencën.

“Këtë periudhë po qarkullon më shumë grip sesa Covid. Nisur nga rastet, konstatojmë më shumë pacientë me komplikacione të rënda gripi, pneumoni, kollë e fortë dhe temperaturë deri në 39 gradë. Çdo ditë vizitojmë rreth 100 pacientë që bëjnë grafi apo eko për mushkëritë. Shumica e tyre shfaqin prekje të mushkërisë, pneumoni apo bronkopneumoni”, thotë mjekja pneumologe e Dispancerisë Tiranë, Silvana Sadria./GazetaSi

koronavirusi ne kine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj